Raport për Mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Korçë, Datë 17 Shkurt 2011
Këshilli Bashkiak i Korçës është mbledhur për herë të dytë gjatë këtij viti në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak. Ndonëse pjesmarrja e këshilltarëve nuk ka qënë e plotë ashtu sikundër dhe në mbledhjen e kaluar, ka qënë korumi i nevojshëm për të marë vendime. Në të ishin prezentë 18 këshilltarë nga të cilët vetëm 5 këshilltarë të PS, kurse pjesa tjetër nga grupimi i PD-së me aleatët. Duhet të theksoj se ky këshill përbëhet nga 35 këshilltarë gjithsej. Mbledhja u organziua në një nga sallat e bibliotekës “Thimi Mitko” të qytetit të Korçës ashtu si dhe herët e kaluara. Për publikun njëftimi ka qënë një ditor në media dhe konkretisht në TV Lobi, duke mos patur asnjë mundësi tjetër informimi. Madje duhet theksuar se gjatë monitorimit të përditshëm që i është bërë tabelës së njoftimeve në bashkinë e qyetit nuk është ekspozuar për asnjë çast data e kësaj mbledhje, ndërkohë që nuk janë publikuar nga ana tjetër as vendimet e mbledhjes së kaluar. Pjesmarrja e qytetarëve në të ka qënë e pakët. Mbledhja e datës 17 shkurt 2011 ka zgjatur për më shumë se tre orë, ndësa ka startuar në orën 9.00 të mëngjesit duke u shoqëruar dhe me debate për disa nga pikat më të rëndësishme të saj.
Kryetari i Këshillit Bashkiak z. Gjergji Pendavinji pasi i ka bërë bilancin psjemarrësve në këtë organ, e ka shapllur zyrtarisht të hapur këtë mbledhje. Pasi ëhstë bërë e ditur se këshilltarët janë njohur me rendin e ditës dhe materialet përkatëse disa ditë më parë, është kërkuar nga kryetari i këshillit që mbledhja të nisë me shqyrtimin e pikave të rendit të ditës. Kryetari i këshilltarëve të djathtë z. Pëllumb Beqiri ka kërkuar në fjalën e tij që pikat më të rëndësishme që lidhen me tarfiat mbi taksat vendore,si dhe strukturën për pagat e administratës dhe ndërmarjeve në varësi të bashkisë bashkë me pikën mbi përcaktimin e proriteteve të investimieve të vitit ushtrimor 2011, të trajtohen në një mbledhje tjetër. Z. Beqiri që përfaqëson dhe grupimin e shumicës në këtë këshilla ka pretenduar se kjo shtyrje lidhet me përgjegjësinë e këtij grupi me qytetarët për të hartuar buxhetin e 2011 sa më tepër në dobi të tyre. Ai ka bërë të ditur se kërkohet transparenca se si u përdorën paratë e taksave të tyre, ku u përdorën gjatë vitit të kaluar etj., me synim që arritjet e 2010 të konsolidohen sipas tij dhe në bazë të saj të hartohet një program i ri zhvillimor për këtë vit të ri. Me këto argument kryetari i grupit të PD-së Beqiraj ka kërkuar që katër pikat e rendit të ditës të mos shqyrtohen për tu miratuar në një mbledhje tjetër. Pas këtij deklarimi Olsi Konomi kryetar i grupit të këshilltarëve të PS ka kërkuar që të vazhdohet me këtë rend dite duke sqaruar të pranishmit se nga eksperienca e viteve të kaluara janë hedhur në diskutim dhe miratuar taksat dhe tarifat vendore si dhe pagat e adiministratës dhe mandej është miratuar buxheti i vitit zhvillimor dhe më pas është bërë analiza financiare e vitit të kaluar. Madje Konomi ka bërë të ditur se tarifat dhe taksat vendore nuk ndryshojnë ashtu si dhe struktura e bashkisë, ndaj e ka parë të nevojshme të vazhdohet për të mos u shkelur afatat me këtë rend dite të propozuar nga administrata e bashkisë.
Pas fjalëss ë Konomit sërish krytari i grupit të këshilltarëve demokratë ka bërë të ditur se edhe gjatë viteve të kaluara këshilltarët e PD-së kanë insistuar që të bëhet analiza e vtit ushtrimor paraardhës dhe më pas të vijohet me taksat dhe tarifat, për tu mbyllur me projekt buxhetin e vitit të ri, duke qënë sipas tij jashtë të gjithë prapavijave politike. Kryetari i bashkisë z. Niko Peleshi prezent në këtë mbledhje iu ka sqaruar dhe njëherë këshilltarëve të djathtë se është shumë e nevojshme diskutimi për paketën fiskale për ti hapur rrugë votimit të projektbuxheitit. Më tej Peleshi ka bërë të ditur se pavarësisht suksesit që ka patur paketa fiskale e vitit që lamë pas, bashkia e drejtuar prej tij është përballur me probleme që kanë ardhur nga politika në dëm të interesave të qytetarëve. Kryebashkiaku ka kujtuar se në arkën e bashkisë për vitin 2010 nuk është derdhur asnjë e ardhur nga tarifa e legalizimeve ashtu si ishte premtuar nga qeveria, teksa bashkia ka mundur të realizojë 100 për qind të ardhurat e saj. Kryetari i bashkisë iu ka bërë thirrje këshilltarëve të grupimit të djathtë që zotërojnë shumicën të diskutojnë katër pikat e rendit të ditës. Diskutimi më pas ka vijuar me debate të cilat kanë zgjatur për më shumë se dy orë, duke mos u arritur një konsesus i përbashkët mes 18 këshilltarëve nga të cilët vetëm 5 antarë ka patur grupi i PS e cila drejton bashkinë juglindore. Pas debateve kryetari i këshillit Gjergji Pendavini ka hedhur në votë shtyrjen e diskutimit të katër pikave të rendit të ditës të cilat ishin pika 4, Relacion “Mbi strukturën dhe pagat e administratës së Bashkisë, Korçë”, pika 5, Relacion “Mbi strukturën dhe pagat e administratës së Ndërmarjeve dhe insitucioneve në varësi të Bashkisë, Korçë”, pika 6, Relacion “Për nivelin e taksave, tarifave vendore dhe administrimin e tyre në qytetin e Korçës dhe penalitetet për shkeljet apo kundravajtjet administrative për vitin 2011”, pika 7, Relacion “Për përcaktimin e proriteteve të investimeve për vitin 2011”. Më pas nga votimi i shumicës është vendosur që pikat e lartpërmendura të rendit të ditës të hiqen nga rendi i ditës mes 12 pikave të miratuara të cilat do të shqyrtohen në një tjetër mbledhje e cila do të njoftohet së shpejti, pa u bërë e ditur data se kur ajo mund të rimblidhet pas analizës që do i bëhet vitit 2010 në pikëpamjen financiare të shpenzimeve dhe realizimeve.
Pasi janë votuar këto pika duke u hequr nga diskutimi mbi to, Këshilli ka marë në diskutim pikën e parë të rendit të ditës, Relacion “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1-31 janar 2011”. Arjana Pupa ka kërkuar fjalën për të bërë të ditur se komisioni ekonomik ka marë raportin nga Drejoria e Ndihmës Ekonomike pranë bashkisë për dhënien e kësaj ndihme për personat që përfitojnë këtë ndihmë dhe ka qënë plotësisht dakord. Këshilli në unanimitet të plotë ka votuar me shumicë votash ndihmën ekonimike të muajit të kaluar. Pika e 2, Relacion “Mbi përcaktimin e kritereve për përzgjedhjen nëpërmjet konkurimit të subjektit që do të kryejë transportin qytetas (urban) në të dy linjat e qytetit të Korçës, me subencionim”, (material i plotësuar). Sipas këshilltarit Vladimir Dino është kërkuar që në transportin urban të përfshihen me shërbim falas mosha e tretë dhe studentët. Këshilli ka rënë dakrod me këtë plotësim dhe e ka miratuar materialin me shumicë votash. Pika e 3 e rendit, Relacion “Për dhënien e mendimit të lejimit të ushtrimit të veprimtarisë së subjektit “SIAL-PEL” Sh.p.k. në territorin e Bashkisë Korçë”. Kryetari i grupit të PD Pëllumb Beqiri e ka marë fjalën për argumentin e radhës. Sipas tij fabrika e përpunimit të lëkurës është e hershme në vendin ku ndodhet dhe nuk cënon mjedisin, ndaj në këto kushte ka bërë të ditur Beqiri të lejohet që të ushtrohet aktiviteti i firmës përsëri.
Kryetari Pendavinji e ka hedhur në votim dhe me shumicë votash është miratuar relacioni për të lejuar subjektin “SIAL-PEL” të ushtrojë aktivitetin. Relacion “Mbi dhënien e kredisë së lehtësuar nga shteti për familjet që përfitojnë banesa sociale me kosto të ulët, në zbatim të udhëzimit të K.M. nr.6257, datë 02.09.2008(lista e nëntë)” ka qënë pika e 8 e rendit të ditës e cila pa asnjë diskutim është hedhur në mirtaim dhe është votuar nga të gjithë të pranishmit në këtë mbledhje. Drejtuesi i mbledhjes ka kaluar në pikën 9 të rendit të ditës, Informacion mbi shërbimin funeral dhe të mirëmbajtjes së varrezave publike dhe dëshmorëve. Lidhur me këtë çështje një qytetar i Korçës ka bërë të ditur se është ankuar për shërbimin funeral si palë e interesuaar në këtë lloj biznesi. Qytetari ka bërë të ditur dhe disa probleme që lidhen me shërbimin funeral në raport me spitalin e qytetit të cilat siç ka shpjeguar ai i ka bërë të ditura në një letër drejtuar kryebashkiakut dhe Këshillit Bashkiak. Kryetari i seancës Gjergji Pendavinji ka pohuar se një pjesë e shqetësimeve janë marë në konsideratë duke u gjetur mënyra për zgjidhjen e tyre.
Më pas një tjetër qytetar ka ringritur si në mbledhjen e kaluar shqetësimin për hapjen e një agjensie funerale në ambientet e pallatit të tyre i populluar nga rreth 200 banorë. Presim një vendim nga ekzekutivi i bashkisë dhe ju si këshill për këtë çështje që na shqetëson së tepërmi, ka folur para organit vendimarës banori i qytetit. Qytetari ka kërkuar që bashkia të përcaktojë një vend të posaçëm këtë lloj biznesi, ndërkohë që kyetari i këshillit Pendavinji ka bërë të ditur se ekzekutivi është duke punuar për t’i gjetur një zgjidhje këtij problemi. Pas kësaj është kaluar në pikën tjetër meqënëse ishte një informaciin dhe jo kërkesës për vendimarrje. Pika e 10 e rendit të ditës ishte ajo Për emërimin e likujduesit të Shoqërisë Korça 2008” Sh.A. (material i shpërndarë). Arjana Pupa këshilltare e grupit të PD-së ka bërë të ditur se është shpallur shkrirja e shoqërisë “Korça 2008” dhe sipas saj duhet të ishte shpallur dhe emri i likuidatorit. Në mbledhjen e kaluar është mirtuar shkrirja e shoqërisë në fjalë, por jo emri i likuidatorit. Pas debateve të shumta që ka patur për këtë pikë, pasi nuk ka të ardhura për të paguar specailistin që do të merret me likuidimet është gjetur një emër që është votuar dhe miratuar nga këshilltarët, ai i ekspertes kontabël Ilda Konomi. Pas këtij votimi me uninimitetetë plotë është kalura në pikën e 11, Për miratimin e plan biznesit për vitin 2011 në Sh.A. “Tregu i Shitjes me Shumicë të Fruta Perimeve”. Kjo pikë është hedhur në votim pa diskutime dhe është miratuar me shumicë votash.
Pika e 12, Të ndryshme që lidhet me kerkesat dhe ankesat e banorëve të qytetit ka mbyllur krejt takimin. Tema e taksistëve është risjellë sërish në diskutim, ndonëse në mbledhjen e kaluar iu është dhënë mundësia tre taksistëve të zhvillojnë akitvitetin e tye me një liçencë 5 vjeçare. Mbledhja është mbyllur pas largimit të një këshilltari pasi nuk ishte korumi për të arritur në vendimarje të tjera.
Raportoi
Albana Çakshiri
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA