Me ftesë të Kuvendit të Shqipërisë, INFOCIP mori pjesë në tryezën e posaçme të organizuar në kuadër të Reformës në Drejtësi me temë financimin e Pushtetit Gjyqësor. Autonimia e këtij Pushteti buron kryesosht prej gatantimit të financimit dhe vete-menaxhimit te Buxhetit Gjyqësor.

INFOCIP ofroi rekomandime konkretë lidhur me shtimin e domosdoshëm të numrit tëtrupës gjyqësore, si një parakusht për eleminimin e vonesave në proceset gjyqësore, por edhe në arsyetimin e vendimit gjyqësore. Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella, theksoi nevojën urgjente për të plotësuar me trupë gjyqësore Gjykatën  Admisnitrative të Apelit, e cila për shkak të numrit jashtëzakonisht të cështjeve të mbërritura për shqyrtim e ka krejtësiht të pamundur të përmbyshe afate ligjore dhe procedurale sa i takon respektimit të afateve si dhe të ofrimit me cilësi të shërbimit të  drejtësise.

Për të pasur një sistem drejtësie efiçent dhe për të paraprirë sfidat e tij jo vetëm përsa i përket funksionimit të këtij sistemi, por edhe për të patur mjete efiçente në parandalimin e luftës kundër korrupsionit, është i nevojshëm edhe reformimi i mënyrës së financimit të sistemit të drejtësisë. Për vite me radhë, në progres raportet e hartuara për Shqipërinë, Komisioni Evropian vlerëson se janë shqetësuese për Shqipërinë çështje të tilla si buxheti i pamjaftueshëm për pushtetin gjyqësor.

Sipas raporteve të Bashkimit Evropian, pushteti gjyqësor nuk ka arritur t’i përgjigjet me efiçencë dhe të përballojë presionet e jashtme për çështje të rëndësishme që përfshijnë zyrtarë të lartë në vepra të rënda penale dhe ato korruptive[1].

Në vitin 2012, Bashkimi Evropian në progres raportin e radhës theksonte, se burimet financiare dhe njerëzore të pamjaftueshme të gjykatave përbënin një nga faktorët që kishte ndikuar në rritjen e numrit të çështjeve të prapambetura.[2] Në vitin 2014, buxheti i gjykatave ( ZABGJ – Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor) u rrit me 19%.

Opinioni Nr.9/2014 i Këshillit Konsultativ të Prokurorëve Evropianë drejtuar Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës në paragrafin 6.3 “Menaxhimi i burimeve”, parashikon:

“Sigurimi i burimeve organizative, financiare, materiale dhe njerëzore të mjaftueshme kontribuon në sigurimin e pavarësisë. Veçanërisht në kohë të vështira ekonomike, burime të mjaftueshme duhet të caktohen për të siguruar një shërbim. …..

Në çdo rast, qoftë kur shërbimet e prokurorisë kanë ose nuk kanë autonomi menaxhimi, ato duhet të jenë të aktivizuara për të vlerësuar nevojat e tyre, të negociojnë buxhetet e tyre dhe të vendosin si të përdorin fondet e akorduara në mënyrë transparente, në mënyrë që të arrihen objektivat e drejtësisë së shpejtë dhe me cilësi”.


[1] Policy Paper, Një udhëtim në Progres Raportet e Komisionit Europian për Shqipërinë “Impakti mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësimin në BE”, Dhjetor 2009

[2] Progres Raporti 2012 i Bashkimit Evropian, fq.13.

 

shkarko permbledhjen ekzekutive

shkarko studimin

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim