Tirane, 8 Korrik, 2014 – Qendra per Çeshtje të Informimit Publik, INFOÇIP, po ndjek me shqetësim dinamikën konfliktuale në rritje mes KLD dhe Ministrisë së Drejtësisë. Shqetësim në këtë rast nuk është konflikti institucional apo debati mes KLD dhe MD (përkundrazi, debati është veçse i shëndetshëm), por mbajtja e tij e mbyllur dhe larg vëmendjes së pubikut. Korrupsioni në drejtësi dhe masat për ta çmontuar atë nuk mund të trajtohet si një çështje e brendshme e KLD.Kjo është një çështje e të gjithë shqiptarëve.

Çëshjet e diskutuar në mbledhjen e djeshme ishin me interes të jashtëzakonshmë publik, e megjithatë shqiptarët u lanë në terr informativ nga KLD. Edhe vetë trupa gjyqësore e RSH nuk di më shume se sa shqiptarët e thjeshte sot lidhur me vendimet që KLD merri dje në emër të tyre. Interesi i trupës gjyqësore dhe i gjithë qytetarëve shqiptarë nuk mund “të kënaqet” me deklarata për shtyp, por duke i lejuar ata të jenë vetë dëshmitarë okularë të diskutimeve në KLD.

Hapja e mbledhjeve ndaj medias dhe publikut është në interesin më të mirë edhe të vetë KLD. Nëse debatet zhvillohen në sytë e publikut ato nuk lënë shteg për teori konspiracioni, si ajo që serviri sot para opinion publik KLD përmes zëdhënësit. Transparenca është aleati më i mirë i cdo vendimarrësi publik. Hapja e vendimarjes, sidomos kur ajo është kritike ndaj vetvetetes, dhe jo mbyllja e saj, është kusht që publiku të prodhojë besim ndaj KLD, kurse vetë kjo e fundit të vuajë më pak paranojën për komplote, fushta denigrimi, agjitacion dhe propagandë që “inskenohen” kunder saj. Paranoja ndaj “rrezikut të jashtëm” është tipar i strukturave të mbyllura. KLD duhet të zgjedhë njeherë e mirë të jëtë një strukture e hapur, pasi vetëm kështu ajo mund të kërkojë dhe të pretendojë mbështjen e publikut në realizimin e misionit të saj ligjor.

Hermetizmi e dëmton KLD-në edhe në raportet e saj me faktorin ndërkombëtar, i cili, ndoshta për këtë arsye, në vleresimet që harton manifeston paqartësi serioze si në kuptimin e rolit ligjor të KLD ashtu edhe të përgjegjësisë së kesaj të fundit lidhur me korrupsionin shumë të shprehur në rradhët e gjyqësorit.

INFOCIP konstaton se ligji nuk detyron në asnjë rrethanë KLD të zhvillojë mbledhje të mbyllura. Edhe praktika e derisotme (Rasti Rusmali vs. Gjermeni, apo të tjera) ofron modele të suksesshmë të hapjes së vendimarrjes nga KLD.  INFOCIP fton KLD ta zhvillojë të hapur për median dhe për publikun mbledhjen e saj të rradhës. Prania e vëzhguesve të akredituar në çdo mbledhje të KLD nga aktorë të shoqërisë civile të konsiderohet si një opsion alternative. Në të kundërt, pozitat e saj në sytë e publikut do të rëndoheshin edhe më shumë. Shqiptarët e kanë mësuar në këto vjet se aty ku nuk futen rrezet e transparencës, mbin myku i korrupsionit.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim