6 Tetor, 2014– Presidenti i Republikës thiri të hënën një tryezë për Reformën në Drejtësi, duke ulur bashkëpalët vendimarrëse me kryesore, konkretisht Shefin e shumices parlamentare, njekohesiht kreu iQeverise, Edi Rama, Shefin e Opozites, njekohesiht kryetarin e Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, Kreun e Kuvendit, njekohesiht kryetar i LSI, forca e trete me e madhe politike ne vend.

 

Eventi, i organizuar në stilin klasik të shoqërisë civile (tryezë+Workshop), përveç aktorëve kryesorë të politikës, u ndoq nga ministra, gjyqtarë, ndërkombëtarë, seminaristë, etj.Pavarësisht përshtypjes që u synua të krijohej, pra të një shkëndije të pare qe starton procesin e reformes ne drejtesi, tryeza nuk solli asgjë të re në substancë, si në kuptimin e ideve për reformën, ashtu edhe në pozicionet e protagonistëve vendimarrës.
Tryeza, ose me mre inisiatoi i saj, Presidenti i Republikes, perfundoi me nje plan pune me tre faza:
1) hartimin e një udhërëfyesi, 2) ngritjen e grupeve të punës, 3) hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore.
Ndonese kryefjala e takimit ishte gjitheperfshirja, aktoret protagoniste nuk demostruan me sjelljet e tyre ndonje reflektim te posacem mbi kete nevoje te reformes.

Detyrat e lena nga Presidenti i Republikes, Bujar Nishani:

-Faza-1-Udhërrëfyesi, plani në makro
Reforma në drejtësi do të përvijohet nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual, ku do të marrin pjesë të gjithë aktorët, përfshirë qeverinë, opozitën, autoritetet gjyqësore, akademikët, shoqërinë civile, dhe partnerët tanë, EURALIUS, Komisioni i Venecias, Komisioni Evropian, OSBE, OPDAT, etj.
Ministrit i Drejtësisë duhet të mbledhë brenda dy javësh një tryezë të rrumbullakët me aktorët e lartpërmendur, për të hartuar dhe miratuar një Udhërrëfyes konceptual, sipas edhe diskutimeve që u zhvilluan dhe konkluzioneve të paraqitura nga panelistët, për reformën në drejtësi.

-Faza 2-Grupet e punës, plan-veprimi
Menjëherë pas miratimit të këtij dokumenti, Presidenti do të kërkojë ngritjen e menjëhershme të Grupeve të Posaçme të Punës që do të zbërthejnë këtë udhërrëfyes në plan veprimi, me masa dhe afate kohore, përfshirë buxhetimin e tyre, duke u dhënë prioritet masave të domosdoshme që lidhen me përditshmërinë e qytetarëve.

-Faza 3- Hartimi i akteve nënligjore
Më pas, Ministria e Drejtësisë do të vijojë punën nëpërmjet hartimit të legjislacionit dhe akteve nënligjore përkatëse, duke ndjekur të njëjtën procedurë dhe frymë bashkëpunimi, në komisionet parlamentare dhe tryezat e posaçme me aktorët e tjerë. Çdo akt ligjor do të marrë certifikimin e Komisionit të Venecias, EURALIUS, OSBE, OPDAT, etj.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim