Zgjedhjet Vendore te 21 Qershorit, DHOMA ZGJEDHORE shpall raportin paraprak
Tirane, 18 Maj, 2015 – DHOMA ZGJEDHORE, nje inciative kooperuese e shoqerise civile shqiptare per monitorimin e zgjedhjeve, shpalli dje konkluzionet e monitorimit te situates parazgjedhore. Raporti u be publik ne prezencen e shefes se deletgacionit te BE ne Tirana, Romana Vlahutin, e cila gjithashtu adresoi anetaret e DHOMES ZGJEDHORE si dhe median e pranishme. Z. Andi Dobrushi, Drejtori i Fondacionit SOROS, qe e mbeshtet kete inistiative, gjithashtu adresoi eventin. Çeshtjet e inkriminimit te disa kandidaturave dhe mos-publikimi i listave te keshilltareve ishin disa nga ceshtjet kryesore te evidentuara nga Raporti Paraprak.
INFOCIP, si nje nga organazitat themeluese te DHOMES ZGJEDHORE, intregroi gjetjet e veta ne RAportin e shpallur dje. “INFOCIP ka konstatuar se KQZ ka bërë pak ose aspak për të informuar votuesit mbi këtë veçori të këtyre zgjedhjeve. Fushata informuese e KQZ nuk jep informacion për ndarjen e re Admistrativo -Territoriale. Votuesit në zonat rurale kanë konfuzion se për kë bashki shkon vota e tyre dhe njohin pak ose aspak përfaqësuesit e tyre që garojnë për Këshillat Bashkiakë. Edhe në kryeqytet, shumë votues janë të paqartë nëse do të duhet të votojnë ende për mini-bashkitë. Së dyti, është konstatuar se amendimet e shpeshta në legjislacionin për qeverisjen vendore, edhe në kuadër të Reformës, rrezikojnë të prodhojnë konfuzion në zbatimin korrekt të ligjit. Mosnjohja e ligjeve të ndryshuara, mund të kthehet në një problem serioz gjatë fazës tranzitore kur komunat do të përthithen nga bashkitë e mëdha që krijohen menjëherë pas zgjedhjeve. Çështja e aksesit në legjislacionin që normon fazën e tranzicionit dhe konsolidimit duhet adresohet me urgjencë nga Ekzekutivi dhe Ligjvënësi”.
Për sa më sipër, 48 orë para heshtjes elektorale, anëtarët themelues të Dhomës Zgjedhore u bënë thirrje partive politike dhe simpatizantëve të tyre për ruajtjen e qetësisë dhe për mbyllje sa më të qetë të fushatës zgjedhore; I bëjnë thirrje qytetarëve me të drejtë vote, në veçanti votuesve për herë të parë dhe grave, që të marrin pjesë në votime, pasi përmes votës së tyre ata mund të vendosin të ardhmen e qytetit të tyre; I bëjnë thirrje qytetarëve që të denoncojnë në prokurori, polici, në media, apo në platformat online (përfshi zalart.al) çdo tentative për deformimin e vullnetit të zgjedhësve si përmes dhunës ashtu edhe përmes ofrimit të parave në këmbim.
Anetaret e Dhomes Zgjedhore i bëjnë thirrje Komisionit Qëndror Zgjedhor dhe trupës zgjedhore që të veprojë brenda kërkesave të ligjit dhe në interesin më të mirë të qytetarëve dhe demokracisë në Shqipëri; i bëjnë thirrje edhe subjekteve zgjedhore të marrin përgjegjësi ndaj kandidatëve që ushtrojnë presion ndaj medias së lirë dhe gazetarëve. Rastet e fundit të publikuara në media, ku gazetarët kërcënohen publikisht prej kandidatit për kryetar bashkie janë të papranueshme për një shoqëri demokratike që ka në themel të saj respektimin e fjalës së lirë.
Lexo raportin e perbashket
Lexo Raportin e INFOCIP
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA