15 Shkurt 2016 – INFOCIP ka perfunduar me sukses gjate muajit Janar 2016 dixhitalizimin dhe publikimin e vendimeve te keshillave bashkiake te Gramshit, Skraparit, Permetit dhe Divjakes. Kjo nisme eshte mbeshtetur serish nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane. 

Keto bashki te reja të krijuara pas 21 Qershorit 2015 kane nje shtrirje te konsiderueshme ne zonat rurale.. Ky product synon ti vije ne ndihme vete ketyre bashkive, nejsive te tyre admisnitrative ne zonat e thella, banorëve si ne qytet edhe ne fshat.

Per tu njohur ne cdo kohe dhe pa pagese me vednimet e ketyre bashkive , ju mund te klikoni ne linket e poshte-shenuara:

http://www.vendime.al/skrapar/
http://www.vendime.al/permet/
http://www.vendime.al/gramsh/
http://www.vendime.al/divjake/

Pe prej vitit 2012, INFOCIP po implementon me sukses programin e publikimit online te keshillave bashkiake. Ky program eshte nder komponentet kryesore te nismer  “Qeverisje Vendore e Hapur përmes Inovacionit“ , gjithashtu lancuar nga INFOCIP ne bashkepunim me National Endowment for Democracy, me qender ne Washinton DC.

Llogaridhënia, Transparenca, Ligjshmëria dhe Inovacioni në Pushtetin Vendor  janë katër shtyllat bazë mbi të cilat mbështetet kjo Inisiativë. Ajo frymëzohet nga “12 Parimet e qeverisjës së mirë dhe demokratike në nivel vendor” të Këshillit të Eropës , dhe Inisiativa për Qeverisjen e Hapur e Presidentit të SHBA, Barak  Obama.

“Qeverisje Vendore e Hapur përmes Inovacionit “ ka në fokus të saj proceset vendimarrëse në bashkitë e Shqipërisë. Motoja e këtij program kombëtar është: “Qytetarët duhet ta dijnë se çfarë vendimesh merren në emër të tyre”. Inisiative synon që, përmes teknologjive të reja të adresojë njëherë e mirë për zgjidhje problemet serioze të trashëguara në Shqipëri në drejtim të aksesit në legjislacionin vendor. INFOÇIP, vijon te ndihmoje të gjitha bashkite e interesuara per te perbushur detyrimin ligjor te njoftimit te vendimeve te tyre dhe per t’i  për t’i bërë ato të gjetshme dhe të shfletueshme në internet nga të gjithë të interesuarit, në çdo kohë dhe pa pagesë. Per me shume rreth ketyre arritjeve ju mund te vizitoni direkt: www.vendime.al.

 

Çfarë është VENDIME.AL

VENDIME.AL është platforma online ku publikohen vendimet e këshillave bashkiakë të Republikës së Shqipërisë qe prej vitit 2007. Portali përfaqëson Arkivën Kombëtare të Akteve Legjislative të Pushtetit Vendor. Ai është në zgjerim të vazhdueshëm me bashki të reja, sipas ndarjes së re Administrativo-Territoriale.

Përmes VENDIME.AL ju njiheni shpejt, në çdo kohë dhe pa pagesë me vendimet e këshillit tuaj bashkiak. Publikimi i vendimeve dhe njoftimi i tyre efektiv është një detyrim ligjor që buron nga ligji i ri 139/2015 “Për Vetë-Qeverisjen Vendore”.

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim