LIGJI Nr. 9251, dt 8.7.2004 “KODI DETAR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mjetet lundruese shqiptare mund të punësohen persona, që kanë mbushur moshën 16 vjeç ndërsa në mjetet e vogla të lundrimit persona që kanë mbushur moshën minimale, sipas Kodit të Punës.
Neni 114
Dorëzimi i sendeve në pronësi së detarit të vdekur a të humbur
1. Sendet, letrat me vlerë dhe dokumentet e detarit të vdekur a të humbur i dorëzohen nga kapiteni, brenda 48 orëve nga mbërritja ne portin ku ka qendrën mjeti lundrues, bashkëshortit, prindërve ose fëmijëve të të vdekurit a të humburit dhe u dorëzon atyre dy kopje të shkresës së vërtetuar nga noteri.
2. Njërën kopje te shkresës kapiteni ia dorëzon të ngarkuarit me amëzën e detarit.
3. Në mungese të personave të mësipërm, kapiteni bën dorëzimet tek i ngarkuari me amëzën e detarit, të cilit i dorëzon edhe “deklaratën e sendeve ne pronësi” të detarit.
4. Për veprimet e mësipërme kapiteni merr vërtetim nga mbajtësi i amëzës.
Neni 166
Braktisja e anijes në rrezik
1. Kur anija është ne rrezik mbytjeje dhe kapiteni, megjithëse ka kryer te gjitha veprimet dhe ka marrë masat, në përputhje me praktikën detare, krijon bindje se mbetja e mëtejshme e njerëzve në bord rrezikon jetën e tyre, urdhëron braktisjen e anijes.
2. Kapiteni, së pari, duhet të marrë të gjitha masat për lehtësimin e braktisjes së anijes nga udhëtarët, femra e fëmijë, të ndjekur nga ekuipazhi i anijes.
3. Kapiteni duhet të jetë personi i fundit, i cili braktis anijen dhe duhet të marrë të gjitha masat për të ruajtur e transportuar të gjitha dokumentet e anijes, hartat detare, publikimet dhe instrumentet, si dhe mjetet e nevojshme për të mbijetuar në det, derisa të arrijë ndihma ose të arrijë i sigurt në breg.
Neni 284
Kufijtë e përgjegjësisë
1. Përgjegjësia e transportuesit për dëmet në shëndetin e udhëtarit është e barabartë me shpenzimet për mjekim dhe aftësim për pune, ndërsa për humbjen e jetës është sa pensioni familjar që marrin personat e mitur ose të paaftë për pune në ngarkim të udhëtarit, si dhe shpenzimet e ruajtjes se kufomës deri në dorëzimin tek të afërmit dhe, në mungesë të tyre, tek organet e pushtetit vendor te portit te mbërritjes, sipas përcaktimit ne bilete.
2. Përgjegjësia për humbje ose dëmtim të bagazheve të udhëtarit nuk duhet të kalojë në asnjë rast shumën në lekë, e cila është e barabarte me vlerën e bagazhit të një udhëtari për një udhëtim.
3. Kur vlera e bagazhit, që i dorëzohet transportuesit, pasqyrohet në dokumentin përkatës, transportuesi është përgjegjës deri në kufirin e vlerës se deklaruar. Kjo vlerë presupozohet e detyrueshme nëse nuk provohet e kundërta. Nëse transportuesi provon se deklarimi i një vlere të tillë të pasaktë është bërë qëllimisht nga udhëtari, ai nuk përgjigjet për humbjen ose dëmtimin e mjetit.
4. Përgjegjësia e transportuesit për moskryerje ose kryerje të parregullt të udhëtimit, nuk duhet te kaloje ne asnjë rast 2,5 here çmimin e biletës për një udhëtim te një pasagjeri.
5. Transportuesi nuk përfiton nga e drejta e kufizimit te përgjegjësisë, kur udhëtari provon se dëmtimi ka rezultuar nga një veprim ose mosveprim i transportuesit për të shkaktuar këtë dëm ose se transportuesi ka vepruar në mënyrë të paligjshme.
[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 55, datë 12 Gusht 2004, faqe 3567