DURRES, 11.01.2013. – Këshilli Bashkiak Durres miratoi me shumice votash ‘Planin për Zhvillimin Vendor dhe Rregulloren për Qytetin e Durrësit’. Ky vendim shumë i rëndësishëm u parapri nga një seri diskutimesh me aktorë të interesuar, organizuar nga Bashkia Durrës. Diskutimi final u organizua nga Qendra ÇIP dhe dega e saj në Durrës në datë 15 Dhjetor 2012, tek hotel Adriatiku, në një aktivitet të bashkërenduar me Këshillin Bashkiak (lexo me shume rreth ketij takimi tek: http://www.infocip.org/al/?p=10071 ).  Të gjitha materialet audio-video të këtij takimi dhe perplasjet e koncepteve te zhvillimit te qytetit qe u pervijuan mes kreut te Keshillit Bashkiak, Z Hamiti  (i vetmi me profesion arkitekt ne Keshillin Bashkiak Durres) dhe përfaqësuesit të Studios Projektuese (z. Dr.Urb.Ing. Athanasios Pagonis, T.P.Development Group) nga ana tjeter,  iu vunë paraprakisht në dispozicion keshilltareve dhe të gjithë të interesuarve, përmes publikimit online të eventit, në faqen zyrtare të INFOCIP, e cila është e linkuar ne faqen e Bashkisë Durrës.

 

Mbledhja e Këshillit Bashkiak zgjati për më shumë se 2 orë dhe u shoqërua me debate ndërmjet këshilltarëve bashkiakë. Debati i këshilltarëve u ndërpre kur kryetari i bashkise Durres,  z. Dako kërkoi që perfaqesuesit e studieos, por edhe këshilltarët t’i jepnin një përgjigje banorëve të lagjes 11, një zonë arkeologjike kjo e klasit te pare, se perse pikerisht kjo lagje ishte përjashtuar nga ky plan zhvillimi.  Duke qenë një zonë arkeologjike e klasit te pare (A) aty është e ndaluar me ligj ndërtimi dhe zhvillimi i objekteve te ndertimit.  Banorët kërkuan me ngulm që edhe zona e tyre të trajtohet me plan zhvillimi dhe ndërtimi duke vënë në dukje gjendjen e vështirë të banesave ku aktualisht ata jetojnë. Z. Athanasios Pagonis, përfaqësues i studios projektuese shpjegoi se shqetësimi i banorëve është konstatuar në vitin 2011 kur ky projekt kishte përfunduar . Ai tha se pavarësisht kësaj, plani është hartuar duke mbajtuar parasysh jo thjesht dhe vetem interesin imediat te banoreve te lagjes 11, por edhe interesin kombëtare, duke respektuar të gjitha ligjet e shtetit shqiptarë për zonat arkeologjike.

 

Banoret e lagjes 11, te cilet ishin prezent ne salle, se bashku me anetaret e e tjere te Trasparences Qytetare, Durres, strukture e INFOCIP. tashme e konsoliduar prej me shyume se dy vjetesh. Ata ngriten shqetesimet e tyre para keshilltareve, duke kerkuar “leje” qoftë edhe per te rikonstruktuar shtepite e tyre,  proces i cili tani per tani eshte gjithashtu i pamundur per shkak te veçorise arkeologjike te zones. Ky ballafiqim direkt mes nje pale te interesuar dhe vendimarreseve vendore ne qytetin e Durresit, ne momentin e zhvillimit te nje mbledhjeje keshilli,  shenon edhe te parin e regjistruar ne keto tre vitete fundit.

Ne pergjigje te ketij shqetesimi, kreu i Këshillit Bashkiak z. Indrit Hamiti pohoi se për zgjidhjen e qendueshme te ketij problemi, duhet të ndërmerret një iniciativë ligjore në bashkëpunim me pushtetin qendror, konkretisht me Ministrine e Kultures,  për të zgjidhur problematikën e zonave A dhe B të shënuara me të kuqe, si zona arkeologjike (të trashëgimise kulturore).

 

Z. Pajuni, këshilltar i djathtë,  tha se mbështet çdo iniciativë që do të ndërmerret nga Këshilli Bashkiak dhe Bashkia Durrës për t’u mbledhur dhe diskutuar me përfaqësues të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe qytetarët durrsakë për të marrë një nismë ligjore qe do te rregullonte ceshtjen e zhvillimit te banesave në zonat arkeologjike.

Edhe pse momenti i diskutimit te Planit te pergjithshem vendor, perbente nje moment kulmor ne vendimarrjen e keshillit Bashkiak, prezantimi i Planit nga Studio Projektuese u be me fjale te pergjithshme. Kishte pak informacion ne prezantimin e z. Athanasios Pagonis i cili te mundesonte per keshilltaret (vendimarresit e qytetit) krijimin e nje ideje mbi Durresin e pas 10 vjeteve.

 

Shume nga te pranishmit u ankuan se prezantimi i tij u be me nje gjuhe te pakuptueshme, te kamufluar pas referenceve ligjore ne fuqi. Edhe prezantimi ne Power Point i paraqitur prej tij para keshilltareve, ishte i varfer ne imazh dhe i paqarte sa i takon vizionit qe mund te krijohet mbi Durresin pas ketij studimi te pergjithesh vendor (urbanistik).

 

Kjo ka bërë që këshilltarët bashkiakë t’a gjejnë veten ngushtë kur i është dashur të diskutojnë rreth planit. Projekti u mundësuar nga Banka Botërore, në kuadër të projektit LAMP II, dhe është rezultat i një pune 4 vjeçare, nisur që në vitin 2008-2009.

 

Pikerisht kjo “mjegullnaje” ne prezantimin e planit, provokoi nje përplasje mes kryetarit të Këshillit Bashkiak, Idrit Hamiti  dhe kreut të bashkisë, Vangjush Dako. I pari kërkoi që Plani të ishte më i detajuar, për t’i prerë rrugën abuzimit me lejet e ndërtimit, të cilat adminsitrohen si procedure nga kryetari i Bashkisë. Z. Hamiti tha se “është i domosdoshëm ekzistenca e një plani sa më të detajuar, sipas të cilit do të shpëtonte edhe administratën e Bashkisë përballë presionit të per leje ndërtimi që shqyrtohen rast pas rasti, dhe jo konform një plani të paracaktuar.

 

Shiko foto nga aktiviteti

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim