Në një akt te paprecedent, tre muaj përpara se te dorëzojë pushtetin, administrata “Basha” ne Bashkine e Tiranës po ia dorëzon gjithe parkimet publike te kryeqytetit nje firme private. Mega-koncensioni eshte paraprire nga një javë terrori në Tiranë (vini re: vetëm ne Tiranë), ku objektiv i tritolit kanë qenë deri dhe vetë prindërit e ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri. Ende pa u fashitur pluhuri i bombave që plasën njëra pas tjetrës, Këshilli Bashkiak i Tiranës, futi në rendin e ditës për votim mega-marrveshjen, nga e cila, sipas përllogaritjeve të përafërta të disa këshilltarëve bashkiakë, qytetarëve të Tiranës u zhvaten nga xhepat 2.4 MILION LEKE NE ORE. Shumezojeni kete me 24 ore, dhe pastaj me 365 dite dhe pastaj edhe me 35 vjet dhe mund te krijoni nje ide se cfare po ju kerkohet te paguajne qytetareve te Tiranes. Ka shume te ngjare qe nese ky koncension miratohet,  qytetaret e tiranes te vijojne te paguajne haraç per hapesiren publike edhe pasi ata qe po e vene ne skene kete plan sot te kene ikur nga kjo jete pas 35 vjetesh.

Skandali i vjedhjes se floririt ne Banken e Shqipërisë gjatë kohës së Canit dhe ai vjedhjes së karmonedhave gjatë kohës së Fullanit, janë qindarka krahasuar me shifrat maramendëse që zhvat ky koncension. Këtë herë, nuk është kasaforta e një banke që grabitet, por direkt xhepat e qytarëve, të cilët janë shqetësuar masivisht nga ajo që mund t’ju ndodhë nëse Këshilli Bashkiak aprovon idenë e cmendur të një kryebashkiaku dështak. Ajo që bën më shumë përshtypje, është se vetë Bashkia, pra Publikja, merr vetëm therrime nga ky lëshim që i bën pronës së përbashkët të qytetarëve. Interesi publik ndodhet këtë herë i kërcënuar drejtpërdrejt nga ata që janë mandatuar për ta gantuar atë.

Zërat flasin edhe se një media e respektuar qendron prapa kësaj mega-afere, duke e bërë të padurueshme ndjenjën e tradhëtisë ndaj publikut, pikerisht nga ata që deri dje kanë mbrojtur me kurajo interesin e tij prej abuzivizmit të pushtetit. Qyetarët s’e kanë parë kur më parë vetën e tyre kaq të braktisur! Të gjendur në mes të një xhungle urbane, askush nuk di më nëse duhet duhet të mbrohet nga tritoli, nga gjobat e policise, nga zhvatja e prones, nga tretja e hapësirës publike, nga ushqimet e skaduara.. e nga nje listë e gjatë abuzimesh të çdo forme.

Mes aktit të dorëzimit të qytetit një firme private dhe mbrojtjes së interesit qytetar, qëndruan të enjten e shkuar vetëm dy këshilltarë bashkiakë, Florjan Pullazi dhe Eridian Salianji, që të dy përfaqësues të Partisë Socialiste. Mënyra se si këshilltarët e tjere (te majte e te djathte) u sollën në këtë mbledhje ka lënë një shije tmerrësisht të keqe zhgenjimi dhe pasigurie. Sikur të mos ishte për një television kurajoz, që e dha live mbledhjen e së enjtes, Tirana do të ishte gdhirë të nesërmen nën thundrën e policëve privatë të cilët, me të drejtën që do i buronte tashme nga licenca publike, do të kërrusnin deri në zvetënim qytetarët e Tiranës, të cilët fati apo nevoja e deshi që të kenë një makinë.

E sigurtë që, për shkak të shifrave marramendëse që koncensioni i parkimeve është parashikuar të prodhojë, asgjë s’do mund të ndalojë më pas koncensionarët të ndërtojnë administratën e tyre private, policinë e tyre private e madje ushtrinë e tyre private, të cilën as bashkia e as qeveria nuk do kenë më takat’ ta përballin. Shteti, në formën siç e kemi njohur deri më sot, do to zhduket me shpejtësi.

Në fakt, objekt i kësaj analize nuk është se cfarë do të ndodhe, as nëse duhet Bashkia apo Qeveria të prodhojnë me fuqinë që i ve në dorë publiku monopole kaq te frikshme, që zotërohen nga privati per te gjunjezuar qytetarin. Objekt i këtij shkrimi është në fakt se çfarë nuk ndodhi të enjtën e javës që po lemë pas dhe pse ligji qysh tani është i shkelur barbarisht nga ata që duhet të ishin të parët që e garantojnë zbatimin e tij.

Ligji 8652 e detyron Këshilli Bashkiak të ndërmarrë konsultime publike me aktorët e interesit në katër raste: Buxheti, Paketa Fiskale, Tjetërsimi ose Dhenia e Prones ne perdorim te Treteve, Miratimi i Rregulloreve dhe Standarteve. Në thelb, koncencioni i parkimeve, është pastertisht një “dhenien ne perdorim e prones “. Një në 10 familje sot në Tiranë ka në pronësi një automjet dhe me e pakta ky target grup duhet të ishte thirrur në seanca konsultimi nga Këshilli Bashkiak. Neni 35 “Seancat e këshillimeve me bashkësinë dhe e drejta e publikut për t’u informuar”, thote sa me poshte: ” Këshilli komunal ose bashkiak, përpara shqyrtimit dhe miratimit të akteve, zhvillon seanca këshillimi me bashkësinë. Seancat e këshillimit janë të detyrueshme për rastet e parashikuara në nenin 32 shkronjat “dh”, “e”, “f” dhe “k” të këtij ligji”….ne rastin konkret, germa “e” e nenit 32 eshtë: e) Miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve. Padyshim që Këshilli Bashkiak ka shkelur haptazi ligjin organik për Pushtetin Vendor, te pakten deri ne kete pike qe po flasim.

Futja në seancë e këtij projekt-vendimi për të enjten e javës që vjen, i jep një shans Këshillit Bashkiak të thërrasë Konsultimet.  Mos-respektimi i ligjit për të dytën herë është abuzim me detyrën dhe ngarkon me përgjegjësi direkte Këshillin Bashkiak të Tiranës, dhe më konkretisht sekretarin e këshillit bashkiak, padyshim edhe vetë kryetarin e këshillit.

Votimet për tjetërsimin ose dhënin në përdorim të pronës publike janë një nga procedurat me konservatore të parapara në ligjin 8651 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, të ndryshuar. Këto lloj vendimarrjesh, përveçse duhen konsultuar paraprakisht, duhet të votohen me 3/5 e votave. Është vetëm ky lloj vendimi që në mënyrë taksative duhet të votohet domosdoshmërisht me shumicë të cilësuar nga këshilltarët vendorë; buxheti dhe paketa fiskale mund të votohen edhe me shumicë të thjeshtë dhe kjo shpjegon qartë se Prona qëndron në majën e hierarkisë së vendimarrjes vendore.

Për ta përforcuar epërsinë e kësaj vendimarrjeje, ligjvënsi ka parashikuar edhe një filtër të tretë, atë të votim me mënyrë të fshehtë, për ta garantuar këshilltarin nga cdo persekucion që mund të vijë për shkak të bindjeve të veta. Dikush mund të thotë se ligji 8652 nuk parashikon në mënyrë eksplicite mënyrën e votimit në rastet e tjetrësimit të pronës. Po, por kjo është vetëm një vlerësim sipërfaqësor. Vendimet për dhënien në përdorim të pronës janë vendime me natyrë individuale, sa kohë që ato adresojnë një subjekt konkret të së drejtës. Neni 33 “votimi” përcakton shprehimisht në paragrafin 1 të tij se “Votimi në këshill bëhet i hapur ose i fshehtë. Këshilli vendos për rastet kur votimi bëhet i fshehtë. Aktet me karakter individual miratohen kurdoherë me votim të fshehtë“.

Nga sa më sipër është e qartë se ligjvënësi është kujdesur të fiksojë një garanci trefishe për rastet kur Këshilli Bashkiak duhet të marrë vendime për dhënien në përdorim të pronës. Nga seance e kësaj të enjte, u pa qartë që asnjë nga këto garanci nuk u aktivizuan në atë tentative votimi për Koncensionin e Parkimeve te Tiranes. Arsyet mund të jenë nga padija ose nga qëllimshmëria. NË rastin e dyte, qëllimshmëria ka vetëm një emër “zhvatje e qytetarëve me licencë bashkiake”.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim