Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP, shpalli ne Durres, me date 12 Korrik 2013, rezultatet paraprake te Raportit Monitorues “Transparenca dhe Pjesëmarrja e Publikut në Vendimarrjen e Këshillit Bashkiak Durrës”, Ky raport hartohet per te dytin vit rradhazi dhe eshte pjesw e mbeshtetjes sw ofruar nga National Endowment for Democracy, NED me seli ne Washington D.C. Monitorimi mat dhe vlerëson përputhshëmërinë e aktivitetit dhe funksionimit të Keshillit Bashkiak Durres me përcaktimet e ligjit 8652 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar, sidomos të neneve të grupuara në KREUN  VI të ligjit në fjalë. Periudha që mbulon monitorim zgjat 12 muaj, respektivisht 26 Korrik 2012- 12 Korrik 2013

I. Funksionimi i Keshillit Bashkiak (intensiteti i ushtrimit të mandatit)

Gjatë periudhës nën monitorim, Këshilli Bashkia Durres ka zhvilluar një aktivitet të reduktuar vendimarrës, për arsye që mbeten për t’u shpjeguar prej vetë atij para qytetarëve. Nga monitorimi rezulton se përgjatë 12 muajve, Keshilli është mbledhur vetëm 3 herë në seancë plenare, respektivisht në datat 1 Tetor dhe 5 nëntor 2012, dhe njëherë të fundit në dt 11 Janar 2013.  Qe nga kjo datë e deri më sot, këshilli nuk është mbledhur më, duke bërë që të shkelet si fillim pika 2 e nenit 31 të ligjit 8652, që përcakton se Mbledhjet e radhës të këshillit bashkiak zhvillohen si rregull jo më pak se një herë në muaj”.

 

Në datë 11 Prill 2013, Këshilli Bashkiak Durrës kapërceu edhe limitin e fundit ligjor prej tre muajsh rradhazi pa u mbledhur në seancë, duke konsumuar kështu rrethanën e parashikuar ne ligj për  vet-shpërndarjen e tij. Pika 8 e nenit 31 përcakton shprehimisht se “Kur këshilli nuk mblidhet për shkak të mungesës së anëtarëve të tij gjatë tre muajve, duke filluar nga data e mbledhjes së fundit të tij, këshilli quhet i vetëshpërndarë. Vetëshpërndarja pasohet me zgjedhje të reja për këshillin përkatës dhe sekretari i këshillit komunal ose bashkiak, brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit 3-mujor, njofton prefektin[1]“. Kjo rrethanë parashikohet qartë edhe në nenin 38  “Shpërndarja e parakohshme e këshillit”, ku, në pikën 1 të tij, germa “a“ thuhet shprehimisht se Këshilli komunal ose bashkiak shpërndahet para kohe me VKM kur nuk mblidhet për një periudhë të vazhdueshme tremujore;

 

Gjatë periudhës nën monitorim, Këshilli Bashkiak Durrës nuk ralizoi dot as vendimarrjet për Paketën Fiskale 2013 (taksat dhe tarifat vendore) dhe për Buxhetin 2013 (pagat e administratës, investimet publike, etj). Këto janë në fakt edhe dy vendimarrjet më të rëndësishme vjetore të tij. Mos-realizimi i tyre çon gjithashtu në shpërndarjen e parakohshme të Këshillit Bashkiak, siç parashikon nenin 38, paragrafi 1 germa “b“, ku shprehimisht thuhet se: Keshilli shperndahet me VKM kur nuk arrin të marrë vendim për miratimin e buxhetit brenda tre muajve nga data e përcaktuar në nenin 19 të këtij ligji“.

 

Sot, në datë 12 Korrik  2013, mbushen gjithashtu plot 6 muaj nga hera e fundit kur këshilltarët kanë marrë pjesë në një mbledhjetë këshillit (e fundit ka qenë në 11 Janar 2013). Neni 27 i ligjit 8652, në pikën 4, germa “e“  përcakton shprehimisht se: Mandati i këshilltarit, mbaron para afatit, me propozim të komisionit të mandateve kur: e) nuk merr në mbledhjet e këshillit për një periudhë 6 mujore


II. Aktiviteti vendimarrës (vendimet dhe ligjshmëria e tyre).

Votimi i vendimeve
 
Gjatë 12-mujorit të dytë të ushtrimit të mandatit, Këshilli Bashkiak, Durrësit ka miratuar gjithsej 70 vendime. Plot 38 prej tyre janë marrë në vitin 2012, kurse pjesa tjetër i takojnë vitit 2013.   Shumica dërrmuese e vendimeve të Këshillit janë me karakter individual (66 gjithsej).  Nga monitorimi rezulton se këshilltarët kanë bërë votim të hapur në të gjitha rastet, në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 33 të ligjit 8652, të ndryshuar. Kjo dispozitë përcakton shprehimisht se “Aktet me karakter individual miratohen kurdoherë me votim të fshehtë”.
 
Për periudhën e monitoruar, vetëm 4 vendime (VKB) kanë karakater normativ. Në të katra rastet, votimi është bërë i hapur, konform përcaktimit ligjor. Më i rëndësishmi prej tyre është VKB nr.123 “Për Miratimin e Projekt-Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Durrës“. Përpara votimit të këtij vendimi, Këshilli ndërmori konsultime me aktorë të interesit dhe publikun, konform detyrimit që i ngarkon atij pika 1 e nenit 35 të ligjit 8652. Takimi me pjesëmarrje masive (tek Hotel Adriatik) u organizua dhe u mbështet nga INFOÇIP me strukturat e veta në Durrës, në kuadër të partneritetit me Këshillin Bashkiak që vijon prej më shumë se dy vjetësh tashmë.

Vendime që merren me tre të pestat
 
Ligji 8652, i ndryshuar, parashikon vetëm një rast vendimarrje për të cilën nevojiten 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit, konkretisht “për rastet e parashikuara në nenin 32 shkronja “e“ e këtij ligji, ose e thënë ndryshe, në rastet kur Këshilli miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve. Gjatë 12 muajve që mbuloi monitorimi, Këshilli Bashkiak ka marrë të paktën 5 vendime për tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve. Në të gjitha këto raste votimi ka qenë pothuajse unanim dhe pika 4 e nenit 33 te ligjit 8652 është respektuar. Ne rastin e këtyre vendimeve, neni 35, pika 1 e ligjit 8652 i ngarkon Këshillit detyrimin për zhvillimin e seancave të këshillimit me bashkësinë në secilin rast, fakt të cilin monitorimi nuk e ka konstatuar. Po ashtu, në rastin e këtyre vendimeve, duhet edhe vlerësuar me kujdes edhe mënyra e votimit, e cila, sa kohë që ato janë për nga natyra VKB individuale, duhet të jetë gjithmonë e fshehtë. Edhe në këtë rast, Këshilli nuk e ka plotësuar detyrimin ligjor që buron nga pika 1 e Neni 33 të ligjit 8652.

Vendimet qarkulluese
 
Pavarësisht se mbledhja e fundit[2] u mbajt në 11 Janar 2013, Këshilli ka miratuar me vendim qarkullues pas kësaj date nga nje vendim respektivisht ne 23 Janar, ne 28 Shkurt,ne 25 Mars dhe ne 26 Prill 201, (VKB për ndihmën ekonomike dhe pagesat e paaftësisë). Një praktikë e tillë vendimarrëse dhe procedura që ndiqet në raste të tilla nuk parashikohet në ndonjë nga nenet e ligjit 8652, të ndryshuar . Kjo praktikë, e cila është ndjekur edhe në vitin 2012[3] nga Këshilli Bashkiak Durrës, mbetet të konsiderohet ekstra – ligjore.

Pjesemarrja qytetare
 
Gjatë periudhës nën monitorim, mbledhjet e këshillit kane qenë janë të hapura për publikun, në respekt të percaktimeve te nenit 34 të ligjit 8652. Qytetarët, përfshirë dhe ata të organizuar nga INFOCIP janë lejuar normalisht të ndjekin mbledhjet e këshillit në sallë. Pjesëmarrja më e madhe verejtur ka qenë ajo në mbledhjen datës 11.01.2013 ku u miratua edhe “Projekt-Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Durrës (VKB nr.123, dt. 11.01.2013), kur në sallën e mbledhjeve të Këshillit kishin ardhur mbi 20 banorë të lagjes nr.2 (zonë arkeologjike e Kategorisë A). Ata i kerkuan drejperdrejt keshilltareve ne seance që PPV të parashikonte lejimin e ndërtimit të banesave ose te pakten rikonstruksion e atyre ekzistuese edhe në Lagjen 2, pavarësisht faktit se ajo eshte zonë arkeologjike.
 
Infrastruktura e sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ka gjithsesi mundësi të pakta akomodimi për qytetarët. Është vënë re se edhe personeli i administratës së bashkisë jo gjithmonë ka karrige të mjaftueshmë për të ndjekur mbledhjet në sallë. E njëjta situatë konstatohet edhe për gazetarët të cilët mbulojmë me mbledhjeve të Këshilit Bashkiak. Një situatë e tillë kompromenton  materializimin në praktikë të garancisë kushtetuese në RSH sipas së cilës “Kujtdo i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive”(neni 23/3 i Kushtetutës).
 
Njoftimi i mbledhjeve

Praktika kryesore e ndjekur nga Sekretariati i Këshillit Bashkiak Durrës për njoftimin e mbledhjeve ka qenë përmes konktaktimit me email dhe me telefon, të këshilltarëve apo të personave të tjerë të interesuar.  INFOÇIP, si dhe të ZTQ Durrës janë njoftuar rregullisht përmes telefonit, tre katër ditë para, për mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Kjo praktikë, edhe pse ka garantuar normalisht ndjekjen në sallë të mbledhjeve prej ekipit monitorues, ka limitet e veta objektiva për të ofruar njoftimin e të të gjithë të interesuarve të mundshëm për të ndjekur mbledhjet e Këshillit Bashkiak, si ne kuptimin praktik, ashtu edhe ate të  percaktuar ne piken 2 te nenit 34 të ligjit 8652.
 
Edhe pse jo një kërkese direkte e ligjit 8652, i ndryshuar, një ndër mënyrat e mundshmë të njoftimit të mbledhjeve mund të ishte ajo përmes internetit. Nga vëzhgimi sistematik që INFOÇIP i ka bërë faqes zyrtare të Internetit gjatë periudhës së monitorimit, nuk rezultoi që ajo të jetë përdorur për të publikuar njoftime lidhur me datën, orën dhe axhendën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak. Sa i takon njoftimit permes medias, kjo praktike mbetet te verifikohet ne muajt qe vijne, pasi deri ne Janar 2013, Durresi nuk ka patur nje televizion lokal, sinjali i te cilit te perdorej per noftimine  bledhjeve te keshillit.
 
Data, vendi, ora dhe rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit

Një tjetër përcaktim i nënit 34, pika 2, e ligjit 8652, të ndryshuar është edhe se “Njoftimi përmban datën, vendin, orën dhe rendin e ditës së mbledhjes” (fjalia e dytë e nenit 34/2). Nga vlerësimi i të gjithë njoftimeve të shpërndara gjatë periudhës nën monitorim, rezulton se kjo kërkesë e ligjit ka qenë tërësisht e respektuar nga ana e sekretarit te Këshillit Bashkiak.
 
Publikimi i vendimeve
 
Neni 35 i ligjit 8652 i ndryshuar pëercakton shprehimisht se “Vendimet e këshillit afishohen, në vende publike të caktuara nga këshilli, brenda territorit të komunës ose bashkisë dhe, sipas mundësive, këshilli cakton edhe forma të tjera të publikimit të tyre”. Që në fillim të punës tonë në Durrës, duke parë situatën shqetësuese, ne dixhitalizuam vendimet e Këshillit Bashkiak Durrës që nga vitit 2007 e deri sot, duke i bërë ato të publikueshme dhe të aksesueshme on-line. Ne fillim të këtij viti, databaza dixhitale e vendimeve të Këshillit Bashkiak u rihodh nga e para në një portal të ri online, www.vendime.al,  që ofron avantazhe maft të rëndësishme krahasuar me sistemin e vjetër të arkivimit, sidomos përsa i takon gjetjes së vendimeve online me fjalë kyçe nga cilido interesuar. Faqja e individualizuar për Durrësin në www.vendime.al është e linkuar në faqen zyrtare të bashkisë Durrës. Sekretari i Këshillit Bashkiak, në bashkëpunum me strukturat tana vendore në Durrës, kanë përcjell për publikim online në vendime.al të gjitha vendimet që ka nxjerrë këshilli gjatë periudhës nën monitorim, në respekt të frymës së nenit 35 të ligjit 8652.
 

III. Rekomandim parësor

Bazuar në të dhënat e mesipërme, INFOCIP konstaton se Këshilli Bashkiak Durrrës ndodhet aktualisht në kushtet e parashkikuara nga neni 38 i ligjit 8652, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. Ky nen parashikon shpërndarja e parakohshme të Keshillit me VKM. ne rastet kur ai:
 
a) nuk mblidhet për një periudhë të vazhdueshme tremujore;

b) nuk arrin të marrë vendim për miratimin e buxhetit brenda tre muajve nga data e përcaktuar në nenin       19 të këtij ligji;

c)   kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose ligjeve
 
Konkretisht, Këshilli Bashkiak Durrës, për shkak të mos-veprimit germat “a” dhe “b” të paragrafit 1 të këtij neni, konkretisht mos -mbledhjen për tre muaj rrjesht në seance dhe mos-miratimin e Buxhetit 2013. Kjo e fundit madje është e pamundur të rikuperohet tashmë për shkak të të parës, edhe sikur këshilli të gjeneronte tashmë pas zgjedhjeve të përgjithshme vullnetin e nevojshëm për ta kaluar buxhetin e qytetit edhe sikur vetëm formalisht.
 
Po ashtu, Këshilli, gjatë veprimtarise se tij, sic ka konsatuar edhe monitorimi, ka anashkaluar disa dispozitave ligjore, sidomos sa i takon modaliteteve të votimit të akteve nga Këshilli. Mbetet të vlerësohet ende nëse këto devijime arijnë të aktivizojnë edhe germën “c” të paragrafit 1 të nenit 38.
 
Po ashtu, sot, në datë 12 Korrik  2013, mbushen gjithashtu plot 6 muaj nga hera e fundit kur këshilltarët kanë marrë pjesë në një mbledhje të këshillit (mbledhja e fundit ka qenë në dt 11 Janar 2013). Neni 27 i ligjit 8652, në pikën katër të tij, germa “e“  përcakton shprehimisht se: Mandati i këshilltarit, mbaron para afatit, me propozim të komisionit të mandateve kur: e) nuk merr në mbledhjet e këshillit për një periudhë 6 mujore.

Si përfundim, INFOÇIP rekomandon:

 

  1. 1. Njohjen zyrtare nga autoritet eprore të vetë-shkrirjes së Këshillit Bashkiak (shpërndarja ngo organi kompetent), për shkak të mos-ushtrimit të funksioneve për periudha të zgjatura përtej afateve ligjore.

 

  1. 2. Thirrjen e zgjedhjeve të reja për Këshilli Bashkiak, Durrës në një kohë sa më të shpejtë të mundshme, në përputhje me Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqiperise.

 

  1. 3. Në periudhën nga data e zgjedhjeve e deri në konstituimin e këshillit të ri, këshilli i vet-shpërndarë te ushtrojë funksione të kufizuara dhe të bëjë vendimarrje vetëm në raste të situatave emergjente, sic parashikon neni 31, pika 6 e ligjit 8652.

Pjesa tjetër e rekomandimeve që kanë të bëjmë kryesisht me amendime të ligjit aktual 8652, do tju vihen në dispocion përmes Raportit final qe botohet se shpejti.

 

INFOCIP shpall raportin monitorues per Keshillin Bashkiak Durres, 2013 from Qendra CIP on Vimeo.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim