Në 24 dhjetor 2014 Kuvendi i Shqipërisë miratoi Rezolutën “Për njohjen dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile në procesin e zhvillimeve demokratike të vendit”, i pari dokument politik që njeh dhe përcakton angazhime konkrete në këtë drejtim.

Rezoluta e Kuvendit njej kontributin e dhënë nga shoqëria civile në drejtim të respektimit, promovimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, forcimit të shtetit të së drejtës dhe të një shoqërie të drejtë, të hapur dhe demokratike në vendin tonë; në inicimin e nismave ligjore për hartimin e ligjeve të reja, përmirësimin dhe zbatimin e tyre; në ofrimin e mbështetjes së personave në nevojë, në rritjen dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të administratës publike, në monitorimin e respektimit të standardeve ndërkombëtare dhe kombëtare në fusha të ndryshme, në ndërgjegjësimin e publikutpër rolin e tij në një shoqëri demokratike etj.; Kontributin e shoqërisë civile në procesin integrues të vendit në Bashkimin Europian, nëforcimin e bashkëpunimit dhe kohezionit social në rajon dhe më gjerë;Rolin vendimtar që ka Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendi i Shqipërisë nëforcimin dhe zgjerimin e mundësive pjesëmarrëse të aktorëve të shoqërisë civile në procesin e zhvillimeve demokratike të vendit, konsolidimin e qeverisjes së mirë dhe rritjen e transparencës në vendimmarrjen publike

Në linkun më poshtë mund të gjeni Rezolutën e miratuar si dhe votimin e deputetëve.  Sigurimi i një mbështetje kaq të gjerë në spektrin politik në Kuvendin e Shqipërisë përbën një arritje të madhe për sektorin e shoqërisë

 

http://www.parlament.al/web/24_Dhjetor_2014_Rezolute_Per_njohjen_dhe_forcimin_e_rolit_te_shoqerise_civile_ne_procesin_18923_1.php

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim