Databaza e Akteve të Pushteti Lokal ofron mundësinë të njiheni me vendimarrjen e këshillave bashkiakë në qytete kryesore të vendit. Çdo vendim i Këshillit Bashkiak (VKB), që nga viti 2007 e deri më sot, është dixhitalizuar nga Qendra ÇIP dhe më pas është hedhur në Databazë sipas kriterit të rendit indeksues për secilin qytet. Mjafton një klikim mbi titullin e çdo VKB, dhe ajo do të hapë menjëherë pëmbajtjen e vendimit në format PDF.

Vlen të theksohet se disa bashki përdorin një rend indeksues me bazë kalendarike për VKB (p.sh Tirana, Korça, etj), kurse disa të tjera përdorin një rend indeksues me bazë legjislature (p.sh Durrësi). Edhe në database, VKB gjenden të renditura për secilin vit sipas rendit indeksues që përdorin vetë bashkitë respektive.

Kjo Databasë ka përmasë Kombëtare dhe është unike në llojin e vet. Ajo synon të sigurojë akses të gjerë, efektiv dhe pa pagesë tek aktet e Këshillave Bashkiakë për të gjithë të interesuarit, në një portal të vetëm online.

 

 
<< Kthehu ne fillim