BERAT, 10 Prill 2013 – Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOCIP i dorëzoi Këshillit Bashkiak, Berat databazën e plotë të vendimeve të tij tashmë të dixhitalizuara dhe të hedhura online. Ceremonia e dhurimit u zhvillua në mbledhjen e Këshillit te dites se Merkure, dt. 10 Prill 2013.  Ne perfundim te rendit te dites,  kryetarja e Keshillit Bashkiak, znj. Valbona Zylyftari,  ftoi drejtorin e INFOCIP, z.Gerti Shella, te adresoje Keshillin duke bere edhe një demonstrim të plotë të funksioneve dhe potencialit të databazës. “Berati 2400 vjecar sot fiton edhe nje dimension te ri inovacioni, u teknologjite me te fundit dixhitale te kohes i vihen ne dispozicion per perdorim masiv te gjithe qytetareve te vet, tha Shella në fjalën e tij. Ai shtoi se “botimi i vendimeve te keshillit eshte mbi te gjitha nje detyrim ligjor per Keshillin, dhe ne kete kuptim, kjo platforme dixhitale per botimin e vendimeve te tij ploteson me se mire edhe kete nevoje direkt per vendimarresin e qytetit”. Shella vlerësoi edhe mbështetjen positive të ofruar nga kryetari i Bashkisë Berat, Fadil Nasufi. Po ashtu, Shella falenderoi per ndihmesen e shkelqyer edhe sekretaren e Keshillit Bashkiak, Erinda Bumbli.
 
Gjate ketij procesi i cili zgjati mbi tre muuaj, rreth 700 vendime te Keshillit Bashkiak Berat u dixhitalizuan plotesiht nga INFOCIP dhe pasi u kataloguan u hodhen ne portalin www.vendime.al, si dhe u linkuan ne faqen zyrtare te Bashkise Berat.
 
Ceremoni e dorezimit te databazes Keshillit Bashkiak Berat u prit mjaft mire nga te gjithe keshilltaret. Ata pergezuan INFOCIP per punen mjatf cilesore. Ceremonia u ndoq nga nje numer i konsiderueshem mediash kombetare dhe lokale. Ato shfaqen interes te posacem per funksionet e kesaj databaze, si dhe per impaktine  transparences vendimarrese qe ajo sjell.
 
Databaza e vendimeve të këshillit Bashkiak Berat është e dyta që dorëzohet në kuadër të fazës së dytë të dixhitalizimit të vendimeve të këshillave, e cila përfshin bashkitë Fier, Vlorë dhe Berat. Ky proces i rëndësishmë dixhitalizimi ndërmerret nga INFOCIP në kuadër të nismës “Për një Qeverisje Vendore të Hapur përmes Inovacionit” dhe mbështet nga Komisioni për Demokraci i Ambasadës së SHBA në Tiranë.
 
Te gjitha vendimet e hedhura online nga INFOCIP janë të kërkueshme online me fjale-kyç dhe të shkarkueshme pa pagesë dhe në çdo kohë për/nga të gjithë të interesuarit. INFOÇIP gjithashtu ka pajisur me kapacitete teknike dhe trajnimin e plotë të përsonelit përgjegjës në Bashkinë Lushnjë për publikimin / hedhjen online në mënyrë autonome të vendimeve të reja që do të nxjerrë Këshilli Bashkiak Lushnjë në vijimësi, pas dhurimit të databazës nga INFOÇIP.
 
Per te pare kete databaze, klikoni ne: http://www.vendime.al/berat/
 
Ju mund ta shikoni kete databaze te vendosur edhe ne faqen e Bashkise Berat: http://bashkiaberat.gov.al/

 

Shiko ketu foto nga aktiviteti

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim