Për të mundësuar një akses sa më efikas në legjislacionin për fëmijët, Qendra ÇIP ka krijuar online një databazë autentike, ku janë hedhur (upload-uar) në version eletronik të gjitha aktet për fëmijë të 20 viteve të fundit. Kjo databazë është konceptuar të jetë user-friendly dhe e thjeshtë në përdorim. Aktet në databazë janë të organizuar sipas të njëjtave parime të aplikokuara edhe në botimin në letër.

Databaza online e legjislacionit për fëmijë ka disa epërsi krahasuar me botimin në letër. Kjo epërsi është më e dukshme sidomos në dy nën-kategoritë “Compendium” (si të legjislacionit të brendshmë ashtu edhe atij ndërkombëtar të rafitifikuar në 20 vitet e fundit), pasi ajo ofron opsionin e shkarkimit të plotë të tekstit të ligjit/konventës që e përmban këtë dispozitë/grup dispozitash. Për strukturat ligjzbatuese dhe/apo profesionistët e ligjit ky opsion ofron një mundësi më shumë për të kuptuar dhe kontrolluar siç duhet kontekstin ligjor në të cilin gjendet dispozita e veçuare (ekstraktuar).

  •  
  • Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA
  • Fushata informuese, Ligji 10 347 “PËR TË DREJTAT E FËMIJËS”

     
     
  • TV PRODUCTION

  • Partnerët tanë Lokalë

  • KERKO VKB NE HARTE