Këshilli Bashkiak, Durrës miraton realizimin e buxhetit për vitin 2012
05.11.2012 – Në mbledhjen e radhës Këshilltarët Bashkiakë te Durresit kanë miratuar realizimin e buxhetit për vitin 2011, detajimin e buxhetit për vitin 2012 të Bashkisë, si dhe disa leje mjedisore të cilat kanë një impact të drejtpërdrejtë në ambjent.
Mbledhja ka kaluar në debate të nxehta ndërmjet këshilltarëve të djathtë, të cilët nuk e kanë mirëpritur shpërndarjen e fondeve të përgatitur nga administrata e Bashkisë Durrës. Granti i pakushtëzuar në shumën 117 206 100 lekë i cili i transferuar në SH.A. Ujësjellësit, Durrës me vendim të Këshillit Bashkiak ka bërë që fondet dhe kontributi i Bashkisë të rishikohet. Si rezultat i zvogëlimit të buxhetit të bashkisë drejtpërdrejt preket Këshilli i Qarkut Durrës, kontributi i Bashkisë për banesat sociale, fondet për rikonstruksionin e shkollës J.Kukuzeli, si dhe fondi i rezervave të Bashkisë. Znj. Eglantina Bekteshi, Këshilltare bashkiake dhe njëherësh Kryetare e Këshillit të Qarkut, Durrës kërkoi që fondet e Bashkisë për Këshillin e Qarkut Durrës, të mos ndryshojnë për shkak se ajo mbart peshën kryesore të fondeve për këtë institucion. Por sipas nën/kryetarit të Bashkisë Durrës, z. Ardian Çela nga pakësimi në tërësi i buxhetit të Bashkisë nuk mund të mbetet pa prekur edhe Këshilli i Qarkut. Nga ky vendim fondi do të shkurtohet si më poshtë:
– Fondi rezerve të pakësohet me 15 000 000 lekë
– Kontributi i Qarkut të pakësohet me 2 474 800 lekë
– Kontributi i Bashkisë për Banesat sociale 73 431 300 lekë
– Rikonstruksioni i shkolles “J. Kukuzeli” pakësohet me 26 300 000 lekë.
Sipas Këshilltarëve të majtë bashkiakë, kalimi i transfertës së pakushtëzuar për katër mujorin e fundit drejt SH.A. Ujësjellësit, Durrës në formë subvencioni për energji elektrike për furnizimin e ujit të pijshëm është një padrejtësi që i bëhet Bashkisë, e cila nuk e ka në varësi këtë institucion.
Për të plotësuar mungesën e buxhetit u kërkua që të punohej më shumë në mbledhjen e taksave. Këshilltarët e djashtë thanë se Bashkia ka një performancë të dobët në drejtim të grumbullimit të të ardhurave që vijnë nga vjelja e taksave për bizneset e ndryshme. Një ndër çështjet kryesore të rendit të ditës ishte edhe miratimi i vendimit për dhënien e titujve të pronësisë për familjet e strehuara në ish – NPA, të përshtatura në ambjente banimi, si edhe trajtimi i familjeve që në bazë të pikëzimit të Bashkisë Durrës duhet të përfitojnë banesa me qera ose banesa sociale. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për herë të parë u vu re një pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve durrsak të cilët monitoruan nga afër zhvillimin e mbledhjes. Në rendin e ditës, ishin parashikuar për shprehje mendimi dhe për miratim 32 pika të cilat u trajtuan gjatë mbledhjes dhe u votuan me shumicë votash nga këshilltarët bashkiakë. Me shumicë votash u miratuan disa leje mjedisore për kompani të ndryshme të cilat operojnë në qytetin e Durrësit. Një fakt apo një detaje që nuk u kalur lehtësishtë ishte dhe aprovimi nga ana e këshilltarëve të të gjithë krahëve pa një “rishqyrtim” më me detaje të lejeve mjedisore pasi në shumicën e rasteve bëhët fjalë për leje mjedisore të cilat kanë një impakt të drejtëpërdrejtë në jetën dhe në shëndëtin e qytetarëve Durrsakë në tërësi. Këshilltari i LSI-së, Vasip Halebi jashtë rendit të ditës solli një problematikë që i referohej 9 punonjësve të Drejtorisë së Pastrim-Gjelbërmit të Komunales në zonën e Plazhit. Këshillatari i cili mbrojti këtë çështje kërkoi që punonjësit të mos largohen nga vendet e punës për shkak të shkurtimve, në të kundërt të gjendet mundësia që ata të ripunësohen në struktura të tjera.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA