LIGJI Nr. 7939, dt 25.5.1995 “PËR MIGRACIONIN”
Neni 6
a)Çdo person ka të drejtë të largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë.
b)E drejta për t’u larguar nga territori e Republikës se Shqipërisë nuk kufizohet. Bëjnë përjashtim rastet për të mbrojtur sigurimin kombëtar, rendin publik, shëndetin publik, moralin të drejtat dhe liritë e të tjerëve. Këto raste janë të parashikuara në ligj dhe në përputhje me parimet e përgjithshme të akteve ndërkombëtare e detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë.
c) E drejta për t’u larguar kufizohet me vendim gjykate, të bazuar në gjykimin e çdo rasti me konstatimin edhe të njërës nga rrethanat e mëposhtëme:
i) Parandalimin e largimit ilegal të fëmijëve të mitur.
ii) Ndalimin e largimit të një personi, i cili është subjekt për ndjekje penale ose vuan dënimin.
iii) Ruajtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve serioze.
iv) Refuzimin e kërkesës për t’u pajisur me pasaportë një personi, i cili është riatdhesiar me shpenzime publike dhe nuk i ka ripaguar shpenzimet e riatdhesimit.
v) Refuzimin e kërkesës për t’u pajisur me pasaport një personi, afësitë mendore të të cilit jane vlerësuar nga gjykata të dëmtuara, aq sa largimi i tij do të sillte një rezik serioz për vetveten ose për të tjerët.
Çdo shtetas shqiptar, i cili largohet nga territori I Republikës së Shqipërisë, ka të drejtë të rikthehet. Në pajtim me këtë qëllim, mundësia e pajisjes me leje kalimi i jepet çdo shtetasi shqiptar, që është jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, nga përfaqësitë diplomatike.
Përcaktimet e paragrafeve ci-c, të nenit 6 nuk zbatohen për shtetasit shqiptarë që janë jashtë tereritorit të Republikës së Shqipërisë.
[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 12, datë 16 Qershor 1995, faqe 503
[2] Ligji nr. 7939/1995 është ndryshuar me ligjin nr. 8432, datë 14.12.1998, botuar në Fletore Zyrtare nr.30, datë 29 Dhjetor 1998, faqe 1173