INFOCIP perfundon dixhitalizimin e vendimeve te keshillave bashkike ne Vlore, Fier, Berat dhe Lushnje
Tirane, 10 Maj, 2013 – Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOCIP perfundoi plotesisht dixhitalizimin e vendimeve te keshillave bashkiake ne kater prej bashkive me te rendesishme te Shqiperie, Vlore, Fier, Berat dhe Lushnje. Bashkia e fundit e pajisur me nje database te plote dixhitale te vendimeve te saj eshte ajo e Vlores, me nej total prej rreth 500 VKB te hedhra online. Ky proces i rëndësishëm dixhitalizimi u ndermor nga INFOCIP në kuadër të nismës “Për një Qeverisje Vendore të Hapur përmes Inovacionit” .
Gjate ketij procesi kompleks, i cili zgjati mbi 5 muaj, rreth 3000 vendime te keshillave bashkiake te Fierit, Beratit, Lushnjes dhe Vlores u dixhitalizuan plotesisht nga INFOCIP. Te gjitha databazat respektive te bashkive perftuese ne kete faze te dyte jane linkuar ne faqet e tyre zyrtare. Dorezimi ne perdorim te bashkive i ketyre databazave u shoqerua me ceremoni te posacme te mbajtura gjate mbledhjeve te keshillave bashkike ne secilin qytet. Mbeshtetja e siguruar nga kreret e qeverisjes vendore per stafet dhe opratoret ne terren te INFOCIP ka qene e plote dhe mjaft cilesore.
Procesi I dixhitalizmit eshte nje nisme sui-generis e INFOCIP. Platforma online eshte e gjitha e projektuar nga ekspertet e INFOCIP. Ajo adreson per zgjidhje perfundimtare problemin tashme te konstatuar te pamundesishe per te gjetur dhe per tu njohur me legjislacionin vendor ne Republiken e Shqiperise. Kjo faze e dyte (kater bashki) u mbeshtete finanirisht nga Programi i Granteve te Vogle, i Komisionit per Demokraci te Ambasades Amerikane ne Tirane. Faza e dyte, tashme e perfunduar me sukses, pasoi ne fakt dixhitalizimin e vendimeve te Korces dhe te Durresit, qe nga vitit 2007, mbeshtetur plotesisht ose pjeserisht nga OSFA dhe NED (me seli ne Washinton D.C.)
Pjese e procesit te dixhitalizimit kane qene edhe vendimet e Keshillit Bashkiak te Tiranes, i cili u realizua teresisht me burimet e brendshme te INFOCIP. Pritet se shpejti edhe fillimi i fazes se trete i dixhitalizimit te vendimeve te keshillave bashkike te njesive te qevrisjes vendore ne veri te Shqiperise, duke nisur me Shkodren dhe Lezhen.
Te gjitha vendimet e dixhitalizuara te ketyre bashkive, jane te ngarkuara ne portalin www.vendime.al, qe wshtw një databazë e fuqishme online përmes së cilës kushdo mund të njihet me vendimarrjen e Këshillave Bashkiakë në secilën bashki të Shqipërisë. Secila Bashki ka linkuar ne faqen e vet zyrtare arkiven e vendimeve te saj.
VENDIME.AL është emërtimi i shkurtuar në rrjet për: Arkiva Kombëtare e Vendimeve të Këshillave Bashkiakë në Republikën e Shqipërisë. Ajo synon të sigurojë akses të gjerë, efektiv dhe pa pagesë tek vendimet e Këshillave Bashkiakë për gjithë të interesuarit, në një portal të vetëm online.
Kjo Arkivë Online është konceptuar dhe ndërtuar nga Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOÇIP. Ajo është në përditësim dhe në zgjerim të vazhdueshëm, tashmë edhe me kontributin direkt të bashkive përftuese, të cilat kanë akses të individualizuar në hedhjen e të dhënave.
Publikimi i vendimeve te keshillave bashkike eshte mbi te gjitha nje detyrim qe buron nga ligji nr. 8652 “Per Pushtetin Vendor ne RSH”, i ndryshuar. VENDIME.AL i jep nje zgjidhje definitive edhe ketij problemi, duke e sjelle kete procedure mjaft te rendesishme ne nje permase te mirefillte inovacioni.
VENDIME.AL i jep zgjidhje gjithashtu edhe problematikes se konstatuar edhe nga vete Qeveria shqiptare lidhur me veshtiresine e identifikimit dhe gjetjes se akteve te pushtetit vendor, sikurse e ka theksuar ne Strategjine Ndersektoriale te Reformes ne Administraten Publike, 2009-2013
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA