Këshilli Bashkiak i Korçës: Zhvillohet Mbledhja e datës 14 Janar 2011
Këshilli Bashkiak i Korçës merr vendimet e para për këtë vit. Në datën 14 Janar në ambientet e bibliotekës “Thimi Mitko” të qytetit, është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak. Sipas njoftimit të bërë publik për disa ditë me radhë në televizionin lokal TV Lobi për qytetarët e juglindjes, mbledhja e zhvilluar si përherë me dyer të hapura, ka kaluar përgjithësisht e qetë dhe pa debate të ashpra. Këshilltarët e djathtë që përbëjnë dhe shumicën në këtë këshill bashkë me këshilltarët e grupimit të LSI, kanë qënë të gjithë në sallë, ndërsa nga grupi i këshilltarëve të mjatë ka patur mungesa masive, duke u përfaqësuar nga 15 këshilltarë gjithsej me vetëm 4 prej tyre. Këshilli Bashkiak i qytetit juglindor të vendit përbëhet nga 35 këshilltarë gjithse,j nga të cilët shumica prej 20 këshilltarësh përbëhet nga koalicioni qeverisës PD-LSI, ndërkohë që pjesë e këtij grupimi është dhe këshilltari i vetëm i PDK.
Në këtë mbledhje janë marë disa vendime të rëndësishme me shumicë votash duke u votuar unanimisht, nga të gjithë anëtarë prezentë të këtij këshilli. Kjo mbledhje është drejtuar nga kryetari i Këshillit Bashkiak z. Gjergji Pendavinji. Fillimisht është hedhur në votë miratimi i rendit të ditës i përbërë nga 8 pika. Më pas këshilltari Vladimir Dino ka kërkuar futjen në rendin e ditës “Përcaktimin e një fondi për zonat e përmbytura”. Ndërkaq përfaqësuesi i LSI Riza Ashimi ka kërkuar të futet si material shtesë për shqyrtim edhe vendimi “Për nxjerjen jashtë përdorimit të iventarit të materialeve të imëta”. Të dyja këto pika janë votuar duke u pranuar të shqyrtohen. Më pas mbledhja ka startuar me pikën e parë të rendit të ditës që konsistonte në “Dhënie e ndihmës ekonomike për periudhën 1-31 Dhjetor 2010”. Në këtë konteks këshilltarja znj. Arjana Pupa ka vënë në dijeni këshillin, lidhur me disa kërkesa të njëpasnjëshme që kanë ardhur në drejtim të këtij organi vendimarës nga shtetësja Anila Barmashi, e cila kërkon përfshirjen në skemën e bashkisë trajtimin e saj me ndihmë ekonomike. Pas sqarimit që ka dhënë për këtë shtetase Drejtoresha e Ndihmës Ekonomike pranë Bashkisë Korçë, është vendosur që Anila Barmashi e papunë e cila jeton e vetme në kushte të vështira ekonomike, të mos trajtohet me këtë ndihmë mujore, pasi disa herë ka braktisur vendin e punës që i është gjetur nga ana e bashkisë.
Sipas ligjit për ndihmën ekonomike ka bërë të ditur specialistja në fjalë, Barmashi nuk mund të përfshihet në skemën e kësaj ndihme. Përsa i përket listës së personave që trajtohen me ndihmë ekonomike për çdo muaj, kjo pikë është votuar me shumicë votash nga të gjithë këshilltarët e pranishëm. Pika e dytë e rendit të ditës e trajtuar në këtë mbledhje lidhej me “Përcaktimin e kritereve për përzgjedhjen nëpërmjet konkurimit të subjektit që do të kryejë transportin qytetas(urban) në të dy linjat e qytetit të Korçës me subvencionim”. Për këtë pikë këshilltarët e djathtë e kanë quajtur si shumë të përgjithshme pikat e kritereve që duhet të përmbushin subjektet, që do konkurojnë për shërbimin urban në qytet. Nënkryetari i bashkisë Sotiraq Fiko ka sqaruar se kriteret në fjalë janë mbështetur në ligjin “Për transportin urban” dhe janë të pandryshueshme. Ndërkaq kryetari i grupit të PD Pëllumb Beqiri e ka quajtur shumë të vonuar sjelljen pas 11 muajsh në këshill të kësaj çështje. Lidhur me paqartësinë që ka patur materiali dhe kriteret e cilësuara si të pa detajuara, këshilltarët e djathtë kanë kërkuar që të përpunohen kriteret për pjesmarrësit dhe miratimi të shtyhet për në mbledhjen tjetër, ku duhet të ketë një material më të plotë. Ky propozim është miratuar me shumicë votash nga të gjithë të pranishmit.
Pika e tretë në rendin e diëts e vënë në diskutim ka qënë “Për prishjen e shoqërisë “Korça 2008” Sh.A. dhe emërimin e likujduesit të Shoqërisë”. Pas sqarimeve që ka dhënë për këtë pikë kryetarja e Këshillit Mbikqyrës njëherësh antare e këshillit bashkiak znj. Arjana Pupa për shoqërinë “Korça 2008” që nuk ka kryer asnjë veprimtari dhe bilanci i saj është negativ, është votuar për këtë projekt-vendim. Këshilltarët kanë votuar me shumicë votash për prishjen e shoqërisë në fjalë dhe të detyrohet drejtuesi i mëparshëm i saj të deklarojë mbylljen e kësaj shoqërie pranë QKR. Pika e 3 e projekt-vendimit për emërimin e likuidatorit, është votar për tu disktuar në mbledhjen tjetër. Pika e katërt në rendin e ditës e trajtuar ka qënë: “Për emërimin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës tek Tregu i Shitjes me Shumicë Fruta-Perime, Korça Sh.A.”. Sipas këshilltarëve për këtë emërim ky organ vendimarës disa muaj më parë ka marë vendimin përkatës. Këshilltarët kanë votuar që vendimi në fjalë të lihet në fuqi. Pika e katërt konsistonte në “Kërkesën e znj. Etleva Demiri,- shprehet Komisioni Juridik”. Lidhur me këtë pikë nga ana e Drejtorisë Juridike është sqarur se shtetësja në fjalë është në një proçes gjyqësor me Bashkinë e Korçës lidhur me një kontratë qiraje dhe pritet që të meret vendim i formës së prerë nga Gjykata e Apelit ku ndodhet për shqyrtim aktualisht çështja. Sipas këshillit, informacioni ka qënë vetëm relatues dhe nuk ka patur nevojë për ndonjë vendim në këtë rast. Pika e gjashtë e rendit të ditës lidhej me kërkesën e z. Mondi Mitezi,-shprehet Komisoni Juridik. Shtetasi në fjalë i ka kërkuar Bashkisë së qytetit licensimin 5 vjeçar për shërbimin taksi bashkë me dy kolegë të tjerë.
Komisioni Juridik ka rënë dakord dhe kërkon nga taksistët ushtrimin e aktivitetit në bazë të kërkesës së tyre dhe shlyerjen e detyrimeve të mbartura. Relacioni i Drejtorisë Juridike i lexuar në këshill është miratuar nga këshilltarët. Gjithashtu këshilli ka shqyrtuar “Kërkesën e z. Shefqet Arza- shprehet Komisioni i Shërbimeve Publike”. Lidhur me këtë pikë është diskutuar shërbimi i varrimit në qytetin e Korçës i fituar në tenderim nga firma “Korsel” teksa aktiviteti ushtrohet nga një tjetër subjekt. Këshilli ka vendosur të presë një relacion të detajuar për këtë pikë nga Komisioni i Shërbimeve lidhur me problemtikat dhe zgjidhjen e tyre, ndërsa qytetarit Shefqet Arza prezent në këtë mbledhje i është bërë e ditur të bashkëpunojë me Drejtorinë e Shërbimeve pranë bashkisë së qytetit. Pika shtesë e miratuar nga fillimi i mbledhjes lidhej me “Nxjerjen jashtë përdorimit të materialit ekonomik dhe atij të imët”. Kjo pikë është miratuar menjëherë me shumicë votash. Në materialet shtesë ka qënë dhe ajo për miratimin “Fond për zonat e përmbytura në veri të vendit”. Këshilltarë kanë rënë dakord të relatohet edhe kjo pikë në mbledhjen e radhës. Pas përfundimit të këtyre pikave, ajo e fundit ishte për çështje “Të ndryshme” që shqetësojnë komunitetin. Një grup qytetarësh të lagjes 4 të qytetit kanë këkuar ndihmën e Këshillit Bashkiak lidhur me hapjen e një Agjensie Funerale në ambientet e biznesve dhe banesave të tyre, duke iu shkaktuar emocione negative në çdo moment të ditës.
Qytetarët kanë kërkuar edhe me anë të një peticioni të firmosur nga 250 banorë të një pallati të mos lejohet hapje e këtij biznesi. Duke parë ndjeshmërinë që shkaton çështja në fjalë, këshilli bashkiak ka kërkuar që Komisioni i Shërbimeve në bashkëpunim dhe me administratën e bashkisë të përcaktojë rregulla të sakta për vendin e hapjes së këtij lloj shërbimi, por dhe të disa aktiviteteve të tjera private. Kjo pikë i ka dhënë fund mbledhjes së parë të vitit 2010 të Këshillit Bashkiak të qytetit të Korçës.
Albana Çakshiri
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA