Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP, u njoh sot me faktet e reja të mbi skandalin ku është përfshirë Bankën e Shqipërisë. Sipas fakteve të bëra publike në media, Dhori Kule, një nga anëtarë e Këshillit Mbikqyrës të BSH, e ushtron këtë funksion në shkelje të ligjit 8269 “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Konkretisht, anëtati i Këshillit Mbikqyrës të BSH, Dhori Kule, duke qenë njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës (grupi i PD) ka vepruar haptazi në shkelje të kufizimeve që cakton pika “d” e nenit 47 të këtij ligji.

 

INFOCIP i bën se pari thirrje anëtarit të Këshillit Mbikqyrës, Dhori Kule, të zgjedhë pa humbur kohë, nëse dëshiron të jetë këshilltar i PD në Këshillit Bashkiak të Tiranës, apo anëtar i Bordit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

 

 

Nëse ai zgjedh të jetë vetëm anëtar i Këshillit Bashkiak, atëherë ai duhet të ktheje mbrapsht në arkën e  BSH të gjitha shpërblimet e përftuara teksa ka ushtruar këtë funksion në mirëbesim, por gjithsesi në shkelje të ligjit. Sipas nenit 45/2 të ligjit 8269 “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shuma totale e shpërblimit (që duhet të kthehet) përcaktohet duke përfshirë shpërblimin e punës (pagën), shpërblimet suplementare, si dhe kompensimet monetare ose jo monetare, përfshirë shëndetin, studimet pasuniversitare, kalimin e kohës së lirë ose përfitime për banesë.

 

 

Në rast të kundërt, INFOÇIP i kërkon Qeverisë që, në përputhje me kerkesat e nenit 47 të ligjit 8269 të ndryshuar, të nisë me urgjencë procedurën e pezullimit të Dhori Kules nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të BSH. Po ashtu, INFOCIP i bën thirrje Prokurorisë të vlerësojë nëse kemi të bëjmë edhe në këtë rast me shpërdorim detyre.

 

INFOCIP shpreh habinë se si anëtari në fjalë, nga pozitat në të cilat ndoshet tashme, adreson publikun e gjerë duke i garantuar këta të fundit për stabilitetin e sistemit bankar dhe financiar në vend, kur e verteta është se ky nuk ka garantuar dot stabilitetin e arkes stok te Bankes qe duhet të mbikqyrë, nga e cila sot mungojnë 713 milion lekë. Deklaratat e tij publike janë qesharake dhe shumë larg të qënurit profesionale.

 

Kujtojmë këtu se Dhori Kule, edhe për shkak të impenjimeve të shumta që ka marrë përsipër në borde, këshilla, por edhe në sferën akademikë brenda dhe jashtë vendit, e ka objektivisht të pamundur të informohet cilësisht mbi dinamikat që ai duhet të mbikqyrë dhe të garantojë.

 

Një vit më parë, nën “mbikqyrjen” e tij, si kryetar i bordit të SHA Porti Detar Durrës, buxhetit të shtetit iu shkaktua një dëm (ju vodhën) prej 18 milion dollarë, për të cilin KLSH ka bërë edhe disa kallzime penale në Prokurorinë e Durrësit.

 

Më parë, në vitit 2012, KLSH e kapi me shkelje “mbikqyrësin” e parave të BSH. Këtë herë, në pozicionin e Rektorit të UT, ai kishte harxhuar 50 mijë USD nga paratë publike (te studenteve) për të blerë një benc të përdorur për veten e tij, në shkelje flagrante të normativave të INSTAT dhe padyshim të konjukturës së tregut. Sipas KLSH, me vetëm 30 mijë USD ai do mund të kishte blerë një benc fringo të ri “E 320 CDI EVO Avantgardë”, por ekonomiqari Dhori Kule vajti e bleu një të përdorur me çmim dyfish me të lartë se sa një makinë e re. Edhe një pa shkolle fare do dinte të blinte më mirë një benc të përdorur se sa rektori i UT dhe ish dekani i fakultetit Ekonomik. Dhori Kule, si “mbikqyrës” nuk ofron asnjë garanci.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim