RAPORT

MBI  MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË BASHKISË KORÇË DATË 28.07.2011

 

 

Ditën e Enjte më datë 28.07.2011 në orën 10.00 u hap mledhja e Këshillit të Bashkisë Korçë. Mbledhja u zhvillua si gjithmonë në ambientet e Bibliotekës ‘Thimi Mitko’ Korçë e hapur për publikun.

Të pranishëm në mbledhje ishin 30 nga 35 këshilltarë gjithsej, përkatësisht :15 këshilltarë që i përkasin Partisë Socialiste përfshi këtu Kryetarin dhe Nën Kryetaren e Këshillit, 7 këshilltarë që i përkasin Partisë Demokratike, 2 Këshilltarë që i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim, 1 Këshilltar që i përket Partisë Republikane, 1 këshilltar që i përket Partisë Social Demokrate, 1 këshilltar që i përket Partisë Demokracia Sociale, 1 këshilltar që i përket Partisë Demokristiane, 1 këshilltar që i përket Partisë Ballit Kombëtar, 1 këshilltar që i përket Partisë Bashkimi Liberal Demokrat dhe 1 këshilltar që i përket Partisë për të Drejtat e Njeriut. Mungonin 3 këshilltarë të Partisë Socialiste dhe 1 këshilltar i Partisë Demokratike.

Përsa i përket pjesëmarrjes së mediave të pranishme qenë 3 media televizive lokale përkatësisht Televizioni Publik ‘Korça’, Televizioni Privat ‘Maxhik Star’ dhe Televizioni Privat ‘Lobi’ .  Gjithashtu të pranishëm ishin dhe Kryetari i Bashkisë, Nënkryetari i Bashkisë dhe disa drejtorë të drejtorive të Bashkisë Korçë. Pjesëmarrja e publikut ishte e pakët.

Rendi i ditës së mbledhjes së Këshillit të Bashkisë ishte si më poshtë vijon :

 

  1. Mbi shkarkimin dhe emerimin e anetareve te rinj te Keshillit Mbikqyres tek Sh.A “ Tregu i shitjes me shumice te fruta perimeve” Korce.
  2. Mbi shkarkimin dhe emerimin e anetareve te rinj te Keshillit Mbikqyres te Sh.A “ Ujesjelles Kanalizime” Korce.
  3. Mbi miratimin e buxhetit te Bashkise dhe Institucioneve te Vartesise per vitin 2011.
  4. Te ndryshme.

 

Në bazë të ligjit Nr.8652 datë 31.07.2000 neni 31 pika 7 “Mbledhja e këshillit  komunal ose bashkiak quhet e vlefshme kur në të merr pjesë shumica e të gjithë  anëtarëve të këshillit, me përjashtim të rasteve kur kërkohet një shumicë tjetër për marrjen e vendimeve, sipas përcaktimeve në nenin 33 të këtij ligji. Pjesëmarrja e këshilltarëve për sa u përket miratimit të këtyre pikave ishte konform ligjit ndaj dhe mbledhja mund të zhvillohej.

Mbledhjen e çeli Kryetari i Këshillit z. Ilir Pendavinji i cili kërkoi të miratohej rendi i ditës së bashku me dy shtesa e para “Mbi strukturen dhe pagat e qendres ekonomike te kultures Vangjush Mio”.dhe e dyta nje kerkese nga nje grup keshilltaresh e cila ka te beje me miratimin e studimit urbanistik te qendres se qytetit.

 

Votimi 30 vota pro, 0 kundër 0 abstenim.

Miratohet rendi i dites.

________________________________________________________________

►Kalohet ne piken e pare te rendit te dites  e cila eshte “Mbi shkarkimin dhe emerimin e anetareve te rinj te Keshillit Mbikqyres tek SH.A “ Tregu i shitjes me shumice te fruta perimeve” Korce. Në këtë pikë Keshilli i Bashkisë funksionon me cilësinë e Asamblese se Aksionereve.

 

-Fjalen e merr znj. Arjana Pupa (këshilltare e djathtë dhe drejtore e  Tregut te shitjes me shumice te fruta perimeve) e cila shprehet per punen e mire te anetareve te Keshillit Mbikqyres dhe kerkon shkakun pse do te pushohen ata.

 

-Fjalën e merr z.Olsi Ekonomi(kryetar i grupit të këshilltarëve të majtë) i cili shpjegon arsyet për këtë ndryshim te anëtarëve të  Keshillit Mbikqyres dhe gjithashtu propozin që numri i anëtarëve nga tre të bëhet pesë.

 

-Fjalen e merr z.Pellumb Beqiri(këshilltar i djathtë) i cili shprehet se nuk ka asnjë arsye për shkarkimin e anëtarëve si dhe për rritjen e numrit të tyre nga 3 në 5. Gjithashtu kërkon dhe bazueshmërinë ligjore për këë veprim.

 

-Fjalen e merr znj. Anxhela Dishnica (Drejtore e Drejtorisë Juridike të Bashkisë) e cila thotë : Bazueshmeria ligjore eshte ligji 9901 per shoqerite tregetare, neni 135, pika 2c. Per sa i perket shkaqeve, ligji nuk parashikon asgje keshtu qe mund te jene dhe ato qe permendi z.Ekonomi.

 

Diskutohet nga keshilltaret rreth kesaj pike.

 

-Fjalen e merr znj. Jonela Spaho (kryetare e grypit të këshilltarëve të djathtë) e cila shprehet se ne si grup nuk do te marrim pjese ne votim per asnje nga dy pikat e para te rendit te dites, si per shkarkimin por dhe per emerimin e anetareve te Keshillave Mbikqyres te dy SH.A-ve sepse eshte e pa argumentuar arsyeja pse Keshilli Mbikqyres tek Tregu do te behet me 5 anetare kur ju vete jeni shprehur se nuk ka te ardhura nga kjo SH.A, shkaku i shkarkimit nuk u tha, po ashtu nuk patem konsensus me ju qe nje nga anetaret e K.Mbikqyres te  kesaj Sh.A- je te jete nga ne. Ju keni folur per konsensus ne emer te bashkeqeverisjes por deri tani ate nuk e kemi pare. Ne do ta bojkotojme votimin.

 

Z.Peleshi shprehet rreth kesaj pike por dhe per buxhetin

 

Kalohet ne votimi të fshehte per shkarkimin e anetareve te K.Mbikqyres tek Tregu me shumice i fruta perimeve. Ngrihet komisioni i votimit por pa pjesëmarrjen e këshilltarëve te djathtë.

 

Fjalen e merr z.Agim Kacani (kryetar i grupit të votimit)

Mbas votimit u arrit ky rezultat:

Ne Votim morren pjese 18 keshilltare,u gjeten 18 vota te vlefshme, nga keto z.Pellumb Beqiri, z.Vangjush Dishnica dhe z.Kristi Ngjela morren pro shkarkimit te tyre nga 17 vota secili dhe nga 1 kunder. Keshtu qe komisioni i votimit shpall shkarkimin e tre anetareve te Keshillit Mbikqyres te “T.SH.SH.F P”.

-Fjalen e merr z.Ilir Pendavinji

 

Pra u shkarkuan tre anetaret e tregut me shumice.

Votohet për propozimin e z.Ekonomi qe Keshilli Mbikqyres ne T.SH.SH.F.P” SH.A te ndryshoje nga 3 ne 5 anetare.

Votimi 18 vota pro,0 kunder,0 abstenim

(Ne votim morren pjese 18 keshilltare gjithsej)

 

Kalohet  ne propozimin e  5 kandidaturave per anetarë ne kete Këshill Mbikqyres.

 

Grupi i majte propozon keto emra: Nikollaq Pandeli, Ilia Jatagani, Vasil Nemce, Altin Cenolli dhe znj.Sofjola Kotelli.

 

Fjalen e merr z.Agim Kacani (kryetar i grupit të votimit)

 

Mbas votimit u arrit ky rezultat:

 

Ne Votim morren pjese 18 keshilltare, u gjeten 18 vota te vlefshme, nga keto z. Nikollaq Pandeli, Ilia Jatagani,Vasil Nemce, Altin Cenolli dhe znj.Sofjola Kotelli morren pro emerimit  te tyre nga 18 vota secili . Keshtu qe komisioni i votimit shpall emerimin e 5 (pese) anetareve te rinj te Keshillit Mbikqyres te “T.SH.SH.F P”.

-Fjalen e merr z.Ilir Pendavinji

 

Pra u emeruan  5 anetaret e tregut me shumice.

________________________________________________________________

►Kalohet ne piken e dytë te rendit te dites  e cila eshte “Mbi shkarkimin dhe emerimin e anetareve te rinj te Keshillit Mbikqyres te Sh.A “ Ujesjelles Kanalizime” Korce.

Emrat e anetareve qe do te shkarkohen jane z.Ilir Hoxha, z.Servet Feka, z.Riza Ashimi dhe znj.Elfrida Zefi.

Kalohet ne votimi i fshehte per shkarkimin e 4 anetareve te sipercituar me lart. Komisioni i votimit nis punen.

 

Fjalen e merr z.Agim Kacani (kryetar i grupit të votimit)

 

Mbas votimit u arrit ky rezultat:

 

Ne Votim morren pjese 18 keshilltare, u gjeten 18 vota te vlefshme, nga keto z.Ilir Hoxha, z.Servet Feka, z.Riza Ashimi dhe znj.Elfrida Zefi morren pro shkarkimit te tyre nga 18 vota secili, asnje kunder. Keshtu qe komisioni i votimit shpall shkarkimin e 4 anetareve te Keshillit Mbikqyres tek “Ujesjelles Kanalizimet Korce SH.A”

 

Kalohet ne propozimin e  5 kandidaturave per anetar ne kete K.Mbikqyres.

 

Grupi i majte propozon keto emra: Sotiraq Filo, Xhorxhi Saro, Petraq Premti, Artur Qeramixhi dhe Gjergji Gullamaci.

Kalohet ne votimi të fshehte.

 

Fjalen e merr z.Agim Kacani (kryetar i grupit të votimit)

 

Mbas votimit u arrit ky rezultat:

 

Ne Votim morren pjese 18 keshilltare,u gjeten 18 vota te vlefshme, nga keto z.Sotiraq Filo, Xhorxhi Saro, Petraq Premti, Artur Qeramixhi, Gjergji Gullamaci morren pro emerimit  te tyre nga 18 vota secili . Keshtu qe komisioni i votimit shpall emerimin e 5 (pese) anetareve te rinj te Keshillit Mbikqyres tek “Ujesjelles Kanalizimet Korce Sha.”.

________________________________________________________________

►Kalojme ne pikën e tretë të rendit të ditës“Mbi strukturen dhe pagat e qendres ekonomike te kultures Vangjush Mio”.

 

Fjalen e merr z.Vladimir Topi (drejtor i Qendrës ekonomike te kultures Vangjush Mio) i cili thotë se Qytetit te Korces ju shtua dhe nje muze qe mban emrin e Gjon Milit  dhe kerkohet nje punonjes specialist per kete muze te ri. Diskutohet nga keshilltaret te cilet japim argumenta pro dhe kunder ketij propozimi.

Materiali kalohet në votim.

 

Votimi 18 vota pro,8 kunder,0 abstenim

Miratohet kjo pike.

______________________________________________________________

►Kalohet ne pikën e katërt të rendit te dites  e cila eshte “ Mbi miratimin e buxhetit te Bashkise dhe Institucioneve te Vartesise per vitin 2011.

 

-Fjalen e merr z.Olsi Ekonomi (kryetar i grupit të këshilltarëve të majtë) i cili shprehet

 

Ne kemi folur shume per kete buxhet keshtu qe nuk dua te zgjatem per te, kemi vetem nje shkurtim te transfertes te pakushtezuar (shkresa me nr 14820 date 22.07.2011 e Ministrise se Financave) ne vlere prej 5.173 000 lek. Nga ana e Drejtorise se Finances kjo eshte ndare si shkurtim perkatesisht ne 3.801.000 lek ne shpenzime operative, 372.000 lek ne fondi rezerve dhe 1.000.000 lek ne investime. Buxheti te miratohet me kete ndryshim.

-Fjalen e merr z.Jonela Spaho (kryetare e grupit të këshilltarëve të djathtë) e cila thotë : Ju nuk i keni marre parasysh propozimet tona.Eshte shkelur ligji per kuoten e Keshillit te Qarkut .Per kete arsye si dhe per ato qe tha z.Thanas Kote lidhur me detajimin e projekteve ne jemi kunder miratimit te tij.

Diskutohet dhe debatohet nga keshilltaret (z.Beqiri,Kote,) dhe z.Peleshi rreth kesaj pike.

 

-Fjalen e merr z.Ilir Pendavinji kryetari i këshillit : Kush eshte dakort me kete material vetem me  ndryshimin e pakesimit te grandit qe u tha nga z. Ekonomi.

 

Votimi 18 vota pro, 9 kunder, 0 abstenim.

Miratohet buxheti i Bashkise dhe i Institucioneve te Vartesise per vitin 2011 me ndryshimin (pakesimin) e grandit.

_______________________________________________________________________

►Kalohet ne kerkesa e keshilltareve lidhur me miratimin e studimit urbanistik te qendres.

Fjalen e merr z.Agron Azisllari (këshilltar i djathtë i P.D) i cili shprehet se ky eshte nje shqetesim i cdo qytetari te Korces. Kerkojme te miratohet sa me pare plani urbanistik i qendres se qytetit si dhe shprehim mendim kunder Vendimit te Keshillit te Ministravenr.238 date 23.03.201“PËR SHPALLJEN E QENDRËS HISTORIKE TË QYTETIT TË KORÇËS DHE MIRATIMIN E RREGULLORES  PËR ADMINISTRIMIN E SAJ.

Diskutohet nga keshilltaret (z.Kacani, z.Beqiri,z.Mero, z.Pendavinji, z.Themeli,z.Pandeli, znj.Nikaj,) dhe kryetari i bashkisë z.Peleshi rreth kesaj pike. Mendohet te ngrihet nje grup pune per te pergatitur materialin perkates për këtë cështje.

Diskutohet rreth kerkeses se znj.Alma Iljazi per ndihme financiare, per karrocat me kafshe qe qarkullojne ne qytet etj.

 

 

Fjalën e merr z. Ilir Pendvinji Kryetari i Këshillit i cili e deklaron mbledhjen e mbyllur në orën 13.15.

 

Gjatë mbledhjes si dhe para dhe pas çdo votimi kishte pushime të shpeshta 5 minutëshe.

 

Nga zyra e transparencës Qytetare Korçë morrën pjesë personat e mëposhtëm :

 

Aleksandër Dino

Ridvan Mecollari

Lumturie Zerellari

Erget Cenolli

Pjerrin Simo

Engjellushe Kosturi

 

Mbledhja e grupit të nga ana e team-leaderit u caktua në orën 9.00 në ambientet e Bibliotekës ‘Thimi Mitko’ Korçë gjysëm ore përpara orarit të caktuar për fillimin e mbledhjes të Këshillit të Bashkisë Korçë. Të gjithë anëtarët u paraqitën pa vonesa.

Gjatë takimit u ndanë detyrat në lidhje me vëzhgimin e mbledhjes së Këshillit të Bashkisë dhe mledhjen e informacionit të nevojshëm për përpilimin e raportit.

Anëtarët e Zyrës së Transparencës Qytetare Korçë ishin të pranishëm gjatë gjithë zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Bashkisë.

Kryesisht ne nxjerrjen e konkluzioneve për përpilimin e raportit u përdorën shënimet e Pjerrinit dhe të Egertit si dhe informacioni i marrë nga sekretari i Këshillit të Bashkisë.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim