INFOCIP trajnon gazetaret e Vlores, Fierit, Lushnjes dhe Beratit per mbikqyrje e raportim profesional te aktivitetit te keshillit bashkiak
VLORE, 7 SHTATOR, 2013 – Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP zhvilloi ditën e shtune, dt. 7 Shtator, një seminar-trajnues me gazetarët kryesorë te Vlorës, Fierit, Beratit dhe Lushnjes. Tema e trajnimit ishte “Vendimet e Keshillit Bashkiak & Roli i Media dhe Shoqerise Civile ne monitorimin e vendimarrjes lokale”. Synimi i trajimit ishte ofrimi i njohurive ligjore për gazetërët lokale per mbikqyrjen sa më profesionale të aktivitetit dhe funksionimit te keshillave bashkiake ne qytetet e tyre. Trajnimi synonte edhe prezantimin tek gazetaret te problematikes qe shoqeron funksionimin e keshillave bashkike ne pergjithesi dhe te publikiit te vendimeve te tyre ne vecanti. Nje modul i posaçem iu kushtua prezantimit tek te pranishmit te platformes se re te ndertuar nga INFOCIP per publikimin e vendimeve te keshillave bashkiake, www.vendime.al
Ky trajnim-seminar u konceptua dhe implementua nga INFOÇIP në kuadër të aktiviteteve të mbështetura Programi i Granteve te Vogla te Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane..
Ne trajnim moren pjese 15 gazetare gjithsej, respektivisht nga Vlora, Fieri Lushnja dhe Berati, të gjithë gazetarët e mediave kryesore kombëtare (Top Channel, TV KLAN, Ora NEWS, NEWS24, VIZION PLUS, etj) por dhe lokale. Në seminar morën pjesë edhe reporterët e të përditshme kryesore në vend, si Gazeta Panorama, Gazeta Shqip, Gazeta Shqiptare etj. Po ashtu, të pranishëm ishin përfaqësues nga të gjitha mediat lokale të Durrësit, përfshi atë televizive, të shkruar dhe online.
Lektorë në këtë aktivitet, për të përcjellë ekspertizën e tyre ishin Gerti Shella, ekspert ne ceshtjet e transparences dhe autor i metodes PROACTIV, qe perdoret per matjen e zbatueshmewrise se ligjit 8652 nga vendimarresit lokale. Po ashtu lektor i dyte ishte z. Sami NEza, me nje kariere te gjate ne shtypin e shkruar, kryeredaktor i disa perditshmeve kombetare si dhe pedagog i gazetarise ne UT.
Temat e trajtesave kishin per qellim te ofronin nje ekspoze te plote para gazetareve lokale te te gjitha detyrimeve dhe pergjegjesive ligjore qe keshillat kane ne ushtrimin e funksioneve te tyre vendimarrese, me fokus te posacem afatet dhe vendimarrjen e hapur.
Ne fund, pas mbledhjes se rekomandimeve, pjesemarresve iu shperndane certifikatat e trajnimit nga INFOCIP. Ky aktivitet i hap rruge nje partneriteti te ri strategjik te INFOCIP me median lokale ne Vlore, Fier, Lushnje dhe Berat, per te vitalizuar edhe me shume funksionet kontrolluese qe shoqeria civile ne sinergji me aktoret mediatike mund te luajne per nje mbikqyrje sa me profesionale dhe te plote te vendimarrjes se Keshillit Bashkiak.
Shih me shume foto nga aktiviteti
INFOCIP trajnon gazetaret e Vlores, Fierit, Lushnjes dhe Beratit from INFOCIP on Vimeo.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA