Kryeministri Edi Rama: t’i shporrim gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar!
TIRANË, 16 Qershor, 2014- Kryeministri Rama paralajmeroi sot se do nisë ofensivën për të shporrur nga sistemi të gjithë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, që lirojnë kriminelë, të cilët marrin sërish jetë njerëzish.
Sipas Ramës, këta gjykatës e prokurorë përbëjnë Lazaratin real, prandaj ofensiva që pritet të nisë do zgjasë deri në normalitet. “Përgjegjësia bie mbi ata që janë brenda strukturës së sistemit gjyqësor, nuk do mbyllim sytë dhe as nuk do ngremë duart përpjetë duke parë se si vepron sistemi i drejtësisë, duke parë që njerëzit vriten ditën për diell nga njerëz të arrestuar të stërarretuar dhe të liruar përsëri. Fatkeqësi që kriminelët, vrasësit dhe dhunuesit janë në gjendje të lirë dhe kryejnë ende krime, vetëm për një arsye se kanë korruptuar gjykatës që s’kanë asnjë lidhje me drejtësinë. Kjo është përtej mundësive për të qëndruar. Nuk mund që nën ombrellën e pavarësisë këta gjykatës të marrin jetë njerëzish të pafajshëm, janë bashkëfajtor dhe bashkëvrasës që sa herë një i pafajshëm humb jetën dhe sa herë një vajzë trafikohet apo dhunohet nga njerëz të liruar përtej tyre”, tha Rama.
“Është e kotë që ne të shohim gishtin kur gishti tregon hënën. Ne mund të bëjmë konferenca, aksione dhe çdo gjë tjetër, çdo ligj në parlament por ne duhet të bëjmë betejën që duhet. Të shporrim gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që marrin jetë njerëzish në bashkëpunim me kriminelët. Nuk do rrimë duarkryq, ofensiva do fillojë dhe nuk do ndalet deri në normalitet”, paralajmëroi kryeministri.
Sipas Ramës, ky është Lazarat tjetër me një pandëshkueshmëri që ia ka garantuar vetes, ky është Lazarati real dhe më i rrezikshëm, pasi kërcënon çdo ditë ekonominë dhe jetën e njerëzve tanë”.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA