Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP, pasi u njoh me deklaraten e Këshillit Mbilqyrës të Bankës së Shqipërsë, konstaton me keqardhje se konkluzionet e mbledhjes së djeshme nuk i dhanë përgjigje  shqetësimeve serioze të ngritura gjithë këto ditë nga media, opinion publik por edhe faktorët politikë. Këshilli Mbikqyrës bëri madje fajtor opinionin publik për situatën e krijuar, pasi ky, sipas tij, është i painformuar.

Deklarate në thelb synon të shfajësojë ata që janë përgjegjësit e këtij skandali, konkretisht Bordin Mbikqyrës dhe Guvernatorin Fullani. Deklarata përmban pohime qesharake të tipit: ”Grupet e punës të ngritura për të bërë vlerësimin, kanë arritur në përfundimin se nuk ka shkelje ligjore nga ana e Këshillit Mbikëqyrës dhe Administratorëve, se i gjithë kuadri ligjor dhe rregullator është i plotë dhe garanton administrimin e aktivitetit të Bankës së Shqipërisë dhe të sektorit banker”.

Bordi dhe Guvernatori pasi morën në gjykim vetveten, e shpallën atë të pafajshme. Deklarata sendërton esencën e papërgjegjshmërisë së kupolës drejtuese e Bankës së Shqipërisë, të cilën opinion publik dhe mediak kanë ditë tashmë që e nxjerrin në pah. Deklarata e Bordit është një manifestim flagrant i kulturës së pagabueshmërisë dhe pandëshkueshmërisë që kupola e BSH misheron. Për të dyja këto arsye, shqiptarët duhet ta sfidojnë fuqishëm bartësit e kësaj kulturenë kupolën e BSH, e cila dje demonstroi edhe njeherë se është mish i huaj në trupin e munduar të shoqërisë shqiptare. Shqiptarët duhet të përgatiten tashmë seriozisht për ta hequr mishin e huaj me operacion.

Pas njohjes me qëndrimet e djeshme të Bordit Mbikqyrës të BSH, INFOCIP i bën thirrje gjithë opinionit të shëndetshmë publik të shtojë intensivisht presionin deri në largimin pa kushte të “mbikqyrësve” të parave të shqiptarëve. Ata janë tashme figura të diskretituara dhe çdo përpjekje për riciklimin e tyre bie ndesh me interesat e shqiptarëve dhe cënon rrezikshmë sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

INFOCIP rithekson se Banka e Shqipërisë është në thelb një institucion që ka për detyrë themelore të “emetojë” besim tek publiku dhe operatorët financiarë në treg, dhe jo thjesht të presë para’. Fullani dhe Bordi Mbikqyrës, edhe nëse nuk janë pefshirë në skandalin e vjedhjes së parave, janë padiskutim përgjegjës për rrënimin e besimit tek Banka e Shqipërisë që ata drejtojnë.

INFOCIP do të vijojë të publikojë në ditët në vijim, të dhëna mbi performancën e BSH të cilat hedhin dritë mbi një realitet akoma dhe më të zymtë financiar se edhe vetë zhdukja prej llogarive të saj e 713 milion dollarëve nga “elementët kriminalë” që bordi ka zbuluar se “ishin infiltruar” në stafin  e BSH.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim