Databaza e Akteve të Pushtetit Qëndror krijon mundësinë e njohjes me akte që nxjerrin institucionet qëndrore kushtetuese, të cilat për arsye nga më të ndryshmet nuk janë të botuar në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Kjo Databazë është një produkt i drejtpërdrejtë i aktivitetit kryesor që Qendra ÇIP zhvillon që nga viti 2008, që është pikërisht identifikimi i të gjithë atyre akteve të cilat, në kundërshtim me përcaktimet ligjore në fuqi, nuk janë të botuara në Fletore Zyrtare. E thënë ndryshe, Databaza e Akteve të Pushteti Qëndror, plotëson Arkivën Elektronike të Akteve e cila administrohet nga Qendra e Publikimeve Zyrtare (www.qpz.gov.al). Qëllimi kryesor që ÇIP synon të përmbushë është garantimi i aksesit sa më të plotë në legjislacion për të gjithë shtetasit shqiptarë.

Mangësitë kryesore të identifikuar nga Qendra ÇIP sa i takon botimit të akteve në Fletore Zyrtare konsistojnë në VKM dhe udhëzime të ministrave. Për këtë arsye, Databaza e ÇIP, përmban akte të nxjerra nga institucione të Pushtetit Ekzekutiv, dhe jo akte të Kuvendit apo të Pushteti Gjyqësor.  Krijimi i kësaj Databazë është mbështetur nga OSFA (Fondacioni Soros) dhe nga National Endowment for Democracy, NED, me seli në Washington DC.

 
<< Kthehu ne fillim