INFOÇIP trajnon gazetarët e Durresit: “Roli i Medias ne Monitorimin e Keshillit Bashkiak”
Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP dhe struktura e saj mbështetëse në Durrës zhvilluan ditën e mërkurë, dt 24 Korrik një seminar-trajnues me gazetarët kryesorë lokalë në Durrës. Tema e trajnimit ishte “Roli i Medias lokale në monitorimin e Këshillit Bashkiak”. Synimi i seminarit ishte ofrimi i njohurive ligjore për gazetërët me synim mbikqyrjen sa më profesionale të aktivitetit dhe funksionimit te keshillit bashkiak.
Një seminar i tillë, siç u pohua nga gazetaret pjesëmarres, rreth 23 gjithsej, zhvillohej për herë të parë mbi këtë tematike në qytetin e Durrësit. Ai u konceptua nga INFOÇIP në kuadër të aktiviteteve të mbështetura ne kete qytete nga National Endowment for Democracy, me seli në Washinton D.C.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin të gjithë gazetarët e mediave kryesore kombëtare të cilët raportojnë nga Durrësi (Top Channel, TV KLAN, Ora NEWS, NEWS24, VIZION PLUS, etj). Po ashtu, në këtë seminar morën pjesë edhe reporterët e të përditshme kryesore në vend, si Gazeta Panorama, Gazeta Shqip, Gazetaë Shqiptare etj. Po ashtu, të pranishëm ishin përfaqësues nga të gjitha mediat lokale të Durrësit, përfshi atë televizive, të shkruar dhe online.
Lektorë në këtë aktivitet, për të përcjellë ekspertizën e tyre ishin Gerti Shella, ekspert ne ceshtjet e transparences dhe te informimit, Aleksander Cipa, ish kryeredator i disa prej te perditshmeve me te rendesishme ne vend dhe njekohesisht profesor i gazetarise ne disa prej universiteteve me te mira ne vend, njekohesiht edhe drejtue i Unionit te Gazetareve te Shqiperise, Endrit Shabani, profesor i se drejtes ne Universitetin “Luarasi” dhe njekohesisht ekspert i shoqerise civile ne fushen e monitorimeve.
Temat e trajtesave kishin per qellim te ofronin nje ekspoze te plote para gazetareve lokale te te gjitha detyrimeve dhe pergjegjesive ligjore qe keshillat kane ne ushtrimin e funksioneve te tyre vendimarrese, me fokus te posacem afatet dhe vendimarrjen e hapur.
Ne fund, pas mbledhjes se rekomandimeve, pjesemarresve iu shperndane certifikatat e trajnimit nga INFOCIP. Ky aktivitet i hap rruge nje partneriteti te ri strategjik ne durres te INFOCIP me median lokale per te vitalizuar edhe me shume funksionet kontrolluese qe shoqeria civile ne sinergji me aktoret mediatike mund te luajne per nje mbikqyrje sa me profesionale dhe te plote te vendimarrjes se Keshillit Bashkiak.
Shiko me shume foto nga aktiviteti
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA