Në 5 Shkurt 2013, Gjykata Kushtetuese (GJK) shfuqizoi si të papajtueshëm me Kushtetutën Aktin Normativ me Fuqinë e Ligjit nr.5.Ky dekretligj u nxorrnga qeveria “Rama” në 30 shtator 2013,me qëllim shtyrjen  me 6 muaj të hyrjes në fuqi të ligjit konsensual “Për nëpunësin civil”.Për koencidëncë, edhe vendimi i GJK edhe akti normativ morën numrin “5”, që tëkujton atë notën me bisht…dhe ja pse:

 

Hyrja në fuqi e vendimit të GJK

 

Pavarësisht se vendimi u shpall i arsyetuar në seancë, konform ligjit, ai s’ka hyrë në fuqi, pasi, siç e përcakton Kushtetuta“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare” (neni 132). Vetë GJK e publikoi vendimin menjëherë pas shpalljes në faqen zyrtare të saj. Por kjo nuk i jep fuqi atij; për aq sa mund të tingëllojë paradoksale, këtë punë e ka në dorë një institucion qeveritar varësie, që quhet Qendra e Botimeve Zyrtare (shkurt: QBZ).

 

Që nga momenti i shpalljes së këtij vendimi në 5 Shkurt 2014, QBZ ka printuar dhe nxjerrë në qarkullim 5 Fletore Zyrtare, nga nr.9 deri tek nr.13, por, nëasnjërën prej tyre nuk ështëi botuar vendimi nr.5 i GJK.Në këtë pikë, GJK nuk mund të bëjë më asgjë. Teorikisht, në këtë teatër institucional, edhe hapja e siparit (nxjerrja e aktit normativ), edhe mbyllja e tij (hyrja në fuqi e vendimit të GJK përmes botimit në FZ) lëvizet prej duarve të Qeverisë.

 

Le të supozojmë tani se GJK e ka nisur nëQBZ-së për botim vendimin nr.5. Në këtë rast, shigjetat për mos-botim në Fletore Zyrtare  bien mbi Qeverinë (Ministrinë e Drejtësisë). Nëse Qeveria do të kishte dashur, vendimi i GJK do ishte botuar në Fletore Zyrtare që ditën e parë të mbërritjes  në QBZ (që ditën e shpalljes madje, nëse GJK e niste për botim). Vetë QBZ funksion tashmë mbi bazën e një ligji të ri, i cili, pikërisht për të shpejtuar procese të tilla, ka parashikuar hyrjen në fuqi të akteve përmes botimit elektronik të Fletores Zyrtare. Aktet madje mund të dërgohen elekotronikisht. A nuk u botua vetë akti normativ nr. 5 i KM menjeherë ditën që doli (Fletore Zyrtare 159, dt.30 shtator 2013) ?!  Fletore Zyrtare në fjalë ka të faqosur vetëm aktin normativ nr.5, i cili zë vetëm një faqe; është padyshim një nga edicionet e rralla ku një  FZ del në qarkullim vetëm me 2 fletë. Në rastin konkret, Qeveria është treguar madje më “orthodokse” se vetë GJK (tingëllon më mirë se: më “katolike” se Papa). Kjo e fundit përmes juridsprudencës së saj, i ka lejuar Qeverisë “luksin” që, posaçërisht dekretligjet e saj, të mund t’i botojë në një kohë të dytë pasi ato të kenë hyrë në fuqi. Padyshim që ky është një nga interpretimet e GJK që, në vlerësimin modest të artikullshkruesit, rri nën lartësinë jurisprudencës së saj, nisur nga rrethana statike se, në fund të fund GJK ka mision interpretimin e Kushtetutës, e cila, në nenin 117 të saj e thotë shqip dhe prerë se: “Ligjet, aktet normative të Këshillit të Ministrave, të ministrave, të institucioneve të tjera qendrore marrin fuqi juridike vetëm pasi botohen në Fletoren Zyrtare”. (Vetë precedenti i botimit të mënjehershëm të aktit normativ nr.5 në Fletore Zyrtare 159, është prova e gjallë që GJK ka arsyetuar gabim kur i ka lejuar Ekzekutivit këtë prerogativ që bie haptazi ndesh me Kushtetutën).

 

Nuk përjashtohet që vetë GJK të mos e ketë dërguar akoma zyrarisht për botim në FZ vendimin e saj nr. 5. Fakti ështëse ligjvënësi nuk i ka caktuar GJK një afat në ligjin e saj brenda të cilit ajo duhet të dërgojë për botim në Fletore Zyrtare vendimet që nxjerr. Ligji i GJK përcakton se “Organi që boton Fletoren Zyrtare detyrohet të bëjë botimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, jo më vonë se 15 ditë nga ardhja për botim e tyre pranë atij organi” (neni 26, para. 2). Pra, shihet qartë se kjo dispozitë kujdeset të caktojë afat për QBZ, por “harron” të caktojë më së pari një fat për vetë GJK. Duhet mbajtur  parasysh se hyrja në fuqi e një akti përmes botimit në Fletore Zyrtare implikon një marrdhënie“dërgues-marrës” , në rastin konkret tëGJK dhe QBZ. Kjo e fundit funksionon me ligj të veçantë (nr. 96/2012) dhe  afatet brenda të cilave QBZ duhet të botojëaktet e institucionit “dërgues”, janë të rregulluara nga ligji i saj. Kjo specifikë, pra që edhe dërguesit i duhet caktuar afat, e ka mbajtur mirë parasysh ligjvënësi në rastin e ligjit për Gjykatën e Lartë, ku përcaktohet shprehimisht se“Vendimet për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore botohen në numrin më të parë të Fletores Zyrtare”.

 

Që 5-sa të bëhej 10-të

 

Ajo që po verifikohet këto ditë risjell nevojën e ndërhyrjes në Kushtetutë ose në ligjin për GJK (nr. 8577/2000), me qëllim caktimin e qartë të afateve për hyrjen në fuqi të vendimeve të GJK. Nëse do të duhej të prekej ligji, mund tëpërdorejformulimi: “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi pas botimit në Fletore Zyrtare. Ato botohen në numrin më të parë të Fletores Zyrtare nga data e shpalljes së tyre”. Nëse përmirësimi do të zgjidhej të bëhej nëKushtetutë, dispozitat e nenit 132mund të riformuloheshin ndoshtanë këtë mënyrë: “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi menjëherë pas shpalljes së tyre dhe botohen në Fletore Zyrtare”.Është logjike standate të pretendosh që kur GJK shqyrton kushtetutshmërinë e dekretligjeve, vendimet e saj të lejohen të hyjnë në fuqi me shpalljen e tyre, njësoj sikurse ligji i saj (jo kushtetuta) ja lejon për vendime që mbrojnëtë drejtave kushtetuese të individit. Në një rast të tillë, GJK “paradoksalisht, por me të drejtë” e kapërcen kufirin që vendos neni 132 i Kushtetutës , i cili parashikon se “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”. Për aq sa kjo mund të legjitimohet, duhet pohuar se mbrojtja e të drejtave kushtetuese të individit është në shumicën e rasteve time-sensitive, nganjëherë në masë të tillë sa çdo vonesë që lidhet me praktikën e përgatitjes dhe nxjerrjes për botim të një numri standard të fletores zyrtare mund të thellonte objektivisht shkeljen e këtyre të drejtave. Për analogji, efektet e prodhuara nga një akt normativ mund të jenë edhe më tepër time-sensitiv, madje me impakt që influencom jo një individ, por grupe të tëra shoqërore, të cilët, në fund të fundit kanë të drejtë të gëzojnë garancitë / siguritë e tyre kushtetues dhe ligjore. E drejta për punë, jetese etj, me të cilat aktin normativ i qeverisë mendohet se ka rezonuar negativisht janë të drejta kushtetuese gjithashtu.

 

Po le ta harrojmë për një cast orbën e afateve të ligjin e GJK dhe të lexojmë shqip vetëm nenin 72 të ligjit, i cili në pikën 4 dhe 7 të tij përcakton: (4.)Për shpalljen e vendimit njoftohen pjesëmarrësit në proces. Mungesa e tyre nuk pengon shpalljen e tij; (7.) Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka fuqi detyruese të përgjithshme dhe është përfundimtar. Kur lexon këto përcaktime, një mendje e pajisur me një minimum arsyeje do të pyeste: e përse duhet që, pasi i është shpallur dhe lexuar në sy palëve vendimi i gjykatës, ato të presin që ai të hyjë në fuqi pas botimit në fletore zyrtare. A nuk është kjo si t’i biesh nga Kina?!?!

 

Prapësimi i efekteve të aktit normativ

 

Dekretligji i parëi qeverisë“Rama” kishte fatin e keq që të ishte edhe dektreligji i parë antikushtetues i saj. Por ky fakt nuk surpizon. Çështja e akteve normative që “zh”vlerësohen si të papajtueshëm me Kushtetutën nga GJK është tashmë një sëmundje kronike e sistemit. Ajo“përkeqësohet” gjithmonë në periudhat e instalimit të qeverive të reja pas rotacioneve. Pas ardhjes në pushtet të së djathtës 2005, GJK gjeti në mos-pajtim me Kushtetutën mbi gjysëm dyzine aktesh normative tëqeverisë Berisha nxjerrë brenda 12 muajve të parë të mandatit të saj. Me sa duket qeveritë, në stadet parake, nuk rriten dot pa pirë nga qumështi i dekretligjeve, sado toksike efektet e këtij burimi të së drejtës.

 

Nëse çështja e afteteve për hyrjen në fuqi të vendimeve të GJ është si një ngërç paralizues krahasuar më shpejtësisë me të cilën Qeveria nxjerr dhe fut në veprim dekretligjet e saj, çështja e prapësimit me vendim të GJK të efekteve të prodhuara nga dekretligjet është si të ngjallësh një të vdekur duke i fryrë në vesh.Konkretisht , GJK e hodhi poshtë aktin normativ nr.5 por prapësimi i efekteve të tij mbetet për t’u parë. “Dëmi i supozuar” është shkaktuar tashmë, për shkak të natyrës urgjente të vetëdekretligjit, dhe as vendimi i GJK, e për më tepër, as doktrina nuk ofrojnë zgjidhje për rikuperim, e aq më pak për rikuperim tëdëmit po aq shpejt sae shkakton akti normativ. Shëmbja e nënkalimi të zogut të zi, pasojë direkte e një akti normativ në 2006-ën, nuk është rikuperuar as sot e kësaj dite në terma të (zh)bërjes së dëmit.Këto efekte, mund të ishin sadopak të frenueshme nëse GJK i caktohej me/në ligj detyrimi që dekretligjet të shqyrtoheshin prej saj, kryesisht ose me kërkesë “të ngutshme” nga një palë e legjitimuar, para ose paralelisht me procesin legjislativ që aktivizohet në Kuvend. Një atribut të tillë GJK e ka kur shqyrton pajtueshmërinë me Kushtetutën të marrëveshjeve ndërkombëtare, para ratifikimit të tyre nga Kuvendi(Neni 52/1). Madje, në një rast të tillë ligji i cakton asaj 1 muaj afat të vendosë për marrveshjen, duke pezulluar gjatë kësaj kohe procesin e ratifikimit, nëse ky ka nisur në Kuvend.  I vetmi ndryshim në rastin e shqyrtimit të akteve normative duhet të ishte ngushtimi drastik i afateve brenda të cilave GJK duhet të shprehet për (pa)pajtueshmërinë.Qëllimi edhe në këtë rast është i njëjtë: GJK duhet të lejohet të vlerësojë përputhshmërinë me Kushtetutën të këtyre lloj akteve, para se efektet e prodhuara të jetë të pakthyeshme. Vetëm në një rast të tillë, drejtësia e shërbyer nga kjo gjykatë mund të konsiderohet e efektshme dhe mbi të gjitha e dobishme. Në fakt, ky ka qenë rasti “fatlum” i vlerësimit paraprakisht nga GJK të asaj që u njoh si Marrveshja e Detit mes Shqipërisë e Greqisë, që u hodh poshtë sie papajtueshme me Kushtetutën, para se të ratifikohej nga Kuvendi.

 

Por, për rastin e akteve normative, GJK i janë “lidhur duart” nga ligjvënësi! Edhe ajo vetë mesa duket nuk ka qejf të lëvizë energjikisht kur është në këtë pozicion (mund tëndihmonte vetën psh me nenin 45). Por imagjinoni për një çast sikur qeveria shqiptare t’ifalte me akt normativ detin një fqinji, apo të vendoste për një tjetër çështje sensitive që prek marrdhënietmes vendeve. A nuk u përgjigj përfaqësuesja e qeverisëse mund të ndryshojë me akt normativ edhe vetë Kushtetutën po të dojë kryeministri?  Le të supozojme dicka më të thjeshtë: shfuqizimin me akt normativ vetëm për ca kohë të ligjin për GJK, apo për Gjykatën e Lartë, apo për ndonjë gjykatë tjetër…sigurisht, ky do të ishte tritoli që këtë herëdo të hidhte në erë rendin kushtetuese ne vend. Dhe në këtë rast, baruti do ndizej “nga eshka që digjet ngadalë” e vetë Gjykatës Kushtetuese.

 

 

Nga Gerti Shella

 

Dr.Ekzekutiv, INFOCIP

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim