Kryetari dhe një nga anëtarët e Komisionit amerikan të Helsinkit thanë në prag të zgjedhjeve lokale se “populli i Shqipërisë meriton një shans për të zgjedhur një qeverisje lokale të përgjegjshme dhe të ndershme që është jetike për t’i ndihmuar të realizojnë aspiratat për shtet ligjor dhe mirëqenie”. Kongresmenët republikanë Chris Smith dhe Robert Aderholt thonë në deklaratën e tyre se “qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të kenë besim se po marrin pjesë në një process zgjedhor transparent, pa frikësime, ngacmime ose sulme ndaj kandidatëve, medias, zyrtarëve zgjedhorë apo votuesve”.
“Populli i Shqipërisë meriton një mundësi të ndershme për të zgjedhur një qeverisje vendore të përgjegjshme dhe të ndershme, çka është jetike për ta ndihmuar atë që të arrijë aspiratat për prosperitein, si dhe vendosjen e shtetit ligjor. Qytetarëve shqiptarë i duhet bërë e mundur  që të kenë besim se po marrin pjesë në një proces zgjedhor transparent, pa intimidime, kërcënime, apo sulme ndaj kandidatëve, mediave, zyrtarëve të zgjedhjeve, apo votuesve. Fatkeqësisht, të gjitha këto janë shqetësime aktuale në Shqipëri, dhe ne shpresojmë se këto zgjedhje do të vëzhgohen rreptësisht nga komuniteti ndërkombëtar, sidomos nga OSBE-ja dhe nga vetë grupet e brendshme shqiptare. Sipas OSBE-së, zgjedhjet e së dielës për kryebashkiakë  dhe këshille bashkiake janë zgjedhjet e para që zhvillohen për njësitë e reja qeverisëse që janë vendosur nga reforma parlamentare e 2014-s që sjell 61 bashki të reja, që zëvendësojnë 373 bashkitë dhe komunat. Gjatë 25 vjetëve, Komisioni i Helsinkit i SHBA-ve e ka monitoruar dhe nxitur Shqipërinë që të implementojë angazhimet e OSBE-së përmes vizitave në vend, dëgjesave dhe këshillimeve në Kongres dhe deklaratave periodike.”
 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim