E HENE, 22 Korrik, 2014 – Këshilli i Larte i drejtesise shqyrtoi dje propozimet e Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor për gjyqtarët Ilir Pashaj dhe Harrila  Çela, respektivisht gjyqtare ne Gjykaten e Faktit Elbasan dhe Vlore. Në dy rastet ishin konstatuar vonesa ne arsyetimin dhe dorezimin e vendimeve nga gjyqatret. denoncimi ishte bere nga vete qytetaret, tashme te ndergjegjesuar se kjo perben nje shkelje shume te rnde procedurale. Dy muaj me pare INFOCIP ekpozoi fenomenin shume te rende te vonesave te dorezimin e vendimeve gjyqesore duke kerkuar nderhyrje urgjente nga Inspektoriatet per te disiplinuar fenomenin.
Pas diskutimeve të anëtarëve të Këshillit, Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani, u shpreh se moszbardhja e vendimeve gjyqësore në kohë nga gjyqtarët është një veprim i patolerueshëm për KLD. Vonesa të tilla sidomos në raste të përsëritura, janë të pajustifikuara dhe krijojnë përceptimin negativ. Në këtë linjë, Presidenti Nishani theksoi se : “Unë besoj që një nga problemet më thelbësore që shqetëson sot qytetarët është mos zbardhja në kohë e vendimit. E ritheksoj se moszbardhja e përsëritur e vendimeve gjyqësore nuk ka arsye tjetër veç aferës korruptive. Inspektorati i Këshillit duhet të inspektojë në mënyrë të pandërprerë dhe gjatë gjithë kohës dhe nëse gjenden sërish me shkelje të njëjtët gjyqtarë, nuk ka më justifikim”.

Para procesit të votimit, Ministri i Drejtësisë u tërhoq nga propozimi fillestar për masën disiplinore për dy gjyqtarët, duke propozuar një masë tjetër më të lehtë dhe konkretisht atë të “Vërejtjes me paralajmërim për shkarkim nga detyra”. Këshilli me shumicën e votave vendosi të miratojë kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, për dhënien e masës disiplinore “Vëretje me paralajmërim për shkarkim nga detyra” për të dy gjyqtarët e mësipërm.

INFOCIP ka kerkuar nga Inspektoriatet te veprojne me enrgjikisht per te frenuar kete fenomen, i cili, nese eshte kaq i theksuar ne gjykatat e karrieres, perfshi GJykaten e larte, eshte padyshim sistemik ne te gjite gjykatat e tjera te Republikes.

Në fokus te monitorimit nga INFOCIP u vendosën Gjykata e Shkallës së Pare dhe e Apelit Tiranë, Gjykata e Larte (Vendimet e Kolegjeve te Bashkuara) dhe Gjykata Kushtetuese. Gjetjet rezultuan shqetesuese, sodomos per Gjykaten e Larte te RSH, me nje mesatare vonesash ne zbardhje te vendimeve mbi 300 dite. Sa i takon Gjykates se Tiranes, 42 % e totalit prej 3268 vendimesh civile te analizuara ishin jashte afatit ligjor te percaktuar ne nenin 308 te KPC. Sa i takon Apelit, situate eshte edhe me kaotike pasi, pervec vonesave te konsatuar si per ceshtjet civile ashtu edhe penale, percaktimet ne kode jane evasive duke bere qe problem te jete edhe me kompleks.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim