Keshilli Bashkiak, Korçe mblidhet per Buxhetin 2011 ne Korrik
Ditën e Premte më datë 22.07.2011 në orën 10.00 u hap mbledhja e Këshillit të Bashkisë Korçë. Mbledhja u zhvillua si gjithmonë në ambientet e Bibliotekës ‘Thimi Mitko’ Korçë e hapur për publikun. Projekt vendimi me i rendesishme ne rendin e dites ishe ai per buxhetin 2011, i cili duhet te ishte miratuar qe ne mars, para zgjedhjeve vendore te 8 Majit, 2011. Keshilltaret e djathte qe ne ate kohe kishin shumicen ne Keshillin Bashkiak, rrezuan cdo tentative te kreut te Bashkise, Niko Peleshi per kalimin e buxhetit te bakshkise. Aktualisht, shumicen ne Keshill e kane serish te majtet.
Të pranishëm në mbledhn e 22 Korrikut ishin 29 nga 35 këshilltarë gjithsej, përkatësisht :13 këshilltarë që i përkasin Partisë Socialiste përfshi këtu Kryetarin dhe Nën Kryetaren e Këshillit, 6 këshilltarë që i përkasin Partisë Demokratike, 2 Këshilltarë që i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim, 2 Këshilltarë që i përkasin Partisë Republikane, 1 këshilltar që i përket Partisë Social Demokrate, 1 këshilltar që i përket Partisë Demokracia Sociale, 1 këshilltar që i përket Partisë Demokristiane, 1 këshilltar që i përket Partisë Ballit Kombëtar, 1 këshilltar që i përket Partisë Bashkimi Liberal Demokrat dhe 1 këshilltar që i përket Partisë për të Drejtat e Njeriut. Mungonin 2 këshilltarë të Partisë Socialiste dhe 4 këshilltarë të Partisë Demokratike.
Përsa i përket pjesëmarrjes së mediave të pranishme qenë 3 media televizive lokale përkatësisht Televizioni Publik ‘Korça’, Televizioni Privat ‘Maxhik Star’ dhe Televizioni Privat ‘Lobi’ . Gjithashtu të pranishëm ishin dhe Kryetari i Bashkisë, Nënkryetari i Bashkisë dhe disa drejtorë të drejtorive të Bashkisë Korçë. Përsa i përket pjesëmarrjes së publikut të pranishëm qenë disa banorë të një ndërtese që u dogj të cilët kërkonin angazhimin e Bashkisë e për zgjidhjen e problemit të tyre.
Rendi i ditës së mbledhjes së Këshillit të Bashkisë ishte si më poshtë vijon :
- Mbi dhenien e ndihmes ekonomike per periudhen 1-31 Korrik 2011 .
- Mbi strukturen e ndermarrjes se sherbimeve publike.
- Mbi miratimin e buxhetit të bashkisë dhe institucioneve të vartësisë për vitin 2011.
Në bazë të ligjit Nr.8652 datë 31.07.2000 neni 31 pika 7 “Mbledhja e këshillit komunal ose bashkiak quhet e vlefshme kur në të merr pjesë shumica e të gjithë anëtarëve të këshillit, me përjashtim të rasteve kur kërkohet një shumicë tjetër për marrjen e vendimeve, sipas përcaktimeve në nenin 33 të këtij ligji. Pjesëmarrja e këshilltarëve për sa u përket miratimit të këtyre pikave ishte konform ligjit ndaj dhe mbledhja mund të zhvillohej.
Mbledhjen e çeli Kryetari i Këshillit z. Ilir Pendavinji i cili kërkoi të miratohej rendi i ditës së bashku me një shtesë e cila kishte të bënte me diskutimin per problematiken e krijuar pas renies te zjarrit ne nje pallat te Korces ne lagjen 6, ku u dogjen disa apartamente.
Lexo te plote raportin e Zyres per Transparence Qytetare, Korce.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA