Reagim Publik

nga Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP

Këshilli Mbikqyrës i BSH të japë dorëheqjen në grup

Prokuroria e Përgjithshme të fillojë hetimet për

vjedhje në bashkëpunim

 

Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP, përshendet veprimet e deritanishme të Prokurorisë dhe Gjykatës për arrestimin e Guvernatorit të BSH, A. Fullani. Arrestimi i tij ishte finalja e shumëpritur që pas shpërthimit të skandalit të vjedhjes së 713 milion dollarëve nga BSH. Sistemi i pandëshkueshmërisë ka marrë një çarje dhe kjo padyshim i gëzon shqiptarët.

 

Arrestimi i Fullanit, përvece një finale, mund të konsiderohet edhe si ngritja e siparit. Me Fullanin e akuzuar për shpërdorim detyre (aktualisht në dhomat e paraburdimit në DPT), hetimet kanë shans të thellohen më tej. Piramidoni ka rënë dhe bashkë me të ka humbur kuptimin edhe vot-besimi i turpshëm që Bordi Mbykqyrës i dha Guvernatorit në datë 15 gusht (përjashtuar znj. E. Meksi). Mbështetja e Bordit për Guvernatorin është ofruar verbtazi deri dy ditë më parë, kur anëtarët të caktuar të këtij bordi shihnin tek Fullani “përgjegjshmërinë në veprim”. Është e qartë që ky bord është zgjatimi i Guvernatorit (kryetar njëkohësisht i Këshillit Mbikqyrës). Rrjedhimisht, nëse ndaj Fullanit rëndon sot akuza e shpërdorimit të detyrës, ndaj cdo anëtari të bordit minimalisht rëndon e njëjta akuzë.

 

INFOCIP i kërkon anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës që, në kushtet e reja të krijuara të japin dorëheqjen në grup. Ata kanë dështuar dyfish në detyrën e tyre mbikqyrëse: edhe BSH që duhet të mbikqyrnin është vjedhur, por edhe Guvernatori që ata e kanë konsideruar të përgjegjshëm, sot është pas hekura i akuzuar për shpërdorim detyre.

 

Nëse dorëheqja e tyre vonon edhe këtë herë, INFOCIP i bën thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të marrë masat e nevojsshme ndaj papërgjeshmërisë së Këshillit Mbikqyrës. Në një rast të tillë, ajo duhet të rikualifikojë akuzën nga “Shpërdorim detyre”, në “Vjedhje në bashkëpunim me pasoje dem në përmasa të mëdha”.  Bordi dhe Guvernatori kanë qenë solidarë deri më sot, cka përforcon mendimin se ata kanë vepruar (mosvepruar) në dakortësi me njëri tjetrin, me pasojë vjedhjen e institucionit më të rëndësishëm financiar në vend.

 

Që në fillim të Gushti, ne kemi kërkuar publikisht që para përgjegjësisë të vihen anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të BSH. Nga 16 nga 18 nene gjithsej qe përmban kreu VI  “Organizimi dhe Drejtimi i BSH”, normojnë detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit Mbikqyrës. NENI 41, me të cilin fillon ky kre, e thotë qartë seBanka e Shqipërisë organizohet, drejtohet dhe kryen veprimtarinë e saj nëpërmjetKëshillit Mbikëqyrës, administratorëve, që janë guvernatori dhe dyzëvendësguvernatorët, si dhe personelit, siç përcaktohet në këtë ligj.” Po ashtu, NENI 42 përforcon supremacinë e Këshillit mbi Guvernatorin duke e shprehur qartë se Këshilli Mbikëqyrës është organi më i lartë vendimarrës dhe mbikëqyrës i politikave, i administrimit dhe i operacioneve të Bankës se Shqipërisë”. Ligji, me gjithë difektet serioze që ka, specifikon detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit, duke i lënë guvernatorit vetëm kompetenca të cilat “ligji nuk ia njeh/specifikon më parë Këshillit” (neni  53/4).

 

INFOCIP ka kerkuar qe me pare (ne fillim te Gushtit) dorëheqjen e anetarit te KM, Dhori Kule, pasi ky, duke qenë njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës (grupi i PD) ka vepruar haptazi në shkelje të kufizimeve që cakton pika “d” e nenit 47 të këtij ligji.  Kjo është një shkelje aq evidente, sa edhe personi në fjalë nuk ka tentuar fare ta përgënjeshtrojë.  Por, ai as nuk ka dhene doreheqjen. Shkelja e ligjit te BSH eshte ne vetvete nje shperdorim detyre, per te cilen Dhori Kule duhet te pergjigjet tashme penalisht.

 

Dhori Kule eshte person me precedentë abuzimesh serioze të faktuara edhe me pare nga KLSH per pozicione te rendesishme qe ai ka mbajtur. Deri me sot ai nuk ka mbajtur asnje pergjegjesi per skandalet qe kane ndoshur nen “mbikqyrjen e tij”, siç ishte se edhe ne vitin 2013 demi kolosal ekonomik i faktuar nga KLSH ne Portin e Durresit, ku Kule eshte kryetar i Bordit Mbikqyres.

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim