Fier, 6 MAJ 2013 – Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOCIP i dorëzoi Këshillit Bashkiak, Fier databazën e plotë të vendimeve të tij tashmë të dixhitalizuara dhe të hedhura online. Ceremonia e dhurimit u zhvillua në mbledhjen e Këshillit te dites se Hene, dt. 6 MAJ 2013. Qe ne fillim te rendit te dites, kryetarja e Keshillit Bashkiak, znj. Donika Jorgaqi, ftoi drejtorin e INFOCIP, z.Gerti Shella, te adresoje Keshillin duke bere edhe një demonstrim të plotë të funksioneve dhe potencialit të databazës. Shella në fjalën e tij falenderoi kreret e bashkise Fier, te gjithe te pranishem ne kete mbledhje. Ai shtoi se “botimi i vendimeve te keshillit eshte mbi te gjitha nje detyrim ligjor per Keshillin, dhe ne kete kuptim, kjo platforme dixhitale per botimin e vendimeve te tij ploteson me se mire edhe kete nevoje direkt per vendimarresit e qytetit te Fierit”.
 
Shella vlerësoi edhe mbështetjen e ofruar nga kryetari i Bashkisë Fier, Z. Baftjar Zeqo, dhe posacerishtnga Nenkryetari i Bashkise,Z. Florjan Muçaj, i cili krijoi te gjitha lehtesite e nevojshme per stafin e INFOCIP gjate fazave te punes brenda ne Bashkine Fier.Po ashtu, Shella falenderoi per ndihmesen e shkelqyer edhe sekretarin e Keshillit Bashkiak, z. Xhevit Bushi.

Gjate procesit te dixhitalizimit te vendimeve, i cili zgjati mbi tre muaj, rreth 600 vendime te Keshillit Bashkiak Fier u dixhitalizuan plotesisht nga INFOCIP dhe pasi u kataloguan u hodhen ne portalin www.vendime.al, si dhe u linkuan ne faqen zyrtare te Bashkise Fier.

Ceremoni e dorezimit te databazes Keshillit Bashkiak Fier u ndoq nga nje numer i konsiderueshem mediash kombetare dhe lokale. Ato shfaqen interes te posacem per kete risi qe tashme i jep nje dimension krejt te ri transparences vendimarrese ne qytetin e Fierit, nje nga me te rendesishmit ne vend.

Databaza e vendimeve të Këshillit Bashkiak Fier ploteson edhe nje objektiv te vete bashkise Fier, per publikimin online te vendimeve te saj. Ky proces i rëndësishëm dixhitalizimi jo vetem ne Fier, por edhe ne Berat, Lushnej dhe Vlore, ndërmerret nga INFOCIP në kuadër të nismës “Për një Qeverisje Vendore të Hapur përmes Inovacionit” dhe mbështet nga Komisioni për Demokraci i Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Te gjitha vendimet e hedhura online nga INFOCIP janë të kërkueshme online me fjale-kyç dhe të shkarkueshme pa pagesë dhe në çdo kohë për/nga të gjithë të interesuarit. INFOÇIP gjithashtu po pajis me kapacitete teknike dhe trajnimin e plotë të përsonelit përgjegjës në Bashkite perftuese te ketij prgrami dixhitalizimi unik ne llojin e vet ne te gjithe rajonin.
Per te pare databazen e vendimeve te Keshillit Bashkiak Fier, klikoni ne: http://www.vendime.al/fier/
Ju mund ta shikoni kete databaze te vendosur edhe ne faqen e Bashkise Fier: http://bashkiafier.gov.al/

shiko ketu foto nga aktiviteti

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim