“BOTIMET ZYRTARE NE R.SH – percaktimet ligjore dhe vlerësimi i konsistencës” ka qenë titulli i kumtesës së mbajtur ne UET nga Drejtori i Qendres per Çeshtjet e Informimit Publik, Gerti Shella. Simpoziumi që u zhvillua me studentët e programit Master të Fakultetit Juridik në UET u iniciua me ftesë të dekanit të F.Juridik, Dr. Çlirim Gjata, dhe u moderua drejtpërdrejt nga zv. Dekan i këtij Fakulteti, Prof. As. Migena Leskoviku.

Dekani Gjata e konsideroi këtë simpozium si pjesë të ndërveprimit të UET me institutet më të mira kërkimore në vend, me synim diseminimin e përvojës së kërkimit shkecor tek profesionistët e ardhshëm që do të dalin nga auditorët e Universitetit Europian të Tiranës.

Në kumtesën e tij, drejtori i INFOÇIP, Shella, bëri një paraqitje të detajuar të kuadrit ligjor që normon precesin e botimit të akteve normative në Fletore Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Ai u ndal dhe shpjegoi në mënyrë të hollësishme të gjitha dispozitat ligjore që përcaktojnë detyrimin e botimit të akteve për organet qëndrore kushtetuese të treja pushteteve, Legjislativit, Ekzekutivit dhe Gjyqësorit.

Më pas, Shella paraqiti para studentëve  pjesët më kryesore të studimeve monitoruese të ndërmarra nga INFOCIP që prej vitit 2008 e në vijim, duke u ndalur në mynyrë të posaçme tek rezultatet e botueshmërisë së akteve që nxjerrin organet e pushtetit ekzekutiv.

Ai iu ndal gjithashtu edhe tek problemet serioze të konstatuar për arsyetimin në kohë, brenda afateve që cakton ligji, të vendimeve të gjykatës së lartë, duke zbardhur të plotë situatën prblematike me vendimet unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara, ne ketë gjykatë.

Më pas, studentët bënë mjaft pyetje të cilat indikonin edhe interesin e tyre në këtë fushën e botimeve zyrtare, e cila ka marrë një rëndësi të veçantë, pas monitorimeve të vazhdueshmë të realizuar në këtë drejtim nga INFOÇIP. Shella iu përgjigj interesimit të studentëve me përgjigje të diferencuara duke I ftuar ata njëkohësiht të bëhen pjesë e programit kërkimor që implementohet çdo vit nga Qendra për Cështjet e Informimit Publik në fushën e aksesit në legjislacion.

INFOCIP u ftua nga Dekani dhe zv. Dekani i Fakultetit Juridik në UET të jetë sërish i pranishëm në formatet e simpoziumeve që organizohen nga Universiteti, për të ndarë përvojën kërkimore dhe gjetjet e studimeve monitoruese edhe në fushën e qeverisjes vendore në Shqipëri, një tjetrë ekspertizë e pasur kjo e INFOCIP, e thelluar mjaft së fundmi në kuadër të nismër “Për një Qeverisje Vendore të Hapur përmes INOVACIONIT”.

Ne perfundim te simpoziumit, Qendra per Ceshtjet e Informimit Publik shperndau nje seri botimesh  te saj per studentet e Universitetit Europian te Tiranes.

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim