Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP shpalli në datë 16 MAJ 2015 gjetjet e Vleresimit Tematik mbi vonesat në arsyetimin dhe dorëzimin e vendimeve gjyqësore. Për të dytin vit rradhazi, INFOÇIP monitoroi dorëzimin e vendimeve në gjykatat më të mëdha shqiptare. Ky përbën një nga vlerësimet tematike më të rëndësishme sot për sot ndaj sistemit te gjykatave ne Shqiperi, si në terma të gjetjeve ashtu edhe në terma të volumit të dhënave të përpunuara, të cilat kapërcejnë me disa-fish ato të institucioneve të specializuara shtetërore dhe nderkombetare. Për të realizuar të gjitha vlerësimet për vitin 2014, INFOÇIP disponoi dhe përpunoi 15235 vendime gjyqësore. Per te dytin vit rradhazi, mbeshtetja per kete monitorim u ofrua nga OSFA (Fondacioni SOROS).

Objekt vlerësimi për vitin 2014 kanë qenë Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit, Tiranë, Gjykata e Faktit, Tiranë dhe Gjykata e Faktit Durrres. Për herë të parë, vlerësimi u ndëror për Gjykatën Administrative e Apelit, e vetme në llojin e saj, si dhe pë Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë. Kjo e fundit është edhe më e rëndësishmja ndër 6 gjykatat e vendit.

Vleresimi i ketij viti permban një analizë e detajuar krahasuese mes treguesve të vitit 2013 dhe 2014 për gjykatën e Faktit Tiranë, Gjykatën e Apelit Tiranë si dhe për vendimet e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Vend të posaçëm në vleresim kanë zënë vendimet unifikuese të GJL, jo vetëm sa i takon arsyetimit dhe zbardhjes së plotë të tyre, por edhe botimin në fletore zyrtare. Baza krahasuese për këto lloj vendimesh shume te rendesishme është vendosur që në vitin 2011 dhe përllogaritjet e vonesave ofrojnë mundësi për të dalë në konkluzione solide sa i takon përmirësimit apo përkeqësimit të gjendjes.

Ndryshe nga vonesat në procesin gjyqësor, ku palët kanë ndikim shumë të shprehur, arsyetimi dhe dorëzimi i vendimit gjyqësor implikon vetëm gjyqtarin. Këtu gjyqtari është përballë vetvetes dhe përgjegjësia për vonesa është vetëm e tij.

Të dhënat sasiore në Vlerësimin 2014 janë përpunar në mënyrë të tillë që të mundësojnë përmes atributeve të vendimit identifikim e emrit korrespondues të gjyqtarit apo trupës gjyqësore që e ka dhënë atë. Inspektoriatet e KLD dhe të MD  janë të lutur që të disponojnë të dhënat që bëhen publike sot në këtë raport dhe, pasi t’i verifikojnë ato, të ndërmarrin veprimet e nevojshme për adresimine  problematikës së identifikuar. INFOÇIP shpehet e gatshme t’u vendosë atyre në dispozicion të gjithë bazën materiale që ka mbledhur, për një rakordim të plotë nga ana e tyre, si të gjetjeve tona, ashtu edhe të dhënave kritike për trupën gjyqësore.

Njihuni me rezultat e monitorimit duke shkarkuar ne PDF materialin

Per te porositur nje kopje te botimit te plote dergoni nje kerksese ne adresen e emailit: qendra@infocip.org

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim