Analiza e INFOCIP nxjerr në pah sjelljen me dy standarte te keshillit Mbikqyres te BSH dhe absurditetin ligjor: 16 nga 18 nene gjithsej ne kreun VI: ORGANIZIMI DHE DREJTIMI I BSH, normojnë detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit Mbikqyrës. Nese Fullani ka shperdoruar detyren, Keshilli e ka shperdoruar ate ne bashkepunim

 

 

Arrestimi i guvernatorit Fullani ishte padyshim finalja e shumëpritur që pas shpërthimit të skandalit të vjedhjes së 713 milion dollarëve nga BSH. Shumica e shqiptarëve e përjetuan arrestimin e tij si një frymëmarrje lehtësuese. Fullani mund të ishte farë mirë “i paprekshmi” i rradhës, por fakti është se ai dje kanë qenë pas hekurave të policisë. Ky fakt mund të ketë ngritur tensionin e Fullanit, por ka ulur padyshim atë të opinionit publik. Sistemi i pandëshkueshmërisë ka marrë një çarje dhe kjo padyshim i gëzon shqiptarët.

Arrestimi i Fullanit, përvece si finale, mund të shihet edhe si ngritja e siparit.  Me Fullanin pas hekurave, hetimet kanë shans të thellohen më tej. Ajo që sot quhet shpërdorim detyre, nesër mund rezultoje një vjedhje e përmasave të medha në bashkëpunim. Piramidoni ka rënë dhe bashkë me të ka humbur kuptimin edhe vot-besimi i turpshëm që Bordi Mbykqyrës i dha Fullanit në datë 15 gusht (përjashtuar znj. E. Meksi).

Kjo mbështetje është ofruar verbtazi deri dy ditë më parë, kur anëtarët të caktuar të këtij bordi shihnin tek Fullani “përgjegjshmërinë në veprim”. Është e qartë që ky bord është zgjatimi i fullanërisë. Angazhimi i tyre në mbrojtje të guvernatorit nuk ka asnjë të metë. Në të kundërt, minjtë do të kishin dalë me vrap nga anija që po mbytej.  Në këtë kuptim, sipari është ngritur tashmë për të “peshuar” penalisht përgjegjësitë e borit mbikqyrës të BSH.

Që në fillim të Gushti, ne kërkuam që para përgjegjësisë të vihen anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të BSH. Nga një lexim i kujdesshëm i ligjit 8269 “Për Bankën e Shqipërisë”, 16 nga 18 nene gjithsej qe përmban kreu VI  “Organizimi dhe Drejtimi i BSH”, normojnë detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit Mbikqyrës. NENI 41, me të cilin fillon ky kre, e thotë qartë seBanka e Shqipërisë organizohet, drejtohet dhe kryen veprimtarinë e saj nëpërmjet Këshillit Mbikëqyrës, administratorëve, që janë guvernatori dhe dy zëvendësguvernatorët, si dhe personelit, siç përcaktohet në këtë ligj.” Po ashtu, NENI 42 përforcon supremacinë e Këshillit mbi Guvernatorin duke e shprehur qartë se Këshilli Mbikëqyrës është organi më i lartë vendimarrës dhe mbikëqyrës i politikave, i administrimit dhe i operacioneve të Bankës se Shqipërisë”. Ligji, me gjithë difektet serioze që ka, specifikon detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit, duke i lënë guvernatorit vetëm kompetenca të cilat “ligji nuk ia njeh/specifikon më parë Këshillit” (neni  53/4). Këshilli madje, me shumicën e të gjithë anëtarëve mund ti propozonte Kuvendit shkarkimin edhe të vetë Guvernatorit (neni 47/2), moment i shumëpërfolur, por që nuk ndodhi në 15 Gusht. Tani, me Fullanin pas hekurave, është e qartë e Këshilli nuk ka marrë asnjë nga përgjegjësite që ligji ia vesh atij. E nëse Fullani ka shpërdoruar detyrën, Këshilli e ka shpëdoruar  atë në bashkëpunim. Në rastin e Këshillit, kjo mer përmasat e një grabitjeje në bashkëpunim. Pagat dhe shpërblimet e majme tingëllojnë sot si “hise” që Këshilli ka pranuar të marrë në këmbim të mosveprimit. Në këtë pikë nuk po ndalem për të detajuar abuzimin flagrant të anëtarit Dhori Kule, i cila ka ushtruar detyrën në shkelje të dispozitave të ligjit për BSH, duke ushtruar njëkohësisht aktivitet politik. Padyshim, Kule duhet të përballet me drejtësinë në rastin më të parë. Shkelja e ligjit nga ai që ngarkohet të mbikqyrë zbatimin e tij, është më e rëndë se vetë “shpërdorimi i detyrës”.

Defektet e ligjit të BSH

Të flasësh sot për skandalin në BSH pa analizuar nevojën për përmirësime ligjore, do të ishte mungesë përgjegjshmërie. Gjatë gjithë kësaj kohë, por edhe më parë, anëtart e Bordit mbikqyrës nuk janë dëgjuar njëherë të flasim për nevojën e përmirësimeve në ligj dhe kjo i bën ata në rastim më të mirë syleshë, kurse në rastin më të keq, skutha që kanë avantazhuar veten. Ligji është i mbushur me absurditete. Konkretisht, neni 4, pika “a” e ketij ligji përcakton shprehimisht se: “Banka e Shqipërisë: nuk jep ndihmë financiare në formë kredie, huaje të drejtpërdrejtë ose donacioni; nuk jep kredi ose hua të kushtëzuar, nuk blen kredi ose hua, nuk merr pjesë si kreditore solidare ose në instrumentet e tjera të detyrimeve, si dhe nuk subvencionon borxhet ose detyrimet e kushtëzuara të çfarëdolloj forme që të jenë;”

Pika 2 e të njëjtit nen (4) e përbys rregullin e përgjithshëm, teksa përcakton se: “..BSH-së i lejohet: a) të krijojë fondet e pensionit për personelin, të bëjë marrëveshje të ngjashme në përfitim ose në mbrojtje të punonjësve të saj…b) të japë kredi çdo punonjësi të saj për përmirësimin e kushteve të jetesës në shumat dhe kriteret e përcaktuara nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës se Shqipërisë.

Diku më poshtë, ligji kontradikton serish vetveten. Neni 16, pikat 1 dhe 2, përcakton se:

1. Banka e Shqipërisë u jep bankave që kanë llogari në regjistrat e saj, kredi me afate dhe kushte që përcaktohen prej saj, ….Pra, BSH, e cila e ka ndaluar të japë kredi sipas nenin 4 të saj, në nenin 16 lejohet të japë kredi edhe bankave e nivelit të dytë….

Vazhdojmë më tej; NENI 30, pika 1 thotë: Banka e Shqipërisë nuk i jep kredi ose hua apo ndonjë kontribut financiar tjetër Qeverisë së RSH ose ndonjë prej subjekteve të saj shtetërore, drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt….” Dhe menjeherë më poshtë, në të njëjtin nen, pika 2, shfaqet sërish absurditeti: “Banka e Shqipërisë, brenda kufijve të parashikuar në këtë nen, mund t’i japë kredi ose hua Qeverisë së Republikës të Shqipërisë me maturime, të cilat nuk kalojnë gjashtë muaj.”

Absurditeti vijon më tej në paragrafët e të njëjtit nen, ky pika 5 hedh poshtë pikën 4. Edhe NENI 31, që pason, kundështon hapur urdhërimet e nenit 30, për nivelin 4 % apo 8 %, konkretisht: “Pavarësisht nga dispozitat e nenit 30 të këtij ligji, Banka e Shqipërisë mund t’i jape Qeverisë së RSH kredi ose hua, me afate dhe kushte sipas marrëveshjes ndërmjet palëve, mbi kufirin e caktuar për pagesat që rrjedhin nga anëtarësia e Shtetit në një organizatë ndërkombëtare…”???!!!!

Pra BSH ndalohet me ligj të japë kredi apo hua, por ajo lejohet po nga i njejti ligj t‘i japë kredi Qeverisë dhe organeve të saj, bankave të nivelit të dytë, punonjësve të saj, anëtarve të Bordit Mbikqyrës… Është evidente se ajo duhet të ishte një përjashtim është në fakt rregull, dhe ajo që duhet të ishte rregull, është de-facto një përjashtim.  Absurdi vijon pothuajse në cdo nen të ligjit sa i takon (mos) dhënies së kredive. Neni 55, pika 1 thotë: Gjatë marrëdhënieve të punësimit në Bankën e Shqipërisë, personeli i saj nuk mund të përfitojë ndonjë kredi ose hua te ndonjë subjekt tjetër, përveç rasteve kur Banka e Shqipërisë vendos ndryshe”. Pra edhe nuk mund të marrë, edhe mund të marrë nëse BSH do; kjo është qesharake!

 

Absurdi ligjor për Këshillim Mbikqyrës

 

Sipas nenit 45/2, Këshilli vendos për shpërblimin e anëtarëve të tij. Dhe jo vetëm rrogën, por shpërblimet suplementare, si dhe kompensimet monetare ose jo monetare, përfshirë shëndetin, studimet pasuniversitare, kalimin e kohës së lirë ose përfitime për banesë. (pika 2 e nenit 45). Ky është një konflikt i hapur interesi në të cilin ka vepruar Këshilli. Madje, kjo kalon në absurd po të lexosh dispozitat e nenit 51 për konfliktin e interesit në vendimarrjen e Këshillit Mbikqyrës: Pika 1:“Që në momentin e pjesëmarrjes në Këshillin Mbikëqyrës dhe për çdo vit e më pas, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës do të deklarojnë pranë Këshillit Mbikëqyrës plotësisht interesat e tyre tregtare që ata ose anëtarët e tjerë të familjes mund të kenë, drejtpërdrejt ose tërthorazi….2: Kurdoherë që shtrohen për diskutim në Këshillin Mbikëqyrës çështje në lidhje me këto interesa, anëtari që ka lidhje me çështjen duhet të deklarojë interesat e tij (saj) në fillimin e diskutimit dhe nuk do të marrë pjesë në diskutimin dhe vendimin mbi këtë çështje. Prania e këtij anëtari nuk do të llogaritet për efekt të pjesëmarrjes në mbledhje”. Pyetja që shtrohet në këtë rast është: si ka mundësi që anëtarët e Këshillit kanë marrë shpërblime dhe kredi të majme me interesa të ulëta (0.5%, sikurse ka deklaruar media), kur në fakt ata nuk lejohet të votojnë për këtë çështje. Pasi, nëse kanë marrë kredi, ata kanë votuar për veten e tyre, çka e bën të jashtëligjshëm këtë vendim, përveçse në rastet kur kreditë janë dhënë “one step at a time” për cdo anëtar…Kjo e bën kriminale situatën në Këshillin Mbikqyrës, ku atë, në bashkërendim me njëri tjetrin, duke shfrytëuar defektet në ligj, kanë zvatur përfitime të majme për vetën dhe familjarët e tyre.

Për ta mbyllur, anëtarët e bordit të BSH nuk thanë asnjë fjalë mbi të gjitha këto absurde atëherë kur ishin në kohë ta bënin këtë. Ata nuk thanë asnjë fjalë për përgjegjësitë e Fullanit apo edhe të tyret, kur ata ishin në kohë, madje të lutur ta bënin këtë. Sudja, Xhaferri, Vehbi Alimuçaj, Gjallica & Co vepruan po njësoj kur piramidat centrifugonn në drejtim të paditur paratë e shqiptarëve. Mesa duket, përgjegjesia për të çrrënjosur piramidat dhe piramidonët i qëllon gjthmonë të majtës kur vjen në pushtet.

 

Lexojeni analien edhe nga Gazeta Shekulli.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim