L I G J
Nr. 8607, datë 27.4.2000

STATUSI I DËSHMORIT TË ATDHEUT

(Ndryshuar me ligjin nr. 9243, datw 17.6.2004)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9650, datw 11.2.2006)

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

 

Neni 1

Në nderim të të rënëve në luftën për liri dhe pavarësi të Shqipërisë, miratohet “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, i cili përcakton nocionin, kriteret, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin prej tij.

 

Neni 2

(Shtuar shkronja e/1 me ligjin nr. 9243, datw 17.6.2004)

Statusi i Dëshmorit të Atdheut u njihet:
a) personave të rënë në luftë për liri dhe pavarësi kombëtare para 28 nëntorit 1912 dhe shtetasve shqiptarë që kanë rënë në luftë për mbrojtjen e integritetit territorial, të lirisë dhe pavarësisë të Shqipërisë para 7 prillit 1939;
b) shtetasve shqiptarë që kanë marrë pjesë me armë në dorë ose në formë të organizuar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare (7 prill 1939 deri më 29 nëntor 1944) dhe kanë rënë duke luftuar kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre; që kanë vdekur për shkak të plagëve të marra në luftë ose janë ekzekutuar, ose kanë vdekur nga torturat në burgje e kampe përqendrimi nazifashiste deri më 9 maj 1945;
c) shtetasve shqiptarë, pjesëtarë të formacioneve ushtarake të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që kanë rënë në luftën kundër pushtuesve nazifashistë jashtë kufijve shtetëror, deri më 9 maj 1945;
ç) shtetasve shqiptarë, pjesëmarrës në formacione të rregullta të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që kanë vdekur për shkak të sëmundjeve, të të ftohtit ose të fatkeqësive të ndryshme, duke qenë në krye të detyrës luftarake deri më 9 maj 1945;
d) shtetasve shqiptarë, që kanë rënë duke luftuar për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serb në vitet 1998-1999;
dh) shtetasve shqiptarë që kanë rënë duke luftuar në Spanjë (1936-1939) ose në vende të tjera, të inkuadruar në formacionet e koalicionit antifashist, deri më 9 maj 1945 ose kanë vdekur nga plagët e marra në këtë luftë;
e) shtetasve shqiptarë që kanë rënë ose bien në krye të detyrës për mbrojtjen e integritetit territorial, për mbrojtjen e institucioneve shtetërore nga terrorizmi ose në luftë kundër bandave të armatosura dhe kundër krimit ndaj jetës së individit;

e/1) shtetasve shqiptare qe kane rene ose bien ne krye te detyrës për mbrojtjen e paqes dhe
te lirisë se kombit shqiptar, ose atyre qe kane rene apo bien ne mbrojtje te paqes e te sigurisë se popujve te tjerë ne luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar ose për mbrojtjen e pasurisë shtetërore, apo qe humbasin jetën ne krye te detyrës nga rreziqet e fatkeqësitë natyrore.
ë) shtetasve të huaj, pjesëtarë të formacioneve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që kanë rënë duke luftuar kundër pushtuesve nazifashistë.

 

Neni 3

Për kërkimin dhe njohjen e Statusit të Dëshmorit të Atdheut vlejnë dokumentet shtetërore, që e vërtetojnë atë.
Të gjitha vendimet e mbështetura në ligjet ose dekretet e organeve shtetërore të mëparshme për shpalljen “Dëshmor”, nuk janë objekt rishikimi.Personi i rënë në luftë dhe i shpallur “Dëshmor” konsiderohet “Dëshmor i Atdheut” në kuptim të këtij ligji.
Kërkesën për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” e bën familja e dëshmorit, organet shtetërore ose përfaqësues të shoqërisë civile.

 

Neni 4

(Shtuar fjalw nw paragrafin e parw dhe ndryshuar paragrafi i tretw me ligjin nr. 9650, datw 27.11.2006)

Pranë Këshillit të Ministrave krijohet Komisioni Qendror i Statusit të Dëshmorit të Atdheut, i cili vendos për njohjen ose jo të Statusit të Dëshmorit të Atdheut, në bazë të propozimit të bërë nga këshilli i qarkutapo prefekti.
Komisioni përbëhet nga 7 anëtarë, 4 nga ministritë dhe 2 nga shoqëria civile, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave. Kryetari caktohet nga Këshilli i Ministrave, ndërsa përfaqësuesit e ministrive janë në rang zëvendësministri.
Komisioni Qendror i Statusit të Dëshmorit të Atdheut, për ushtrimin e përgjegjësive të caktuara në ligj, mbështetet nga një staf teknik. Këshilli i Ministrave përcakton organin e linjës, pranë të cilit funksionon ky staf. Përgjegjësi i stafit teknik ushtron funksionet e sekretarit të Komisionit Qendror të Statusit të Dëshmorit të Atdheut. Stafi teknik ka përgjegjësi që, brenda 45 ditëve nga afati i mbërritjes së propozimit, të verifikojë dokumentacionin, sipas nenit 3 të këtij ligji, të hartojë relacionin, projektaktin, si dhe projektin e rendit të ditës dhe t’ia përcjellë ato kryetarit. Kryetari i Komisionit, sipas dokumentacionit të dërguar nga stafi teknik, cakton rendin e ditës. Çdo propozim përfshihet në rendin e ditës dhe shqyrtohet në Komision brenda 3 muajve nga afati i dorëzimit të praktikës së plotë nga stafi teknik.
Kur kanë kaluar 3 muaj, por kërkesa nuk është shqyrtuar sipas këtij ligji, kërkuesi ka të drejtë t’i kërkojë gjykatës të vendosë detyrimin ndaj Kryetarit të Komisionit, për të përfshirë kërkesën menjëherë në mbledhjen më të parë të Komisionit. Gjykata, brenda 10 ditëve, shqyrton kërkesën dhe jep vendim për çështjen.
Stafi teknik ndjek zbatimin e vendimeve të Komisionit dhe njofton të interesuarin..
Komisioni merr vendime me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të tij.
Komisioni është komision i përhershëm, për funksionimin e të cilit Këshilli i Ministrave cakton fondin e shpenzimeve administrative brenda muajit janar të çdo viti.
Këshilli i Ministrave cakton një shpërblim për anëtarët e Komisionit.
Komisioni raporton para Këshillit të Ministrave, të paktën 1 herë në vit, për punën e bërë për Statusin e Dëshmorit të Atdheut.
Deri në krijimin e qarqeve, kompetencat e detyrat e këshillit të qarkut, për Statusin e Dëshmorit të Atdheut do t’i kryejnë këshillat e rretheve (Këshilli Bashkiak i Tiranës).

 

Neni 5

(Ndryshuar paragrafi i parw me ligjin nr. 9650, datw 11.2.2006)

Kërkesa, së bashku me dokumentet përkatëse, sipas nenit 3 të ligjit, i paraqitet për shqyrtim këshillit të qarkut ose prefektit, që ka juridiksion në territorin ku ka vendbanimin familja e dëshmorit. Këshilli i qarkut ose prefekti, brenda 6 muajve nga afati i regjistrimit, shqyrton kërkesën për shpalljen “Dëshmor i Atdheut”.
Kur është plotësuar afati 6-mujor nga afati i regjistrimit dhe kërkesa nuk është shqyrtuar sipas ligjit, kërkuesi ka të drejtë t’i kërkojë gjykatës të vendosë detyrimin e institucionit për të trajtuar kërkesën menjëherë, sipas procedurës në fuqi. Gjykata, brenda 10 ditëve, shqyrton kërkesën dhe jep vendim për çështjen..
Kundër vendimit të Komisionit, të interesuarit kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, brenda një muaji nga data e marrjes në dijeni për vendimin.

 

Neni 6

Dita përkujtimore e Dëshmorëve të Atdheut është 5 Maji.

 

Neni 7

Dëshmori i Atdheut prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.Çdo dëshmor ka një varr në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të ngritura në territorin e qarkut.Në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në kryeqytet përfaqësohen të gjitha qarqet e Republikës së Shqipërisë.
Në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut nuk mund të varrosen persona të tjerë, që nuk kanë statusin e Dëshmorit të Atdheut.

 

Neni 8

Varrimi i Dëshmorit të Atdheut në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut bëhet me ceremoni zyrtare me arkivol të mbuluar me flamurin kombëtar.
Ceremonia organizohet dhe zhvillohet nga organet e pushtetit vendor, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave.
Shpenzimet e varrimit të Dëshmorit të Atdheut përballohen nga buxheti i shtetit.
Ato përcaktohen çdo vit në buxhetin e Ministriswsw Brendshme.

 

Neni 9

Në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në shenjë nderimi qëndron gjithmonë i ngritur flamuri kombëtar.

 

Neni 10

Ndërtimi, mirëmbajtja dhe ruajtja e Varrezave të Dëshmorëve të Atdheut bëhet nga shteti dhe përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Neni 11

Në shenjë nderimi për Dëshmorët e Atdheut, me vendim të këshillit të qarkut ose të bashkisë (komunës) ngrihen, mirëmbahen dhe ruhen lapidare, pllaka përkujtimore, përmendore etj., si dhe emërtohen mjedise dhe institucione publike.

 

Neni 12

Zhvendosja e përmendoreve, lapidareve, pllakave përkujtimore, si dhe e objekteve të tjera, që kanë lidhje me Dëshmorët e Atdheut, bëhet vetëm në raste të veçanta, kur këtë e kërkojnë interesa të lartë shtetërorë.
Zhvendosja bëhet me vendim të këshillit të qarkut, ku ndodhet objekti.Ky këshill përballon edhe shpenzimet për zhvendosjen.
Objektet e mësipërme rivendosen në një mjedis publik të përshtatshëm, para se të fillojnë punimet në vendndodhjen e mëparshme të objektit.

 

Neni 13

Familjet e Dëshmorëve të Atdheut gëzojnë nderim e përkrahje të veçantë nga shteti.Ato përfitojnë shpërblim financiar mujor.Kriteret dhe masa e shpërblimit përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

 

Neni 14

(Ndryshuar me ligjin nr. 9650, datw 11.2.2006)

Shpërblimi, sipas nenit 13 të ligjit, u jepet familjarëve. Në rrethin e familjarëve bëjnë pjesë bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetues dhe personat në kujdestari, sipas certifikatës së gjendjes familjare, në çastin e vdekjes së Dëshmorit të Atdheut. Shpërblimi ndërpritet kur asnjëri nga familjarët nuk plotëson kushtet e përcaktuara më sipër.Shpërblimi familjar tërhiqet nga kryefamiljari i Dëshmorit të Atdheut ose, në rast mosmarrëveshjeje, kur është më shumë se një person, nga secili sipas pjesës që i përket.

 

Neni 14/1

(Shtuar me ligjin nr. 9650, datw 11.2.2006)

Në familjen e Dëshmorit të Atdheut, për efekt nderimi dhe mirënjohjeje, përfshihen bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët, prindërit dhe vëllezërit e motrat.

 

Neni 15

Familja e Dëshmorit të Atdheut dhe shoqatat e tyre kanë të drejtë të kërkojnë në organet e pushtetit vendor dhe në Këshillin e Ministrave, marrjen e masave për mirëmbajtjen e varrezave dhe të lapidareve, busteve, pllakave përkujtimore etj., sipas legjislacionit në fuqi.

 

Neni 16

Familja e Dëshmorit të Atdheut ruan e trashëgon reliket, dokumentet vetjake, fotografitë, dekoratat, urdhrat etj., që i janë dhënë Dëshmorit të Atdheut, si dhe çdo gjë tjetër që lidhet me të dhe mundet që vullnetarisht t’i dorëzojë ato në muze, ku ruhen e mirëmbahen si objekte të rëndësisë së veçantë.

 

Neni 17

Familja e Dëshmorit të Atdheut pajiset nga Komisioni me vendimin e tij për njohjen e Statusit të Dëshmorit të Atdheut dhe me simbolin “Familje e Dëshmorit të Atdheut”, të cilin ajo ka të drejtë ta ekspozojë në mjedise të dukshme të banesës së saj në ditët përkujtimore, më 5 Maj, më 28 dhe 29 Nëntor.
Simboli “Familje e Dëshmorit të Atdheut” përbëhet nga një copë e kuqe me thekë, me përmasa 30 x 50 cm, në të cilën është stamposur në ngjyrë ari përmendorja “Nënë Shqipëri” dhe është shkruar anash “Familje e Dëshmorit të Atdheut”.

 

Neni 18

Organet shtetërore dhe organet e pushtetit vendor organizojnë dhe marrin pjesë në ceremonitë përkujtimore për Dëshmorët e Atdheut, me rastin e 5 Majit, të 28 dhe 29 Nëntorit.

 

Neni 19

Pjesëtarëve të familjeve të dëshmorëve, kur kanë statusin “I pastrehë” dhe “I papunë”, u sigurohet përparësi për strehim e punësim nga organet e pushtetit vendor.

 

Neni 20

Ngarkohet Këshilli i Ministrave për të nxjerrë aktet nënligjore, në bazë dhe për zbatim të këtij ligji.

 

Neni 21

Dekreti nr.4558, datë 18.10.1969 “Për dëshmorët e Atdheut” dhe dekreti nr.7155, datë 29.1.1998 “Për një ndryshim në dekretin nr.4558, datë 18.10.1996 “Për dëshmorët e Atdheut”, shfuqizohen.

 

Neni
Dispozita kalimtare

(Shtuar me ligjin nr. 9650, datw 11.2.2006)

Pas mbarimit të tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, përfitues të shpërblimit financiar mbeten vetëm personat e përcaktuar në rrethin e familjarëve, sipas nenit 4 të këtij ligji.
Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda një muaji nga data e hyrjes në fuqi, të nxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e nenit 4 të këtij ligji.

 

Neni 22

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim