INFOÇIP i dhuron Këshillit Bashkiak Lushnje databazën e plote te vendimeve te dixhitalizuara
LUSHNJE, 25 Mars 2013 – Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOCIP i dorëzoi Këshillit Bashkiak, Lushnjë databazën e plotë të vendimeve të tij tashmë të dixhitalizuara dhe të hedhura online. Ceremonia e dhurimit u zhvillua në mbledhjen e Këshillit te dites se hene, 25 Mars 2013, ku drejtori i INFOCIP, Gerti Shella, pas fjalës përshëndetëse para këshilltarëve, bëri edhe një demonstrim të plotë të funksioneve dhe potencialit të databazës. “Lushnja bëhet sot e treta bashki në Shqipëri , pas Korces dhe Durrësit, e cila ka të dixhitalizuara prej nesh dhe te hedhura online të gjitha vendimet e këshillit, që nga viti 2007 e deri më sot”, tha Shella në fjalën e tij. Ai vlerësoi edhe mbështetjen positive të ofruar nga kryetari i Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe si dhe nga kryetari i Këshillit Bashkiak……
Databaza e vendimeve të këshillit Bashkiak Lushnje është e para që dorëzohet në kuadër të fazës së dytë të dixhitalizimit të vendimeve të këshillave, e cila përfshin gjithashtu edhe bashkitë Fier, Vlorë dhe Berat. Ky proces i rëndësishmë dixhitalizimi ndërmerret nga INFOCIP në kuadër të nismës “Për një Qeverisje Vendore të Hapur përmes Inovacionit” dhe mbështet nga Komisioni për Demokraci i Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Te gjitha vendimet e hedhura online nga INFOCIP janë të kërkueshme online me fjale-kyç dhe të shkarkueshme pa pagesë dhe në çdo kohë për/nga të gjithë të interesuarit. INFOÇIP gjithashtu ka pajisur me kapacitete teknike dhe trajnimin e plotë të përsonelit përgjegjës në Bashkinë Lushnjë për publikimin / hedhjen online në mënyrë autonome të vendimeve të reja që do të nxjerrë Këshilli Bashkiak Lushnjë në vijimësi, pas dhurimit të databazës nga INFOÇIP.
Per te pare kete databaze, klikoni ne: http://www.vendime.al/lushnje/
Ju mund ta shikoni kete databaze te vendosur edhe ne faqen e Bashkise Lushnje: http://www.bashkialushnje.gov.al/
shih keto te gjitha fotot nga aktiviteti
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA