Qendra per Çështje të Informimit Publik (INFOCIP) u ftua të japë rekomandimet e saj në Komisionin Parlamentar të Reformës Administrative-Territoriale. Seanca degjimore u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit ditën e henë, dt. 12 Maj 2014.
Z Gerti Shella, drejtori i INFOCIP, ne fjalen e tij u perqendruar ne cilesine e vendimarrjes se keshillave bashkiake dhe komunale. Lidhur me keta te fundit, Shella tha se vendimarrja e tyre eshte e dobet dhe per me teper e pakontrollueshme si nga institucioni i prefektit, ashtu edhe nga vete banoret e zonave nen juridiksionin e komunave. Per me teper, niveli arsimor i te zgjedhurve komunare eshte shume i ulet (vetem 20% e tyre jane me arsim te lartë), duke ndikuar keshtu drejtperdrejt ne cilesine e dobet te produktit vendimarres te te keshillave komunare.
Shella gjithashtu shtoi se edhe formatimi i keshillave komunale eshte, per shkaqe objektive, me natyre nepotike, fakt i cili konradikton ne thelb ate qe konsiderohet “vendimarrje lokale e hapur dhe e pergjegjshme”. Ne mbi 2/3 e tij, zhvillimi i pakontrolluar urban dhe degradimi I territorit anembane vendit eshte territorin e adminitruar nga komunat.
Per keto arsye, por edhe fakte te tjera te konstatuar, INFOCIP i rekomandoi komisionit qe, ne kuader te Reformes se re Territoriale, te suprimohen plotesisht funksionet vendimarrese ne nivel komune. Keto atribute duhet ti transferohen keshillave ne nivel bashkie, te cilat, sipas INFOCIP, gjithashtu duhet te reduktohen ne numer. INFOCIP i rekomandoi Komisionit qe numri optimal i bashkive ne shkalle vendi do te ishte jo e shume 36. Sa i takon keshillave ne nivel qarku, INFOCIP i rekomandoi Komisionit shkrirjen e plote te funksioneve te tyre, per shkak mbivendosjes dhe krizave te herpashershme qe keto struktura kane prodhuar ne nivel te vendimarrjes vendore.
Shella iu pergjigje gjate kesaj seance degjore pyetjeve te shumta dhe interesit te shprehur nga anetaret e komisionit Parlamentar te Reformes Territoriale.

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim