Në kudër të Ditës Kombëtare të Drejtësisë, 10 Maj 2014. Ministri i Drejtesise, Nasip Naço renditi një sërë reformash që po ndermerren nga qeveria për të rritur besueshmërinë në institucionet e drejtësisë.

Tre prej ketyre reformave vijne ne harmoni me rekomandimet e INFOCIP, konkretisht per Gjykaten e Kushtetuese, Gjykaten e Larte dhe KLD.  Disa jave me pare, INFOCIP argumentoi nevojen e amendimeve urgjente sidomos ne ligjin organik per Gjykaten Kushtetuese, pasi ai nuk rregull afatete e gjykimit te ceshtjeve, afatet e nga marrja e vendimit deri ne shpalljen e tij si dhe ka probleme dhe kontradikta madje edhe me vete percaktimet kushtetuese sa i takon menyres se hyrjes ne fuqi te vendimeve qe nxjerr kjo Gjykate.

Lidhur me kete  institucion te rendesishem, Ministri Naço u shpreh konkretisht seReforma në Gjykatën Kushtetuese vlerësohet si prioritare me adresimin në çështjet që lidhen me emërimin dhe kualifikimin e gjyqtarëve, procedurat e përzgjedhjes së tyre, organizimin e kësaj gjykate, vendosjen e afateve të arsyeshme për shpalljen e vendimeve etj”.

Naco gjithashtu renditi edhe nevoje per reforma legjislative qe prekin Gjykaten e  Larte dhe KLD-ne. Reformimi i Gjykatës së Lartë, e cila po përballet me një numër çështjesh të mbartura rreth 10.000 çështje penale dhe civile, të cilat janë mbartur ndër vite dhe arsyeja kryesore e kësaj mbingarkesë është që në praktikë palët ankimojnë çdo çështje para Gjykatës së Lartë, sepse kjo gjë lejohet në rregullat proceduriale ekzistuese”, tha Naco. Edhe ky objektiv i ministrise vjen ne harmoni me rekomandimet e INFOCIP per te forcuar filtrat procedurale me synim uljen e aftesise “absorbuese” te Gjykates se Larte per gjykimin e cdo ceshtjeje te mundshme. INFOCIP ka rekomanduar nderkohe qe rekurset per vendimet civile te cilat jane gjykuar ne shkalle te pare dhe qe jane lene ne fuqi ne shkalle te dyte, te mos pranohen ne shkalle te trete, te pakten perkohesisht deri sa te ezaurohet stoku i jashtezakonshme i rekurseve te pranuara dhe qe predin gjykimin prekj me shume se dy vjetesh. Aktualisht Gjykata e Larte pranon mbi 92% te rekorseve per vendime civile, nderkohe qe INFOCIP rekomandon qe pranueshmeria ne asnje rast nuk duhet te kaloje masen 50%.

Sa i takon reformes ne KLD, Naco u shpreh se ne fjalen e tij se “Reforma në Këshillin e Lartë të Drejtësisë është prioritare në vizionin e Ministrisë së Drejtësisë, për shkak të problematikave, qe lidhen me: përbërjen, statusin, rolin e anëtarëve të KLD-së, emërimin, transferimin, procesin e vlerësimit të gjyqtarëve”.

INFOCIP ka rekomanduar se fundmi qe ne procesin e vleresimit te gjyqtareve te perfshihen aktore te specializuar te cilet kane konsoliduar pozitat e tyre ne ndermarrjen e auditimit ligjor dhe vleresimeve tematike te hallkave procedurale te gjykimit te ceshtjeve ne shkallet e gjyqesorit. Kjo do te rriste mbikqyrjen mbi sistemin dhe nejkohesiht do te perforconte filtrat e kontrollit, duke thyer dikotomine MD-KLD, e cila shpesh here eshte arene e perplasjeve me natyre politike dhe ku funksionet paresore te kontrollit shpesh perdoren si instrumenta te shantazhit politik dhe jo si mjete per permiresimin e vazhdueshme te sistemit te gjykateve.

Cfare ka rekomanduar INFOCIP per Gjykaten Kushtetuese? Shkarko ketu studimin:

LEXO TE PLTE FJALEN E MINISTRIT TE DREJTESISE, NASIP NACO

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim