Dhomës Zgjedhore shpall vleresimin per zgjedhjet vendore te 21 qershorit 2015. INFOCIP: anonimat i plote per keshilltaret
Ditën e martë, datë 7 Korrik 2015, u zhvillua konferenca e tretë e Dhomës Zgjedhore. Dhoma Zgjedhore është projektuar si një platformë për shkëmbimin e informacionit, përvojës, gjetjeve dhe gjykimeve për proçeset zgjedhore midis organizatave jofitimprurëse që angazhohen në monitorimin dhe vëzhgimin e zgjedhjeve. Synimi i kësaj nisme është nxitja dhe mbështetja e bashkëpunimit midis të gjithë vëzhguesve të pavarur, duke synuar zhvillimin e sinergjisë në përpjekjet dhe kontributin e shoqërisë civile për zgjedhje të lira, të ndershme dhe që plotësojnë standartet më të larta demokratike.
Në këtë aktivitet morën pjesë aktorë të shoqërisë civile, organizata ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Në konferencën e ditës së sotme, anëtarët e Dhomës Zgjedhore publikuan raportin përmbyllës të monitorimit të zgjedhjeve vendore 2015, objekt i së cilit ishte analiza e gjithë proçesit zgjedhor duke përfshirë periudhën parazgjedhore, ditën e zgjedhjeve dhe proçesin e numërimit. Ky raport evidenton një sërë shkeljesh dhe problemesh që shoqëruan proçesin zgjedhor të Qershorit 2015. Gjithsesi, vlen të theksohet se veprimtaria e Dhomës Zgjedhore nuk u kufizua vetëm në kuadrin e monitorimit. Anëtarët e Dhomës adresuan edhe një sërë rekomandimesh për përmirësimin e aspekteve të ndryshme të proçesit të cilat u bënë pjesë e seksionit përmbyllës të raportit përmbyllës së monitorimit.
Aktiviteti pati një mbulim tepër të gjerë dhe interes të madh mediatik.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA