Ligjet e reformes ne drejtesi botohen menjehere ne Fletore Zyrtare. Nis numerimi mbrapsht per Shkollen e Magjistratures dhe KLD
Pak orë pas përfundimit të seancës së parë plenare të sesionit të ri parlamentar, ku ligjvënësit e majtë rrëzuan pesë dekrete te presidentit Bujar Nishanin, ne Fletore Zyrtare jane botuar menjehere ligjet qe konturojne reformat e rëndësishme, mes te cilave ajo ne drejtesi dhe ne polici. Fletorja Zyrtare ku jane botuar ligjet ne fjale ka numrin 137 dhe ka dale ne qarkullim te hapur elekrtonik dhe mban daten 1 shtator.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike pritet të ankimojë në Kushtetuese të gjitha ligjet e kthyera nga Nishani, por të rivotuara nga mazhoranca ne hapje te ketij sesioni parlamentar. Gjithsesi, natën e së hënës shumica në pushtet ka botuar të gjitha ligjet e kthyera nga Nishani në Fletoren Zyrtare. Ligjet do të hyjnë në fuqi brenda 15 ditësh, kohë në të cilën pritet të japin edhe efektet e para në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe në Shkollën e Magjistraturës.
Hyrja në fuqi e ligjit për Shkollën e Magjistraturës, largon automatikisht nga detyra, avokat Neshat Fanën, i cili pasi Marjana Seminin ne krye te ketij institucioni. Ligjvënësit kanë vendosur disa kritere të reja në ligjin e ri sa i takon kushteve që duhet të plotësojë Drejtori i Shkollës së Magjistraturës. Në ligjin e ri, që hyn në fuqi brenda 15 ditësh, është parashikuar që drejtori duhet të ketë jo më pak se 10 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e gradës shkencore “Doktor”. Në rastin konkret, av. Neshat Fana ka nisur në vitin 2010 që të japë mësim në Shkollën e Magjistraturës. Po ashtu, av. Neshat Fana nuk e ka gradën doktor, siç e parashikon ligji i ri, pasi ai vijon studimet për doktoraturë. “Të ketë jo më pak se 10 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e gradës shkencore “Doktor” ose jo më pak se 5 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e titullit shkencor “Profesor” ose jo më pak se 15 vjet mësimdhënie si pedagog i brendshëm apo pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës”, thuhet në ligjin e ri. Arsyetimi Ligjvënësit kanë sqaruar se me ndryshimet e propozuara në këtë dispozitë gjatë shqyrtimit të projektligjit në Komision, u forcuan kriteret ligjore për funksionin e Drejtuesit të Shkollës së Magjistraturës duke parashikuar si kusht përvojën në mësimdhënie specifikisht në Shkollën e Magjistraturës. “Konkretisht, sipas ligjit ekzistues, Drejtori i Shkollës së Magjistraturës mund të emërohet kushdo që mund të ketë 10 vjet punë si gjyqtar dhe prokuror, ose çdo jurist, me mbi 15 vjet punë, pa qenë i përfshirë për asnjë moment gjate jetës së tij në procesin e mësimdhënies, dhe për më tepër pa pasur minimumin e një grade shkencore. Gjithashtu janë forcuar edhe kriteret ndaluese, jo vetëm për mospërfshirjen e kandidatit për drejtor në veprimtari politike, por gjithashtu që të mos ketë ushtruar asnjë funksion politik gjatë 10 viteve të fundit. Për këto arsye, konsiderohet e përligjur ndërhyrja që bëhet me amendamentet e propozuara”, thuhet në ligj.
Po ashtu, hyrja në fuqi e ligjit të ri për KLD, mundeson Kuvendin, qe me iterpretim, të mund te pezulloje 1-3 anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi ndryshimet e reja e parashikojnë nje opsion te tille kur ndaj tyre regjistrohen kallëzime penal. Kallëzime penale janë regjistruar për Gjin Gjonin, Elvis Çefën dhe Astrit Haxhialushin. Gjin Gjoni akuzohet për fshehje pasurie, ndërsa Çefa për falsifikim dokumentesh, për interesa të Haxhialushit.
hap ne PDF Fletore Zyrtare 137 / 2014
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA