Një këshill bashkiak miraton mesatarisht në një vit rreth 80 vendime. Në Shqipëri ka 63 bashki të mëdha e të vogla, këshillat e të cilave, të marra së bashku, nxjerin rreth 5 mijë vendime çdo vit. Kurse, një këshill komunal (në Shqipëri ka 309 komuna) nxjerr mesatarisht 50 vendime në vit; të gjithë së bashku nxjerrin mbi 15 mijë vendime çdo vit. Në total, këshillat bashkiakë dhe komunalë të Shqipërisë, nxjerrin reth 20 mijë vendime çdo vit.  Kjo shifer më katër zero e kapërcen plot 20 herë prodhimtarinë e akteve të Pushtetit Qendror;  Këshilli i Ministrave nxjerr mesatarisht 900 VKM në vit, kurse Kuvendi miraton mesatarisht rreth 100 ligje ne vit (pothuajse sa këshilli bashkiak i një bashkie të madhe).

Do mjaftonte vetëm ky ballafaqim i produkti vendimarrës për të kuptuar përmasën e vërtetë inflacioniste të decentralizimit në Shqipëri. Nga një prej vendeve më të centralizuar të planetit, deri 23 vjet më parë, sot Shqipëria është ndoshta vendi më i decentralizuar i botës. Shqipëria duhet të jetë edhe vendi me më shumë vendime bashkiake për frymë popullatë në botë. Vendimarrja vendore nw Shqipwri, literalisht “kullon” nga tw gjitha anwt.

Në vitin 2009, qeveria shqiptare kuptoi se bashkë me kontrollin mbi vendimarrjen lokale, ajo kishte humbur edhe aftësinë për të gjetur, qoftë edhe formalisht, vendimet e keshillave bashkiakë. Ky pohim dramatik u bw “e zezë mbi të bardhë” në Strategjisë Ndërsektoriale të Reformës në Admisnitratën Publike, 2009-2013 (SNRAP). “Vendimet normative të bashkive…janë maft të vështira për t’u gjetur”, thuhet në faqen 11 të këti dokumenti shumë të rëndësishëm, miratuar me VKM Nr.1017, datë 18.9.2009. Kur vendimet normative që mund të jenë 5 apo 6 në një vit mezi gjenden, imagjino situatën për mijëra vendime me karakter individuale që nxjerrin këshillat bashkiake.

SNRAP caktonte “qëllimi strategjik” që deri në vitin 2013 të realizohej një tkurrje e degëve në territor, kurse sa i takon vendimeve të këshillave, caktohej si objekt përdorimi masiv i teknologjive të reja të informacionit për publikimin elektronik të tyre

Viti 2013 erdhi. Në Shtator, bashkë me afatin e SNRAP, skadon edhe afati i qeverisë në detyrë. Ndonjë të re nga kufizimi i degëzimit të admisnitratës lokale? JO! Po për vendimet e keshillave bashkikë? JO JO!?….Apo s’është tamam kështu?!

VENDIME.AL, një zgjidhje e zgjuar, për një problem në dukje të pamundur

Po të kërkosh në internet me fjalët: vendim i këshilit bashkiak, motorrët e kërkimit të sugjerojnë me të parë një portal që emërtohet VENDIME.AL.  Ky portal online, i konceptuar dhe i ndërtuar nga Qendra për Çështje të Informimit Publik, mban aktualisht vendimet e dixhitaliuara të këshillave bashkiak kryesore të vendit mbi 5 mijë të tilla). Në brendësi të portalit mësojmë se VENDIME.AL është emërtimi i shkurtuar në rrjet për: Arkiva Kombëtare e Vendimeve të Këshillave Bashkiakë në Republikën e Shqipërisë. Ajo ofron akses të gjerë, efektiv dhe pa pagesë tek vendimet e Këshillave Bashkiakë për gjithë të interesuarit, në një portal të vetëm online. “Aktualisht, VENDIME.AL përmban vendimet e këshillave bashkiakë (VKB)  të 8 prej bashkive kryesore të Shqipërisë, që nga viti 2007 e deri më sot. “Ajo është në përditësim dhe në zgjerim të vazhdueshëm, tashmë edhe me kontributin direkt të bashkive përftuese, të cilat kanë akses të individualizuar në hedhjen e të dhënave”, shpjegon autori i portalit, Gerti Shella, njëkohësisht drejtor i INFOÇIP. Ne kemi realizuar me resurse modeste, por me shumë përkushtim atë që një admisnitratë e tërë publike nuk mundi dot ta realizonte në gjithë këta vjet, shton Shella, teksa mban në dorë në kopje të SNRAP. “Është një ri-centralizim i decentralizimit masiv të vendimarrjes, vijon Shella, duke shtuar se modeli i www.vendime.al është unik jo vetëm në rajon , por në Europë e më gjerë.

Pavarësisht se nuk bëri dot gjë vetë, Qeveria, ajo e tanishmja, por dhe ajo qe po bëhet gati të ulet në Shtator, nuk mund të ankohen të paktën se nuk ka ku t’i gjejë vendimet e këshillave bashkiakë. “Do të na pëlqente që përveç bashkive përftuese që na kanë shprehur gjithë mirënjohjen e nevojshme deri më tani, edhe qeveria qëndrore ta kreditonin punën tonë në një kohë të dytë, pasi ky portal ofron një dobi të madhe praktike edhe për atë vetë. Është një asest që mund të ekspozohet me krenari si një ide dhe arritje e shkëlqyer jo vetëm e shoqërise civile shqiptare por e Shqipërisë. “Ka potencial të jashtëzakonshëm për t’u eksportuar si një produkt autentik “Made in Albania” që promovon  transparencen dhe qeverisjen e mire”, thotë Shella.

Kujt i shërben VENDIME.AL

VENDIME.AL i shërben në rradhë të parë bashkive të Shqipërisë për publikimin e vendimeve të këshillave bashkiakë respektivë. Ky është një detyrim që rrjedh direkt nga ligji organik 8652 “Për qeverisjen vendore në RSH”, i ndryshuar (neni 35).  Mosnjohja e vendimeve të Këshillit Bashkiak nga subjektete dhe qytetarët është në radhë të parë një kosto për vetë admisnitratën e bashkisë, e cila ka për detyrë të implementojë këto vendime.

VENDIME.AL i shërben gjithashtu të gjithë këshilltarëve vendorë, sidomos sekretarëve të Këshillit, për të konsultuar lehtësisht onlinë praktikat më të mira vendimarrëse të çdo Bashkie në vend, duke adoptuar standartet më të larta në formulimin e vendimeve, konform kërkesave që cakton ligji 8652, i ndryshuar.

VENDIME.AL i shërben të gjithë qytetarëve, subjekteve juridike dhe fizike që administrohen nga bashkitë anembanë vendit, duke iu mundësuar atyre njohjen në mënyrë efikase dhe pa asnjë pagesë të legjislacioni vendor. Një qytetar i informuar për normat që qeverisin qytetin është padyshim një qytetar më i mirë.

VENDIME.AL i shërben edhe Qeverisë shqiptare për të vlerësuar më mirë cilësinë e vendimarrjes së autoriteteve vendore si dhe të gjitha agjensive të tjera në nivel qendror që ndërveprojnë me autoritete lokale.

Si funksionon VENDIME.AL

VENDIME.AL është një platformë online e pajisur me dy motorë kërkimi te fuqishëm, një i thjeshtë dhe një i avancuar.  Kërkimi i Thjeshtë, i vendosur në faqen kryesore (home), kërkon/identifikon VKB-të e synuara përmes “fjalë-kyçeve”. Këto të fundit duhet të shkruhen Brenda në fushën e kërkimit dhe më pas të pasohen nga shtypja e komandës “Kërko”, ose duke klikuar direkt “Enter” në tastierë.  Kërkimi i Avancuar shfaqet gjthashtu në faqen kryesore (home) të VENDIME.AL, poshtë Kerkimit te Thjeshtë. Ky lloj kërkimi realizohet përmes atributeve të vendimit, të cilat shpërndahen në katër fushat e kërkimit që ka ky motor.

Platforma online VENDIME.AL është konceptuar dhe zhvilluar nga autorët e saj për të qënë e vetë-qëndrueshme, duke lejuar bashkitë pjesëmarrëse në këtë program unik transparence që të ngarkojnë (upoad) vetë, në mënyrë autonome VKB-të e tyre. Kjo I bën automatiksht bashkitë kontributore direkte të kësaj platforme. Konkretisht, bashkitë e Fierit, Durrësit, Vlorës, Lushnjes, Beratit, Korçës kanë të linkuar në sitet e veta zyrtare faqen përkatëse të VENDIME.AL. Disa prej këtyre bashkive admisnitrojnë vetë tashmë hedhjen e vendimeve të reja, pasi janë pajisur më parë me kredencialet e përdorimit nga INFOCIP që e dmisnitron këtë portal.

Kush e ka ndihmuar VENDIME.AL

Dixhitalizimi i bazës së vendimeve 2007-2013 për bashkitë Fier, Vlorë, Berat dhe Lushnjë u mbështet nga Ambasada e SHBA në Tiranë. Dixhitalizimi i vendimeve të Këshillit Bashkiak Durrës, 2007-2013, është pjesë e mbështetjes së ofruar nga NED, (Washington D.C.). Të gjitha VKB-të e bashkive të tjera, përfshirë Tiranën, janë dixhitalizuar dhe ngarkuar në databazë direkt nga Qendra për Çështja për Informimin Publik, INFOÇIP, si pjesë direkte e kontributet të saj në këtë program kombëtar për promovimin e transparencës vendimarrëse në nivel vendor

Marre nga Revista JAVA,  nr. 80, E Shtune, 3 Gusht

© 2013 JAVA.

http://www.revistajava.al

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim