Ja masat disiplinore qe mori KLD dhe MD ndaj gjyqtareve qe vonuan dorezimin e vendimeve ne vitin 2014-2015
Pas shpalljes nga INFOÇIP në 12 Prill 2014 të rezultateve të vlerësimit të parë tematik mbi vonesat në dorëzimin e vendimeve gjyqësore, Ministria e Drejtësisë u vu seriozisht në lëvizje për të adresuar përmes mekanizmave të saj fenomenin tashmë të ekspozuar, madje në gjykatat më të rëndësishme të vendit. Interesimi i posaçëm që ministri i drejtësisë, Nasip Naço dhe nënkryetari i KLD ne ate kohe, Elvis Cefa treguan ndaj gjetjeve të vlerësimit tematik të ndërmarrë nga INFOÇIP u demonstrua edhe në daljet publike të tyre në media, ku problematika e konstatuar dhe a artikuluar nga përfaqësuesit e INFOÇIP u pranua plotësisht dhe publikisht (media kombëtare i dha një rëndësi shumë të madhe gjetjeve të këtij monitorimi).
Gjatë vitit 2014, përmes inspektorëve të saj, MD ndërmori një seri’ verifikimesh ndaj gjyqtarëve për të cilët ishin raportuar/konstatuar shkelje procedurale, me theks të posaçëm vonesat në arsyetimin e vendimeve gjyqësore. Në rastet e konstatimit të këtyre shkeljeve, ministri i drejtësisë, konform dispozitave ligjore në fuqi, paraqiti për vendimarrje në KLD një numër relativisht të lartë kërkesash për procedime disiplinore. Gjatë vitit 2014, KLD dha disa vendime të rëndësishme që adresonin këtë problematikë. Masat e marra ishin në shumicë pro’ procedimit disiplinor të gjyqtarëve të cilët rezultonin me vonesa të shprehura dhe të përsëritura në dorëzimin e vendimeve.
Permbledhesja bashkalidhur ketij artikulli përmbledh disa prej këtyre vendimeve të KLD gjatë vitit 2014 si dhe një vendim i vitit 2015. Ato janë një reflektim serioz mbi shqetësimet e ngritura nga INFOÇIP dhe padyshim edhe një tregues i drejpërdrejtë i suksesit të kësaj inisiative që në vitin e parë të saj. Vendimet e KLD të përmbledhura janë një tregues edhe se kultura e pandëshkueshmërisë brenda rradhëve të gjyqësorit mund të sfidohet realisht, nesë ka vullnet dhe bashkërendim të përpjekjeve mes aktorëve institucionalë, politikë dhe atyre të shoqërisë civile.
Permbledhese eshte bashkalidhur si Conpendium edhe ne botimin e ri “Vonesat ne Arsyetimin dhe dorezimin e vendimeve gjyqesore, 2014”. Gjetjet per vitin 2014 u shpallen ne 16 Maj 2015, ne mjediset e Hotel Rogner. Compendium është termi që përdoret në rastet kur materiali që përzgjidhet për botim i nënshtrohet një procesi të kujdesshëm “filtrimi”, i cili ka për qëllim të “veçojë” vetëm pjesët relevante. “Compendium”, nga latinishtja do të perkthehej: “ajo e cila peshohet së bashku”.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA