Banka Boterore nxjerr studimin per te drejten e informimit ne bote. Shqiperia edhe nje herë hap serine e 12 vendeve qe u perzgjodhen
17 TETOR 2014 – BANKA BOTËRORE ka ribotuar edhe njehere ne nje format te ri, studimin global per zbatimin e Te Drejtes se Informimit. Botimi me plot 624 faqe vjen kete here me kater raste studimore me shume, konkretisht SHBA, Afrika e Jugut, Tailanda dhe Jordania.
Ne botimin e pare kane qene te perfshira 8 vende, mes te cilave edhe Shqiperia. Per kete te fundit, ekipi i BB komisionoi Gerti Shella, drejtor i INFOCIP dhe Rolanda Trebicka. Rasti i Shqiperise hap serish kete edicion te dyte botimi.
Legjislacioni efektiv per RTI (te drejten e informimit) është një mjet thelbësor per fuqizimin e qytetarëve për të marrë informacion mbi politikat publike dhe proceset e vendimarrjes, per të kuptuar të drejtat në lidhje me shërbimet bazë , dhe për të monitoruar shpenzimet qeveritare dhe performancën e sa, duke siguruar keshtu mundësi për përgjegjësi shoqërore më të drejtpërdrejtë.
Nje ligj i hartuar sic duhet Per te Drejten e Informimit iu mundeson qytetareve te marrin akses ne te dhenat qeveritare, pa qene nevoja te paraqesin nje motiv specifik. Qe kjo te funksionoje, nevojitet se pari nje ndryshim substancial ne marrdheniet midis shtetit dhe vete shoqerise; ato duhet te riorganizohen duke kapercuer tashme nga “nevoja per te njohur” tek “ e drejta per te njohur”.
Edicioni i pare i ketij studimi doli ne vitin 2012. Rasti i Shqiperise u studiu me shume kujdes, per shkak te specifikes qe permbante, duke e patur te drejten e inforimimit si nje garanci ne Kushtetuten e vendit. Po ashtu, gjetjet e identifikuar me kujdes ne Gerti Shella dhe Jolanda Trebicka qe u komisionuan nga BB per kete studim voluminoz, sherbuen si nje katalizator i guqishem per te shtyre perpara procesin e mbetur pezul qe prej me shume se 6 vitesh per adoptimin e nje ligji te ri per Informimin Publik ne Shqiperi.
Si per koencidence, diten qe ky edicion i dyte studimit global te ndermarre nga Banka boterore, i pasuruar me kater raste te reja, doli ne qarkullim, ne shqiperi u be botimi ne Fletore Zyrtare i ligjit te ri “Per te Drejten Informimin”, qe u miratuaa nga kuvendi vetem 10 dite me pare.
JU MUND TE SHKARKONI BOTIMIN ORIGJINAL NE PDF KETU:
JU MUND TE SHKARKONI FLETOREN ZYRTARE KETU:
http://www.legjislacioni.gov.al/sites/default/files/160-2014.pdf
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA