Të ndëruar Këshilltarë,
Të nderuar MESUES TE QYTETIT TE DURRESIT
Te nderuar perfaqesues te shoqerise civile.
Te dashur nxenes qe jemi sot me ne ne kete takim
Këshilli Bashkiak i Durresit, organizon sot kete takim publik per te diskutuar me te gjithe aktoret e interesuar ceshtje te Buxhetit te Bashkise per arsimin ne vitin 2012. Ky takim permbyll nje seri mjaft te rendesishme takimesh publike qe ka organizuar Keshilli Bashkiak me palet e interesuara ne kuader të diskutimit si të Pakëtës Fiskale ashtu edhe të Buxhetit 2012 para se ai te votohet nga Keshilli. Gjej rastin të falëenderoj edhe njeherë për ndihmësen mjaft pozitive të ofruar në këtë kuadër edhe Zyrën për Transparencë Qytetare, Durrës, Dege e Qedndës ÇIP, e cila i ka ofruar nje parteritet të qëndrushëm Këshillit Bashkiak në këtë drejtim. Këto takime të realizuar nga Këshilli Bashkiak, përvecse një detyrim ligjor, janë edhe një afirmim e vizionit të ri që ne si vendimarres lokale po mundehemi të ndajmë me qytetarët e Durrësit për të realizuar një vendimarrje me sa më shumë pjesemarrje dhe sa më shumë transparent me publikun.
Tryeza për Arsimin që zhvillojmë sot merr një kuptim të veçantë. Përvecse mesuesve dhe edukatorëv të tyre, cështjet e arimit i interesojnë në radhë të parë fëmijëve tane. Një pjesë e tyre janë sot me ne të pranishëm në këtë sallë, duke shënuar një standart të ri të pjesëmarrjes së vetë atyre në vendimarrjen publike që i prek ata drejpërdrejt, sikurse është arsimi. Ky takim i sotëm zhvillohet në vigjilje të festës së tyre, 1 Qershorit, i cili sivjet ka disa vecori shumë interesante. Këtë vit u mbushëm plot 20 vjet nga ratifikimi prej shtetit shqiptar i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Arsimi cilësort dhe aksesi i garnatuar në shkolla brenda standarteve është një ndër të drejatat më themelore të tyre. Po ashtu, sivjet në 1 Qershor, mbushet plot 1 vit nga data kur ka hyre në fuqi ligji 10347 «për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve », i cili thekson akoma më shumë detyrimet që ne si prindër, mësues, adminsitratorë apo vendimarrës publike kemi tanimë ndaj fëmijëve tane. Si nenet a Knventës, ashtu edhe ato të ligjit, shtrojnë përpara të gjitheve ne që jemi mbledhur sot në këtë diskutim edhe një obligim ligjor, përvecse atij pindëror. Një arsim cilësor nuk mund të realizohet pa një buxhet cilësor.
Le të kujtojmë se fundmi se, ky vit, është edhe 100 vjetori i shtetit shqiptar. Dhe kur flasim për shtet nënkuptojmë qeverisje. Kur themi qeverisje kjo është në nivel qendror, POR EDHE NE NIVEL LOKAL. Ne, vendimarrësit e qeverisjes vendore në qytetin e durrësit, kemi një detyrim ndaj brezit më të ri këtij qyteti, për të vjerësuar me kujdesin maksimal pjesën e buxhetit që do ti alokohet sektorit të arsimit. Problemet mund të jemi të shumta dhe ndoshta jo gjithcka mund të adresohet për zgjidhje në kushtet kushtet kur burimet financiare janë të kufizuara. Megjithatë, ne sot do të bejmë një prriorizim, pra duke diskutuar së bashku mbi draft buxhetin që ka përgatitur admisnitrata e Bashkisë, do mundohemi të kuptojmë dhe të vendosit bashkarisht se ku mund të alokohen me mirë këto burime që ka bashkia Durrës. Ky takim ju shërben juve që e njihni në terren situataten dhe nevojat konkrete qe ajo dikton për investime në uadër të buxhetit të bashkise, por edhe Këshillit Bashkiak, për të qenë të qartë kur të vijë momenti për të berë vendimarrjen tonë definitive mbi projekt buxhetin që bashkia do të sjellë për votim pas disa ditësh.
Prandaj, ju ftoj te jemi sot sa me aktive ne nderveprimin tone, ne te mire te nje buxheti sa me te konsultuar dhe sa me prane nevojave konkrete te arsimit ne qytetin e durresit. E deklaroj te hapur kete takim, duke ftuar fillimisht, Saren, nxenese e klases se tete, per te na kujtuar edhe njehere te drejtat e femijeve per arsim cilesor por edhe pjesemarrje direkte ne vendimarrje.
JU FALEMINDERIT