LUSHNJE, dt.  18 Mars 2013 – Qendra per Ceshtje te Informimit Publik, INFOÇIP dhe Bashkia Lushnje nenshkruan  Memorandumin e Bashkepunimit mes tyre per dixhitalizimin e plote te bases se vendimeve te Keshillit Bashkiak qe nga viti 20007 e deri me sot. Ceremonia e zhvillua ne mjediset e bashkise Lushnje dhe u percoll me interes nga te gjitha mediat e pranishme ne qytetin e Lushnjes, kombetare dhe lokale. Palet nenshkruese ne kete memorandum u perfaqesuan nga kreytari i Bashkise Lushnje, Fatos Tushe, kryetari i Keshillit Bashkiak, Asllan Haxhiu dhe ne emer te INFOÇIP nga drejtori ekzekutiv, Gerti Shella. Ne ceremoni moren pjese edhe dy nenkryetaret e Bashkise Lushnje.

Qëllimi i këtij Memorandumi është të promovojë bashkëpunimin dhe vendosë partneritetin mes palëve për gjenerimin e aksesit të plotë dhe efektiv në legjislacionin vendor të Lushnjes prej aktorëve të interesuar dhe qytetarëve, përmes teknologjive të reja të informacionit, në kuadër të Inisiativës Kombëtare “Qeverisje Vendore e Hapur përmes Inovacionit”.

Ndërveprimi midis palëve partnere, nënshkruese të këtij Memorandumi, realizohet në kuadër të Fazës II të programit pilot , me titull: “Providing Albanian Citizens with full access on-line to decisions of their municipal councils”, mbështetur nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOÇIP, merr përsipër të dixhitalizojë plotësisht vendimet e Këshillit Bashkiak, Lushnjë, që nga viti 2007 e dëri më sot dhe më pas t’i ngarkojë ato online, në Arkivën Kombëtare të Vendimeve të Këshillave Bashkiakë të Shqipërisë (www.vendime.al) si dhe në faqen zyrtare të Bashkisë Lushnjë përmes linkimit.

INFOÇIP merr përsipër t’i bëjë të kërkueshme online me fjale-kyç të gjitha vendimet e dixhitalizuara prej saj, të cilat do të jenë të shkarkueshme pa pagesë dhe në çdo kohë për/nga të gjithë të interesuarit.

Në përfundim të procesit, arkiva online e vendimeve të Këshillit Bashkiak Lushnjë, do t’i dhurohet në një ceremoni publike, ne prani te te gjithe aktoreve lokale, donatoreve dhe medias

INFOÇIP merr përsipër gjithashtu pajisjen me kapacitete teknike dhe trajnimin e plotë të përsonelit përgjegjës në Bashkinë Lushnjë për publikimin / hedhjen online në mënyrë autonome të vendimeve të reja që do të nxjerrë Këshilli Bashkiak Lushnjë në vijimësi, pas dhurimit të databazës nga INFOÇIP.

Bashkia Lushnje merr përsipër të aksesojë operatorët e INFOÇIP në bazën e vendimeve të Këshillit Bashkiak që nga viti 2007 e deri më sot, duke i mundësuar ata të bëjnë skanimin e tyre, çka përbën edhe fazën e parë të dixhitalizimit.

Bashkia Lushnje merr përsipër të linkojë në ballinën e faqes së saj zyrtare në internet, arkivën e vendimeve të Këshillit Bashkiak Lushnje, pasi kjo t’i dorëzohet e përfunduar nga INFOÇIP.

Bashkia Lushnje merr përsipër të sigurojë vijushmërinë dhe koherencën e publikimit të vendimeve të saj në www.vendime.al duke ngarkuar vendimet e reja të  Këshillit në mënyrë autonome, përmes sekretarit të Këshillit të Bashkiak dhe/ose personit IT në Bashki, duke garantuar në këtë mënyrë njohjen online të vendimeve të këshilit nga të interesuarit.

 

 

 

shiko te gjitha fotot nga aktiviteti

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim