RAPORT

MBI  MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË BASHKISË KORÇË DATË 18.07.2011

 

 

Ditën e hënë më datë 18.07.2011 në orën 10.00 u hap mledhja e Këshillit të Bashkisë Korçë pas konstituimit të tij. Mbledhja u zhvillua si gjithmonë në ambientet e Bibliotekës ‘Thimi Mitko’ Korçë e hapur për publikun.

Të pranishëm në mbledhje ishin 31 nga 35 këshilltarë gjithsej, përkatësisht :12 këshilltarë që i përkasin Partisë Socialiste përfshi këtu Kryetarin dhe Nën Kryetaren e Këshillit, 9 këshilltarë që i përkasin Partisë Demokratike, 2 Këshilltarë që i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim, 2 Këshilltarë që i përkasin Partisë Republikane, 1 këshilltar që i përket Partisë Social Demokrate, 1 këshilltar që i përket Partisë Demokracia Sociale, 1 këshilltar që i përket Partisë Demokristiane, 1 këshilltar që i përket Partisë Ballit Kombëtar, 1 këshilltar që i përket Partisë Bashkimi Liberal Demokrat dhe 1 këshilltar që i përket Partisë për të Drejtat e Njeriut. Mungonin 3 këshilltarë të Partisë Socialiste dhe 1 këshilltar i Partisë Demokratike.

Përsa i përket pjesëmarrjes së mediave të pranishme qenë 3 media televizive lokale përkatësisht Televizioni Publik ‘Korça’, Televizioni Privat ‘Maxhik Star’ dhe Televizioni Privat ‘Lobi’ .  Gjithashtu të pranishëm ishin dhe Kryetari i Bashkisë, Nënkryetari i Bashkisë dhe disa drejtorë të drejtorive të Bashkisë Korçë. Pjesëmarrja e publikut ishte e pakët.

Rendi i ditës së mbledhjes së Këshillit të Bashkisë ishte si më poshtë vijon :

 

  1. Per organizimin e komisioneve te perhershme te Keshillit Bashkiak.
  2. Mbi dhenien e ndihmes ekonomike per periudhen 1-30 Qershor 2011 .
  3. Per miratimin e raportit te bilancit te vitit 2010,te pasqyrave financiare si dhe te raportit te ekspertit kontabel te rregjistruar per auditimin ligjor te llogarive, te vitit 2010 per Sh.A  “ Tregu i shitjes me shumice te fruta perimeve” Korce.
  4. Mbi emerimin e eksperteve kontabel te autorizuar te Sh.A “ Tregu i shitjes me shumice te fruta perimeve” Korce.
  5. Per miratimin e pasqyrave financiare dhe shperndarjen e rezultatit financiar te vitit 2010 te Sh.A “ Ujesjelles Kanalizime” Korce,emerimi i eksperteve kontabel.
  6. Mbi shkarkimin dhe emerimin e anetareve te rinj te KRRT-se,Bashkia Korce.

 

 

Në bazë të ligjit Nr.8652 datë 31.07.2000 neni 31 pika 7 “Mbledhja e këshillit  komunal ose bashkiak quhet e vlefshme kur në të merr pjesë shumica e të gjithë  anëtarëve të këshillit, me përjashtim të rasteve kur kërkohet një shumicë tjetër për marrjen e vendimeve, sipas përcaktimeve në nenin 33 të këtij ligji. Pjesëmarrja e këshilltarëve për sa u përket miratimit të këtyre pikave ishte konform ligjit ndaj dhe mbledhja mund të zhvillohej.

Mbledhjen e çeli Kryetari i Këshillit z. Ilir Pendavinji i cili kërkoi të miratohej rendi i ditës në lidhje dhe me një shtesë përsa i përket emerimit te eksperteve kontabel te autorizuar per Ujesjelles Kanalizimet Korce.

 

Votimi 31 vota pro, 0 kundër 0 abstenim.

 

Miratohet rendi i dites.

 

►Kalohet ne pikën e pare te rendit te dites  e cila eshte “Mbi organizimin e komisioneve te perhershme te K.Bashkiak ”.

 

Z.Olsi Ekonomi (Kryetar i grupit të këshilltarëve të majtë) dhe znj.Jonela Spaho (Kryetare e grupit të këshilltarëve të djathtë) pas konsultimeve bejne propozimet perkatese. 5 komisione kane shumice nga grupi i majte dhe 3 nga grupi i djathte.

Përbërja e komisioneve do të jetë si më poshtë vijon:

 

 

  1. Komisioni i verifikimit te mandateve.
  • Irena  Nikaj (Kryetare)
  • Thanas  Kote (Sekretar)
  • Nikollaq  Pandeli (anetar)

 

  1. Komisioni juridik dhe i pronave te Bashkise.
  • Agron  Azisllari
  • Shkelqim  Kajmaku
  • Ariana  Pupa
  • Irena  Kallco
  • Agim  Kacani

 

  1. Komisioni i planifikimit urban dhe infrastruktures.
  • Raqi  Themeli
  • Erion  Nexhipi
  • Arto  Adili
  • Aleko  Papakozma
  • Vangjush  Dishnica

 

 

  1. 4. Komisioni i finances dhe i zhvillimit ekonomik.
  • Olsi  Ekonomi
  • Ilia  Jatagani
  • Nikollaq  Pandeli
  • Pellumb  Beqiri
  • Ilir  Bajlos

 

  1. Komisioni i sherbimeve sociale dhe strehimit.
  • Vasilika  Petri
  • Petraq  Premti
  • Ermal  Shirka
  • Arjana Pupa
  • Jorida  Remacka

 

  1. 6. Komisioni i investimeve,sherbimeve publike,biznesit dhe turizmit.
  • Thanas  Kote
  • Gjergji Mero
  • Enjti  Pazaj
  • Thanas  Tona
  • Arben  Ilia

  1. 7. Komisioni i shendetit dhe i ruajtjes se mjedisit.
  • Vlefta  Bejko
  • Gurie Golloberda
  • Albert  Nika
  • Ahmet  Hoxhallari
  • Vasilika  Petri

  1. 8. Komisioni i arsimit,kultures dhe sportit.
  • Irena  Nikaj
  • Lorenc  Glozheni
  • Ana  Verushi
  • Jonela Spaho
  • Bledi  Shkembi

 

Cdo komision do te zgjedhe Kryetarin,zv.Kryetarin dhe sekretarin perkates.

 

Votimi 31 vota pro,0 kunder,0 abstenim

 

Miratohen komisionet e perhershme te Këshillit të Bashkisë.

 

________________________________________________________________

 

►Kalohet ne pikën e dyte te rendit te dites  e cila eshte “Mbi dhenien e ndihmes ekonomike per periudhen 1 – 30 Qershor  2011 ”.

 

 

Jepet një sqarim reth kësaj pike lidhur me materialin mbi ndihmën ekonomike nga znj. Arianan Pupa dhe Vasilika Premti anëtare të komisionit të ndihmës ekonomike.

 

Votimi 31 vota pro.0 kunder,0 abstenim

 

Miratohet pika e dyte e rendit te dites.

 

 

►Kalohet ne piken e trete e rendit te dites  e cila eshte “Per miratimin e raportit te bilancit te vitit 2010,te pasqyrave financiare si dhe te raportit te ekspertit kontabel te regjistruar per auditimin ligjor te llogarive,te vitit 2010 per SH.A “ Tregu i shitjes me shumice te fruta perimeve” Korce.

 

Diskutohet nga keshilltaret rreth kesaj pike, debatohet midis z.Arjana Pupa (këshillare e P.D), z.Thanas Tona (këshilltar i P.S) dhe Pellumb Beqiri (këshillar i P.D) lidhur me funksionalitetin dhe menaxhimin e “ Tregut të shitjes me shumice te fruta perimeve” Korce.

 

Votimi 30 vota pro,0 kunder,0 abstenim.

Miratohet pika 3.

__________________________________________________________

 

►Kalohet ne pikën e katert e rendit te dites  e cila eshte “Mbi emerimin e eksperteve kontabel te autorizuar te Sh.A. “ Tregu i shitjes me shumice te fruta perimeve” Korce.

Z. Olsi Ikonomi propozon si eksperte kontabel znj.Ilda Ekonomi dhe znj.Anila Cunoti.

Znj. Jonela Spaho propozon si eksperte kontabel znj.Etleva Ashiku.

 

Diskutohet dhe debatohet nga keshilltaret rreth kesaj pike.

Kalohet ne votim te fshehte dhe votohet per te tre emrat e lartpermenduar. Ngrihet komisioni i votimit.

Pas propozimeve te grupeve Komisioni i Votimit perbehet nga znj.Irena Nikaj, z.Shkelqim Kajmaku dhe z.Agim Kacani (Kryetar). Votohet mbi përbërjen e Komisionit të Votimit.

 

Votimi 29 vota pro,0 kunder,0 abstenim

 

Miratohet pika Komisioni i Votimit.

 

Nis procedura e votimit dhe perfundon.

 

Ne votim morren pjese 29 keshilltare, 27 vota te vlefshme dhe 2 te pavlefshme. Cdo keshilltar do te zgjidhte 2 emra nga tre propozimet e bera.

Znj.Ilda Ekonomi ka merr 27 vota, znj.Anila Cunoti merr 15 vota dhe znj.Etleva Ashiku merr 12 vota.

Eksperte kontabel për “ Tregu i shitjes me shumice te fruta perimeve” Korce pas votimit zgjidhen znj.Anila Cunoti dhe znj.Ilda Ekonomi.

 

________________________________________________________________

►Kalohet ne pikën e peste te rendit te dites  e cila eshte  “Per miratimin e pasqyrave financiare dhe shperndarjen e rezultatit financiar te vitit 2010 te sh.a “ Ujesjelles Kanalizime ,Korce”.

 

Diskutohet nga keshilltaret dhe perfaqesuesja e Ujesjellesit rreth kesaj pike.

 

Votimi 30 vota pro,0 kunder,0 abstenim

Miratohet kjo pike.

 

►Kalohet ne pikën shtese  te rendit te dites  e cila eshte “Mbi emerimin e eksperteve kontabel te autorizuar te Sh.A. “ Ujesjelles Kanalizime-Korce”

Diskutohet nga keshilltaret rreth kesaj pike, ata bien ne konsensus me propozimin e bere nga Ujesjellesi per emrat e eksperteve.Votimi do te behet i hapur.

 

Votimi 26 vota pro,0 kunder,0 abstenim

Miratohen znj. Ilda Ekonomi dhe shoqeria Telo- Auditing Sh.P.K si eksperte kontabel per vitin 2011.

 

 

►Kalohet ne pikën 6  të rendit te dites  e cila eshte “Mbi shkarkimin dhe emerimin e anetareve te rinj te KRRT-se,Bashkia Korce.

 

Diskutohet rreth kesaj pike midis z.Ilir Pendavinji (Kryetar  i Këshillit), z,Gjergji Mero (Këshilltar i P.D), Nikollaq Pandeli (Këshilltar i P.S) , z. Henri Grabocka (Sekretar i Keshillit), znj.Anxhela Dishnica ( Drejtore e Drejtorisë Juridike Bashkia Korçë), z. Agim Kacani (Këshilltar i P.S) per menyren e votimit.

 

Në fillim votohet per shkarkimin e aneterave te vjeter (z.Ilir Voci, z.Agron Hasankolli, z.Abdyl Drabo). Fillon punen komisioni i votimit i cili eshte i njejte me komisionin e pare te ngritur.

 

Ne votim morren pjese 31 keshilltare,u gjeten 31 flete votimi ne kuti,nga keto 31 te vlefshme. Kandidatet morren perkatesisht per shkarkim keto vota respektive:

 

z.Ilir Voci morri 20 vota pro (shkarkimit),9 kunder,2 abstenim.

 

z.Abdyl Drabo morri 19 vota pro ( shkarkimit),10 kunder,2 abstenim.

 

z. Agron Hasankolli  morri 19 vota pro ( shkarkimit),10 kunder,2 abstenim.

 

Atehere shkarkohen 3 perfaqesuesit e vjeter te Keshillit Bashkiak ne KRRT.

 

Kalohet ne emerimin e anetareve te rinj te KRRT-se.

Grupi i majte përmes z. Olsi Ikonomi (Kryetar i grupit të këshilltarëve të majtë)  propozon keto emra:   Raqi Themeli, Pandush Sterjanaj, Anesti Luarasi.

 

Grupi i djathte përmes znj. Jonela Spaho (Kryetare e grupit të këshilltarëve të djathtë) propozon keto emra:  Kristi Minga, Agron Hasankolli, Arben Spaho.

 

Secili nga keshilltaret do te votoje per tre emra..

 

Hapet votimi i fshehte dhe perfundon.

 

Ne votim morren pjese 31 keshilltare,u gjeten 31 flete votimi ne kuti,nga keto 31 te vlefshme.Kandidatet morren perkatesisht per emerim keto vota respektive:

z.Raqi Themeli morri 21 vota pro emerimit.

z.Pandush Sterjanaj morri 19 vota pro emerimit.

z.Anesti Luarasi  morri 18 vota pro emerimit.

z.Kristi Minga  morri 12 vota pro emerimit.

z.Agron Hasankolli morri 11 vota pro emerimit.

z.Arben Spaho morri  12 vota pro emerimit.

 

Mbas votimit shpallen fitues z.Raqi Themeli, z.Pandush Sterjanaj dhe z.Anesti Luarasi si anetare te rinj te KRRT-se Bashkia Korce te zgjedhur nga Keshilli i Bashkisë Korçë.

 

Fjalën e merr z. Ilir Pendvinji Kryetari i Këshillit i cili e deklaron mbledhjen e mbyllur në orën 14.05.

 

Gjatë mbledhjes si dhe para dhe pas çdo votimi kishte pushime të shpeshta 5 minutëshe.

 

Nga zyra e transparencës Qytetare Korçë morrën pjesë personat e mëposhtëm :

 

Aleksandër Dino

Ridvan ………….

Lumturie……….

Erget………….

Pjerrin………..

Engjellushe………………

 

Mbledhja e grupit të nga ana e team-leaderit u caktua në orën 9.00 në ambientet e Bibliotekës ‘Thimi Mitko’ Korçë gjysëm ore përpara orarit të caktuar për fillimin e mbledhjes të Këshillit të Bashkisë Korçë. Të gjithë anëtarët u paraqitën pa vonesa.

Gjatë takimit u ndanë detyrat në lidhje me vëzhgimin e mbledhjes së Këshillit të Bashkisë dhe mledhjen e informacionit të nevojshëm për përpilimin e raportit.

Anëtarët e Zyrës së Transparencës Qytetare Korçë ishin të pranishëm gjatë gjithë zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Bashkisë.

Kryesisht ne nxjerrjen e konkluzioneve për përpilimin e raportit u përdorën shënimet e Pjerrinit dhe të Egertit si dhe informacioni i marrë nga sekretari i Këshillit të Bashkisë.

 

Pergatitur nga Aleksander Dino

Team Leader, ZTQ, Korce

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim