Misioni & Vizioni
Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP, krijuar që në 22/09/2004, është një institut jo-qeveritar, i tipit think-tank, por me një vokacion të fortë për monitorim dhe advokaci. Misioni i INFOÇIP është të promovojë Transparencën në Vendimmarrje, Qeverisjen e Mirë dhe Sundimin e Ligjit.
INFOÇIP i dedikohet rritjes së aksesit efektiv te publikut në legjislacion dhe ne dokumentacionin zyrtar. Qyetaret kane te drejte te dijne se cfare vendimesh merren ne emer te tyre, qe te mund ti zbatojne ato me mire, por edhe qe te mbajne pergjegjes organet publike marin vendime ne emer te tyre. Nje qytetar i informuar mbi normat qeverisese eshte padyshim nje qytetar me i mire.
INFOCIP promovon inovacionin ne administraten publike, per nje akses sa me efektiv te qytetave me vendimarrje dhe ne qeverisje. INFOCIP advokon transparencën totale, e cila implikon publikimin e të gjitha akteve dhe dokumentave zyrtare online. Ne besojmë se aksesi në dokumentat publike është një liri që duhet ta gezojne te gjithe dhe jo vetëm tek ata që kanë kohën, ekspertizën dhe këmbënguljen e mjaftueshme për ta kërkuar dhe gjetur informacionin që ju nevojitet.
INFOÇIP eshte nje organizate me ide novatore, qe ofron zgjidhje konkrete mbi nevoja konkrete. INFOCIP implemetuar ne Shqiperi modelet me te suksesshme të dizhitalizimit dhe ofrimit on-line pa pagesë të akteve që nxjerrin institucionet qeverisese, ne nivel qendror dhe sidomos lokal.
INFOÇIP e parafytyron rolin e vet si një lupë në duart e publikut për të parë më mirë brenda institucioneve shtetërore. Logo e Qendrës vizualizon këtë parafytyrim: një lupë e stilizuar e vendosur mbi një strukturë trekëndëshe, që simbolizon tre pushtetet: Legjislativin, Ekzekutivin dhe Gjyqësorin. Kjo strukturë trekëndore e pushtetit shtetëror është e përmbysur, me bazën sipër dhe majën e piramidës poshtë, për të theksuar ripërcaktimin e autoritetit në kontekstin e shoqërive të hapura, ku informacioni nuk është më privilegj i disave, por aset publik në dispozicion të të gjithëve dhe rrjedhimisht një enzimë e pazëvendësueshme për funksionimin e demokracisë.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA