DEKLARATE PUBLIKE

 

Dhuna ndaj gazetarit Gerti Xhaja kembane alarmi per gjithe shoqerine.

Autoret te kapen dhe te nxirren para drejtesise

 

Qendra per Çeshtje të Informimit Publik, INFOCIP, dënon me ashpersinë më të madhe dhunën kriminale të shfaqur ndaj gazetarit Gerti Xhaja dhe 3 pjestarëve të tjerë të grupit të xhirimit të dërguar në Lazarat nga televizionit A1 REPORT.

Përdorimi i armëve të zjarrit për të intimiduar median të bëjë detyrën për informimin e publikut është akti më i dënueshëm. Kush ushton dhunë mbi gazetarët, ka ushtruar dhunë mbi të gjithë shoqërinë. Autorët e këtij akti thëllësisht kriminal duhet të kapen dhe të nxirren urgjentisht para drejtësisë për të marrë dënimin më të ashpër.

Kërcënimi i jetës së gazetarit Gerti Xhaja dhe kolegëve të tij është një vepër penale shumë më e rëndë sa sa kultivimi dhe trafikimi i kanabisit për të cilin policia ka mësyrë në Lazarat. Nëse trafikantët dhe kriminelët nuk hezitojnë të marrin jetën e gazetarët, apo policive, atëherë jeta e cdo qytetari shqiptar është sot në rrezik.

INFOCIP i bën thirrje të gjitha institucioneve vendase, organizatave ndërkombëtare dhe cilitdo faktor tjetër institucional të dënojnë pa rezerva dhe publikisht dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gerti Xhaja dhe tre pjesëtarëve të tjerë të grupit të xhirimit të televizionit A1 REPORT.

Sot është dita kur të gjithe, pa dallime dhe pa medyshje të rreshtohen në mbrotje të jetës dhe të dinjitetit të gazetarve që me kurajo informojnë publikun mbi përmasën kriminale të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve në Shqipëri.

TIRANE, 17 Qershor, 2014


 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim