INFOCIP ka shpalosur edhe njehere publikisht qendrimet qe ka mbajtur gjate gjithe ketyre muajve per situaten e paparecedente te pergjimeve ne Shqiperi. I ftuar per te ekspozuar kete problematike nga gazetari Roland Qafoku ne “Debati ne Channel One”, Gerti Shella, drejtor ekekutiv i INFOCIP theksoi se ka nje prirje te qarte qe shteti te pergjoje qytaret e vet.
 

Agjensite qe realizojme pergjime haptazi antikushtetuese jane shtuar ne Shqiperi. Nga ana tjeter, pergjimet e realizuar kane nje destinacion te paqarte perdorimi dhe nuk ka asnje te dhene te besueshme gjate gjithe ketyre viteve se ato kane destinacion final shkaterrimin. Kjo ka ekspozuar gjithmone e me ne ritje qytetaret ndaj veprimeve shantazhuese, po aq sa tani nuk po kursen as vendimarresit, perfshi politikanet e nivelit te larte.

Shella argumentoi se metoda e pergjimit eshte ne thelb difektoze, pasi ajo, pashmangshmerish pergjon jo vetem personin qe ka nenobjekt, por edhe te gjthe personat e rrethit familjar, miqesor dhe profesional (te bisnesit) te cilet jane pjese e komunikimit standart me personin. Ne thelb, tha Shella, nuk mund te kete pergjim vecse si nje nderveprim mes nje Derguesi dhe nje Marresi te telefonates. Kjo ekspozon praktikisht gjithsecilin ndaj pergjimit, duke bere qe garancia kushtetuese e neneve 35 dhe 36 te jete praktikishte shkelur katerciperisht nga vete organet shteterore qe realizojne pergjimin.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim