Interviste me drejtorin e INFOCIP, Gerti Shella, botuar nga gazeta TELEGRAF.

Zgjedhjet vendore jane ne prag. Diskutimi i kandidaturave është ceshtje e dites. Tirana si kryeqytet  eshte padyshim epiqendra e interesit sa i takon emrave te kandidateve. Ndërkohe peizazhi territorial dhe admisnitrativ ne keto zgjedhje eshte i ndryshuar rrënjësisht falë Reformes Administrativo-Territoriale. Kush do të qeverise Tiranen? Cili duhet te jete profile i kandidateve? Ku gaboi Basha? A ka motiv ai të kërkojë zgjedhje politike në të njëjtën ditë dhe a është gati për këtë? Këto pyetje marrin përgjigje në intervistën me Gerti Shella, një nga njohësit më të mirë të qeverisjes vendore, njëkohësisht drejtor i INFOÇIP

Z. Shella, kryetari aktual i bashkise se Tiranes  tha se nuk do kandidoje per nje mandate te dyte. Objektivi i tij tashme është posti i kryeministrit, ku synon të mundë Ramën në një tjetër beteje pas Bashkisë së Tiranës.

L. Basha është i lirë të besojë se e ka mundur Ramën dikur dhe se do ta mundë sërish një ditë. Mua vetë më resulton se Ramën si kryebashkiak e mundi vetvetja, pasi qendroi per plot 11 vjet ne krye te Bashksie se Tiranes, nga 2000-2011. Ramën gjithashtu “e mundi” angazhimi i dyfishtë që ai mori përsipër kur vedosi të drejtonte edhe PS në opozitë. Meqë jemi këtu, që në kohën e Ramës, u provua se Bashkia e Tiranës nuk mund te drejtohet vecse me kohe te plote dhe se drejtimi njekohesish i nje partie, aq me teper ne opozite, është një disavantazh I madh.

Basha e dinte qysh atëherë gabimin që penalizoi Ramën, prandaj edhe “zgjodhi” t’i largohej politikes, per të qenë një kryebashkiak ndryshe nga Rama. Ai tha se do ishte “full-time” ne dispozicion të qytetarëve të Tiranës. Sot na duhet ta themi se Basha, pavaresish profilit “ndryshe” që adoptoi, veproi njësoj. Në mes te rruges, ai la menjanë bashkinë e Tiranës dhe mori PD-në. Nëse Rama ishte original, Basha ishte thjesht një recidiv, që me veprimet e tij iu vu kundër madje arsyetimeve të veta. Ai i braktisi qytetaret e Tiranës, pasi iu premtoi atyre krejt të kundërten. Një gabim kur bëhet dy herë, meriton të quhet faj. Kjo e ngarkon Bashën dyfish me përgjegjësi.  Në 2011-ën Basha arriti të arsyetonte publikisht se përse një administrator nuk duhet të ndjekë një axhendë politike…Sot, në 2015, Basha duhet publikisht të japë sqarime lidhur me devijancën e tij kaq flagrante. Ka vetëm dy mundësi logjike për të interepretuar në këtë pikë zgjedhjen e tij: ose arsyetimet e Bashës për Ramës kanë qenë gabim, ose ai ka gënjyer me dashje qytetarët e Tiranës (nese arsyetimet e tij kanë qenë të drejta). Kjo është përgjigja që, të paktën unë, do dëshiroja të kisha prej kryetarit në detyrë të bashkisë më të madfhe në vend, sa kohë jemi dhe në vigjilje të zgjedhjeve vendore. Ky është momentit të gjykojmë të zgjedhurit tanë për atë që bënë dhe atë që nuk bënë…

Në fakt, z. Shella, Basha në cilësinë e kryetarit të PD po kërkon mbajtjen e  zgjedhjeve të parakohshme politike në një ditë me zgjedhjet vendore. Si e vlerësoni ju këtë qëndrim të tij?

Unë e kam ndjekur me shqetësim artikulimin e një kërkese të tillë. Ajo ka problem në disa plane dhe më lejoni që t’i rendis ca nga to më poshtë:

Së pari, zgjedhjet vendore për nga natyra e tyre janë zgjedhje administrative. Politizimi i tyre nuk shkon në interesin më të mirë të qytetarëve. Nëse zgjedhjet politike janë për politikanët (të patën për sa sugjeron vetë definicioni), zgjedhjet vendore ndikojnë direkt në cilësine e jëtës së banorëve, qofshin këtë madhorë apo të mitur. E gjitha tematika e zgjedhjeve vendore shtron për diskutim dhe zgjidhje çështje që lidhen me çerdhet, kopshtet, shkollat, rrugët, pastrimin, gjelbërimin, kanalizimet etj., etj.  Ngatërrimi me politikë i këtyre çështjeve bazike është një atentat ndaj interesave të qytetareve. Ai është një atentat ndaj demokracisë vendore. Prirem të mendoj se edhe këtë herë, Basha nuk po qan hallin e qytetarëve, por hallin e karrierës së vet. Kjo nuk duhet të artikulohet, e jo më të kthehet në një axhendë opozitare. Mund ta them me bindje se bërja në një ditë e zgjedhjeve vendore me ato parlamentare në do të ishin mënyra më e mirë për të MOS BËRË as nëjrën as tjetrën. Edhe demokracitë më të përparuar në Europë e në botë do të viheshin në vështirësi serioze të performonin vetveten nëjkohësisht në dy plane kaq të rëndësishme, e jo më demokracia hibride shqiptare që mezi mbahet në këmbë.

Së dyti, Basha vetë është mishërimi i qartë i pamundësisë për të përmbushur një ushtrim administrativ dhe nëj ushtrim politik në të njëtën kohë. Vetë Basha nuk është praktikisht as në Bashkinë e Tiranës, as në Parlament. Në të parën mungon si kryetar bashkie, në të dytën si kryetar partie. Ky është një realitet kokëfortë. Në rastin e Bashës kjo rrethanë ishte madje e parashikueshme; premisa ishte caktuar qartësisht nga paraardhësi i tij. Nëse do të ishte i zgjuar, ai do të duhet të mësonte nga gabimet e të tjerëve dhe ta kthente këtë në favor të tij. E kundërta në fakt ndodhi! Historia kur e përsërit vetvetën, nga tragjedi kthehet në farsë. Dhe Basha po luan aktin e fundit të kësaj farse.

Së treti, nëse Basha do ta kishte patur seriozisht propozimin për të mbajtur në një ditë edhe zgjedhje vendore edhe parlamentare, ai minimalisht duhet të kishte përgatitur qysh më parë dy platformat respektive, pra dy oferta për shqiptarët, të cilat tani duhet të ishin qysh sot në përdorim të të gjithëve. Në fakt, Basha si shef partie nuk ka identifikuar akoma as kandidatët sfidues për bashkitë që prej 8 apo 12 vitesh qeverisën nga e majta. E kotë në këtë pikë t’i pretendohet atij të shpallë kandidatët që do tentojnë të ruajnë pozitat në drejtimin e bashkive që kanë sot demokratët. Tani që braktisja  e Bashkisë së Tiranës në këmbim të drejtimit të një partie u institucionalizua nga Basha, do ishte krejt logjike që, të paktën qytetarëve të Tiranës, t’ju njihej dhe respektohej e drejta të “peshojnë” mirë kandidatët e tyre në garë që mos ta gjejnë sërish vetën nesër të braktisur nga i zgjedhuri i rradhës.

Së katërti, zgjedhjet e sivjetshme vendore do të zhvillohen në kontekstin e Reformës Administrative Territoriale. Bashkitë e reja që dalin pas zgjedhjeve të 21 Qershorit 2015, do të kenë juridiksion territorial shumë të zgjeruar, shumica e të cilit shtrihet në zonat rurale. Kjo sigurisht i bën këto zgjedhje shumë speciale dhe sfiduese, sikur edhe vetëm për të panjohurën që ato bartin. Oferta e kandidatëve që në garë do të duhet të strukturohet e diferencuar, respektivisht për mjedisin urban dhe atë rural. Vetëm njohja/prekja fizike prej kandidatit për kryetar bashkine (në Tiranë fjala vjen) e këtyre juridiksioneve të reja do të kërkonte më shumë kohë se sa kontakti me vetë qytetin në një fushatë normale elektorale. Ky shqetësim nuk ndjehet fare në deklaratat e Bashës. Ai vazhdon të mos ketë asnjë plan në këtë dretim. Ai nuk po demonstron gjë akoma. Unë do isha i predispozuar ta mirëkuptoja padijen nëse ai do kishte qenë thjesht kryetar partie, por, si kryetar i bashkisë më të madhe të vendit, kjo neglizhencë është e pafalshme.  Të kërkosh haptazi t’i mbivendosësh këtij procesi kompleks një palë zgjedhje parlamentare përsipër, do të thotë të kërkosh “të djegësh motorin” me të cilin lëvizin proceset zgjedhore në këtë vend. Basha mund të këtë gjithë motivet për t’ja bërë këtë të keqe Ramës, por ska asnjë të drejtë t’a lërë këtë kusur shqiptarëve, që kanë dhënë aq shumë nga vetja për të patur atë pak demokraci që zgjedhjet në këtë vend prodhojnë, pr shkak të ciklikëa rrënuese që politika (pra dhe vetë Basha si protagonisht i saj) ushtron mbi to.

Për ta përmbyllur,  gjykoj që Basha vete nuk i mbajti dot dy kunguj në një sqetull…të kerkosh që të njejtin ushtrim ta bejnë gjithë shqiptaret në të vetmen ditë kur ju vjen rradhë të flasin, është e pamoralshme. Basha nuk ka të drejtë t’ju mohoje shqiptareve te analizojne qetesisht mënyren se si janë qeverisur ata nga te zgjedhurit e tyre këto 4 vjet. Kjo do ishte në dem te demokracisë, të cilën Partia Demokratike që Basha drejton sot e implikon që në emër. Basha, në thelb po ben nje thirje anti-demokoratike teksa kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet vendore. Besoj qe ne kete pike kredencialet tij edhe si demokrat jane vene e dyshim serioz.

Po Basha ka te drejte gjithsesi kur thote se i jane bllokuar fondet, apo jo z. Shella?

Basha ka te drejte kur pohon kete fakt, por nuk ka te drejte te interpretoje “viktimën” per kete fakt. Basha eridhi me premtimin sedo t’i dedikohej qytetareve, por u dedikua PD-se, duke e stimuluar anatagonismin politik ne kurriz te interesave të qytetareve të Tiranes.  Ne dy vitet e fundit, Basha ka ofruar vetem retorike politike në shfaqjet e tij publike, dhe nuk ka thenë asnjë fjalë si krye-administrator i Tiranes. Ai s’ka pse shfaqet i habitur nga ajo që i ka ndodhur. Basha zgjodhi të ndiqte karrieren e tij personale dhe jo t’ë qëndronte premtive që iu dha qytetarëve të Tiranës. Për ata që e kanë dashur dhe e kanë besuar vertet 4 vjet më parë, kjo meriton të quhet tradhëti.

Basha duhet të zgjidhte me kurajo të largohej nga drejtimi i bashkisë, atehere kur kuptoi se, qofte edhe per shkak te bllokimit politik, nuk arrinte të përmbushte dot detyrën. Do kishte qenë shumë I mirëkuptuar. Kjo thjesht do t’i krijonte atij një disfatë në terma afatshkurtër, por ndoshta një fitore në terma afatgjatë. Ky vision i mungoi Bashës. Shikoni dhe krahasoni qendrimet e tij me ato të mbajtura nga kandidati i pavarur për Tiranën, Gjergj Bojaxhi. Kur ky i fundit u vu nën presion nga Pushteti, dikur kur ishte drejtor I KESH, ai beri një zgjedhje/zgjidhje krejt ndryshe. Ai u largua duke thene se në kushtet qe po i diktoheshin, nuk mund të përbushte detyrën dhe as të garantonet interesin publik.

Cili mendoni se mund të ishte nje profil optimal për një kandidat bashkie në Tiranë?

Dialektika do diktonte ne kete rast te kunderten e profilit qe ka nje kryetar partie. Pra nje administrator, mundesish pa parti.  Për mendimin tim, eshte provuar qe Tirana nuk ecen perpara ne kushtet e nje antagonizmi politik, pra kur pushteti qendror dhe ai vendor respektivisht qeverisen nga forca te ndryshme politike. Penalizimi i qytetareve te tiranes ka qene edhe me dramatik kur protagonist te roleve antagoniste kane qene kreret e partive të mëdha.

Nga a tjetre, ne zgjedhjet e 21 qershorit te ketij viti, nuk do te jete vetem qytetaret e Tiranes qe duhet te votojne per kryetrin dhe keshillin bashkiak, por edhe banorët e zonave rurale, për shkak të Rormës  Admisnitrative-Territoriale. Kjo i komplikon premisat per te definuar nje profil, pasi biem dakort qe nje djale qyteti, edhe pse admisnitrator i mirë, me ide per zhvillimin urban e keshtu me rradhe, nuk do mjaftonte per te qene një kryetar i mire nëse nuk e kupton realitetin rural. Medoj se ne kete pike hyjne fort partite ne loje, dhe nje profil politik i kandidatit do te kishte qene me i sukseshem ne mbledhej votash.

Per shkak se në Tiranë, te dyja premisat ekzistojne, nje administrator i mire, por edhe me nje background politik, mendoj se do kishte shanse te mira. Personalisht do votoja për dikë i cili ka shanset më të ulëta për të qenë një lider partiak…

 

Të enjtën e kaluar, Kuvendim miratoi ndryshimet në ligjin për qeevrisjen vendore. A ka dicka qe me ligj mund te rregullohej ne drejtim te garantimit te profileve serioze ne drejtim te bashkive te reja qe po krijohen?

Ndryshimet ligjore që miratoi Kuvendi të enjtën ishin të domosdoshme në kontekstin e Referomës Administrative Territoriale, ku komunat nuk eksistojmë më si NJQV. NësePo, duhet te percaktohet papajtueshmeria e funksionit të nëj kryetari bashkie me mandatin e një kryetari partie. Qeverisja e Tiranës e ka faktuar empirikisht tashmë një nevojë të tillë. Ndoshta mbetet të propozohet në kuadër të hartimit të një ligji krejt të ri për Qevrisjen Vendore në Shqipëri, procesi i cili tashmë ka nisur… Po ashtu, duhet fiksuar në ligji me patjetër që kreret e bashkive te jene te paster dhe të panjollosur nga precedente penale apo implikimi ne histori korruptive.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim